Sipas një vlerësimi, deri në 20 përqind e drejtuesve të biznesit kanë “nivele të rëndësishme klinikisht” të tendencave psikopatike, pavarësisht nga fakti se vetëm 1 përqind e popullsisë së përgjithshme konsiderohet psikopatike. Psikopatët karakterizohen nga emocione të cekëta, mungesë ndjeshmërie, imoralitet, sjellje antisociale dhe më e rëndësishmja, mashtrim. – Advertisements – Nga pikëpamja evolucionare, psikopatia është e çuditshme. Meqenëse tiparet psikopatike janë kaq negative, pse ato vazhdojnë në brezat pasardhës? Sipas fjalëve të biologëve, psikopatia duket të jetë jopërshtatëse ose e pafavorshme. Duke supozuar se ka një komponent gjenetik në këtë familje çrregullimesh, ne do të prisnim që ai të…
Author: Hamdi Kumanova
Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kanë arritur një marrëveshje, që synon t’i kundërvihet kërcënimeve bërthamore të Koresë së Veriut. Uashingtoni është pajtuar që në mënyrë periodike të dislokojë në Korenë e Jugut nëndetëse të pajisura me armë bërthamore, si dhe të përfshijë Seulin në operacionet planifikuese bërthamore të SHBA-së. Në këmbim, Koreja e Jugut është pajtuar që të mos zhvillojë vetë armë bërthamore. closevolume_off Deklarata e Uashingtonit do të forcojë bashkëpunimin e aleatëve në parandalimin e një sulmi nga Koreja e Veriut, tha presidenti amerikan, Joe Biden. Shqetësimet janë rritur në të dyja shtetet lidhur me kërcënimin bërthamor…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu sot bashkë me bijën e ish presidentit historik, Ibrahim Rugova, Teuta Rugova, përuruan rrugën “Ibrahim Rugova” në Çair të Shkupit. Bëhet fjalë për rrugën ku gjendet ambasada e Shqipërisë, respektivisht në ish-rrugën “Sllavej Planina” në komunën e Çairit. Presidentja e Kosovës tha se emërimi i kësaj rruge është pasqyrë e kulturës dhe identitetit kombëtar. “Çairi do të jetë përjetë i nderuar, që po e përjetëson emrin e presidentit Rugova në këtë rrugë dhe padyshim se kjo tabelë me këtë emër është udhërrëfyese jo vetëm e rrugës, por edhe e veprës së presidenti Rugova.…
Fakti që Këshilli i Gjykatës së Apelit Shkup e refuzoi ankesën për zhbllokimin e llogarive është një parandalim i vetëdijshëm dhe i qëllimshëm i punës së Klinikës Zhan Mitrev dhe realizim i mëtejshëm i synimit për ta sjellë Klinikën në pozitë krize të paqëndrueshme dhe të pengojnë punën e interesat publik që klinika ka si organizatë shëndetësore dhe për këtë të mos mbahet as përgjegjësia më e vogël, thuhet në reagimin e Klininkës “Zhan Mitrev”. “Pikërisht për shkak të interesit publik për pacientët dhe të gjithë ata që kanë nevojë për kujdes të lartë mjekësor, është kërkuar zhbllokimi i llogarisë…
Ministria e Punëve të Jashtme njofton se mbrëmë në Selanik, gjatë ekspozitës së artistit Sergej Andreevski, në galeri, kanë hyrë një grup personash të maskuar, të cilët me sjellje verbale të pahijshme dhe vulgare kanë tentuar ta ndalojnë ekspozitën, e më pas janë larguar, njofton KlanM. Ndonëse nuk kanë demonstruar dhunë fizike apo dëme materiale, për shkak të kërcënimeve dhe sulmeve verbale është thirrur policia dhe është informuar plotësisht për ngjarjen, përcjell KlanM komunikatën e MPJ-së. Për incidentin janë njoftuar Konsullata e Përgjithshme e Maqedonisë së Veriut në Selanik dhe Ambasada në Athinë, të cilat menjëherë i kanë kontaktuar autoritetet…
Rënia e shtetit pasqyrohet në gjyqësor, me Kovaçevski dhe LSD mund të përkeqësohet vetëm më shumë. Gjyqësori është reduktuar në instalime partiake. Promovimi i prokurorit apo gjyqtarit nuk mund të bëhet pa lejen e partive në pushtet. LSD dhe BDI po mbajnë të gjithë sistemin rob, prandaj besimi i qytetarëve në gjyqësor është ulur ndjeshëm, thuhet në kumtesën e sotme të VMRO-DPMNE-së. “Udhëheqësit e qeverisë, në krye me Kovaçevski, emëron gjyqtarë, prokurorë, promovon dhe jep funksione, siç është shembulli me kreun e PTH-së për krim të organizuar, Abazi, i emëruar nga BDI. Në një situatë kur qeveria dikton gjithçka në…
