Author: Hamdi Kumanova

Të paktën 5 persona kanë vdekur si pasojë e sulmeve ajrore ruse që kanë goditur qytete në të gjithë Ukrainën, përfshirë kryeqytetin Kiev. Një grua dhe një fëmijë tre vjeçar u vranë në qytetin e Dnipro, sipas kryebashkiakut lokal. Tre persona vdiqën në Uman pasi raketat goditën ndërtesat e banimit, thanë zyrtarët. Një pallat nëntëkatësh atje është dëmtuar rëndë. Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, ka pasur edhe shpërthime në qytetet Kremenchuk dhe Poltava. Në Kiev, 21 nga 23 raketa dhe dy dronë sulmues u rrëzuan nga sistemi i mbrojtjes ajrore të Ukrainës, thanë zyrtarët në një postim në Telegram. Sipas…

Lexo më Shumë

Një gjykatës ka shtyrë marrjen e vendimit nëse anëtari i Gardës Kombëtare Ajrore në Masaçusets, i akuzuar për nxjerrjen e informacioneve ushtarake shumë të klasifikuara, duhet të mbahet në burg deri në gjykimin e tij. Anëtari i Gardës Kombëtare Ajrore në Masaçusets, mbante një arsenal armësh dhe fliste për “dhunë dhe vrasje” në një platformë të mediave sociale dhe se ai do të donte të vriste “shumë njerëz”, thanë prokurorët duke argumentuar të enjten se 21-vjeçari Jack Teixeira duhet të qëndrojë në burg deri në gjykimin e tij. Por gjyqtari në seancën e paraburgimit të të akuzuarit Teixeira shtyu një…

Lexo më Shumë

Ministri i shëndetsisë Fatmir Mexhiti, përmes një postimi ka njoftuar për takimin e realizuar me ambasadoren e SHBA-ve në Shkup, znj. Anxhela Ageler, të cilën e falenderoi për ndihmën e dihmën gjatë pandemisë COVID-19, donacionet e pajisjeve mjekësore dhe materialeve të destinuara për Spitalet Klinike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për të gjitha vizitat e punës së përfaqësuesve të Qendrave Mjekësore Universitare dhe Spitaleve në Shtetet e Bashkuara, ku janë përfunduar Memorandumet e bashkëpunimit, shkruan Top24

Lexo më Shumë

Rënia e shtetit pasqyrohet në gjyqësor, me Kovaçevski dhe LSD mund të përkeqësohet vetëm më shumë. Gjyqësori është reduktuar në instalime partiake. Promovimi i prokurorit apo gjyqtarit nuk mund të bëhet pa lejen e partive në pushtet. LSD dhe BDI po mbajnë të gjithë sistemin rob, prandaj besimi i qytetarëve në gjyqësor është ulur ndjeshëm, thuhet në kumtesën e sotme të VMRO-DPMNE-së. “Udhëheqësit e qeverisë, në krye me Kovaçevski, emëron gjyqtarë, prokurorë, promovon dhe jep funksione, siç është shembulli me kreun e PTH-së për krim të organizuar, Abazi, i emëruar nga BDI. Në një situatë kur qeveria dikton gjithçka…

Lexo më Shumë

Si politikanë të përgjegjshëm, duhet të kemi një marrëveshje për interesat kombëtare, jo për krimin. Absolutisht jam kundër amnistimit të të gjithë të dënuarve që nga 27 prilli, propozimet që VMRO-DPMNE i ka bërë në periudhën e kaluar, thekson ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në postimin në profilin e tij në Fejsbuk me rastin e gjashtë vjetorit të sulmit mbi Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit 2017. “Pikërisht gjashtë vjet nga sulmi i organizuar në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill 2017 – kulmi i krizës politike dyvjeçare, persona të maskuar, me kapela në kokë, sulmojnë…

Lexo më Shumë

Seanca e Këshillit Gjyqësor e paraparë për sot (27 prill) në ora 11:00 ende s’ka filluar ndërsa punonjësit e medieve më shumë se 1 orë presin para dyerve të këtij institucioni, nga sigurimi i institucionit në fjalë ekipet e mediave janë njoftuar se mbledhja është shtyrë për në ora 13:00.. Rikujtojmë që sot në rend të ditës duhet të jetë zgjedhja e kreut të ri të këtij institucioni pasi dje, me iniciativë të nënkryetarit Selim Ademi dhe me gjithsej 7 vota, u shkarkua kryetarja e deritanishme, Vesna Daneva.