Sot, bëhen gjashtë vjet nga ngjarjet e 27-Prillit që ndodhën në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), kur një turmë huliganësh u futën në objektin e shtëpisë legjislative dhe sulmuan deputetë e gazetar. Me rastin e kësaj dite, LSDM-ja në pushtet deklaroi se “27 Prilli” është data më e zezë në historinë e demokracisë së Maqedonisë. “VMRO-DPMNE inkurajoi banditët e armatosur që të hyjnë në Parlament duke u përpjekur të vrasin deputetë, të lëndojnë gazetarë dhe punonjës të shërbimeve parlamentare, të shkatërrojnë rendin kushtetues dhe të shkaktojnë luftë civile. VMRO-DPMNE i quajti mbrojtës të kushtetutës ata banditë që…
Deputetët votuan pasditen e sotme ndryshimet në Ligjin për ushqimin e subvencionuar të studentëve, me çka u mundësua vazhdimi i pagesës së mjeteve për studentët në këtë bazë, e cila u ndal në muajin mars, transmeton Portalb.mk. Sipas ndryshimeve, subvencioni për vakt nga muaji prill është 140 denarë në ditë, në vend të 120 denarëve paraprak. Deri në fund të këtij viti akademik, studentët do t’i marrin fondet në baza mujore në llogaritë e tyre të transaksionit. Sipas llogaritjeve, muaji prill ka numëruar 17 ditë pune, që do të thotë se për këtë muaj studentët do të marrin 2.380 denarë.…
Ka humbur 39-vjeçari, Melhim Azizoski nga fshati Pllasnicë. Ai ka humbur gjurmët tashmë e tre ditë. Siç njoftojnë nga familja, Melhim shtëpinë e ka lëshuar në ora 7 të mëngjesit të datës 24.04.2023 kur ka shkuar në punë, i veshur me uniformë të punëtorit dhe më nuk është kthyer. Është i gjatë rreth 1.65 cm dhe ka flokë gështenje. Banorët e shqetësuar na thonë se Melhimi ishte një njeri mikpritës, gjithmonë i lumtur dhe i urtë. Në dimër punonte në një kafene, ndërsa jashtë sezonit bënte edhe punë ndërtimi për të fituar më shumë. Çdo informacion është i mirëseardhur për…
SHA EMV më 26.04.2023 prodhoi 13.626 MWh energji elektrike, me çka me energjinë e prodhuar vetë plotësoi nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, si dhe nevojat për furnizime shtesë për shkolla, industrinë ushqimore dhe subjekte të tjera vitale shtetërore. Në termoelektranat janë prodhuar 8.498 MWh, ndërsa në hidroelektranat dhe në Parkun e Erës Bogdanci janë prodhuar 5.128 MWh. Ditën e kaluar përmes EMV Shitje janë furnizuar 0 MWh energji elektrike.
A ju ndodh shpesh që kur ju bie zilja e zgjimit, ju e fikni atë, ktheheni nga ana tjetër dhe vazhdoni të flini? Nëse po, nuk keni faj. Nuk jemi të programuar për të filluar të punojmë para orës 10:00 të mëngjesit…Të nisësh punën pas orës 10:00 të mëngjesit? Për momentin është utopi, por në të ardhmen duhet të jetë realitet për të rritur produktivitetin dhe mirëqenien. Këtë e bën të ditur një studim i fundit i kryer nga profesori Paul Kelley, kërkues i asociuar i Universitetit të Oksfordit, në Institutin e Neuroshkencës, në lidhje me ritmet kikardianë dhe gjumin.Thirrja…
Një video e publikuar nga autoritetet tregon momentin, ku një vajzë ngacmohet seksualisht nga një 25-vjeçar. Ky i fundit është identifikuar si Xhejson Bregu, dhe vënë në pranga, ndërsa mësohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase, një nga të cilat e mitur. Kjo e fundit ka raportuar rastin në polici, ndërsa ka bërë me dije se ngacmimi ka ndodhur gjatë kohës që ndodhej në ashensor me 25-vjeçarin. “Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 25-vjeçari ka ngacmuar seksualisht 15-vjeçaren, në ashensorin e pallatit, si dhe një shtetase të huaj, në parkingun e një qendre tregtare”, njofton policia. …