Lexo më Shumë

Zyrtarët policorë të SPB-Tetovë- Njësia e Policisë-Grupçin e kanë gjetë A.B. (24) nga Cerova e Tetovës, për të cilën më datë 07-pril 2023, nëna e saj S.B. (45) e ka raportuar se është larguar nga shtëpia. Me atë është realizuar bisedë zyrtare, ku ka deklaruar se me vetdëshirë është larguar nga shtëpia dhe se nuk dëshiron që të kthehet.TS

Lexo më Shumë

Mariupoli është konsideruar si pikë kyçe e luftës dhe duket se së fundmi ushtria ruse po përparon në këtë zonë. Një këshilltar i kryebashkiakut të Mariupolit ka raportuar se trupat ruse po forcojnë mbrojtjen e tyre rreth qytetit. “Okupatorët vazhdojnë të gërmojnë dhe të ndërtojnë mbrojtje në shkallë rreth Mariupolit”, tha Petro Andriushchenko në një postim në Telegram. “Tani po marrin dru për të ndërtuar gropa. Dje për herë të parë kamionë ushtarakë shkuan në masë në rrethin Mangush dhe pjesërisht në drejtim të Berdianskut. Ishin plot me dru për ndërtimin e fortifikimeve.Numri i fortifikimeve po rritet në…

Lexo më Shumë

Sipas një vlerësimi, deri në 20 përqind e drejtuesve të biznesit kanë “nivele të rëndësishme klinikisht” të tendencave psikopatike, pavarësisht nga fakti se vetëm 1 përqind e popullsisë së përgjithshme konsiderohet psikopatike. Psikopatët karakterizohen nga emocione të cekëta, mungesë ndjeshmërie, imoralitet, sjellje antisociale dhe më e rëndësishmja, mashtrim. – Advertisements – Nga pikëpamja evolucionare, psikopatia është e çuditshme. Meqenëse tiparet psikopatike janë kaq negative, pse ato vazhdojnë në brezat pasardhës? Sipas fjalëve të biologëve, psikopatia duket të jetë jopërshtatëse ose e pafavorshme. Duke supozuar se ka një komponent gjenetik në këtë familje çrregullimesh, ne do të prisnim që ai të…

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kanë arritur një marrëveshje, që synon t’i kundërvihet kërcënimeve bërthamore të Koresë së Veriut. Uashingtoni është pajtuar që në mënyrë periodike të dislokojë në Korenë e Jugut nëndetëse të pajisura me armë bërthamore, si dhe të përfshijë Seulin në operacionet planifikuese bërthamore të SHBA-së. Në këmbim, Koreja e Jugut është pajtuar që të mos zhvillojë vetë armë bërthamore. closevolume_off Deklarata e Uashingtonit do të forcojë bashkëpunimin e aleatëve në parandalimin e një sulmi nga Koreja e Veriut, tha presidenti amerikan, Joe Biden. Shqetësimet janë rritur në të dyja shtetet lidhur me kërcënimin bërthamor…

Lexo më Shumë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu sot bashkë me bijën e ish presidentit historik, Ibrahim Rugova, Teuta Rugova, përuruan rrugën “Ibrahim Rugova” në Çair të Shkupit. Bëhet fjalë për rrugën ku gjendet ambasada e Shqipërisë, respektivisht në ish-rrugën “Sllavej Planina” në komunën e Çairit. Presidentja e Kosovës tha se emërimi i kësaj rruge është pasqyrë e kulturës dhe identitetit kombëtar. “Çairi do të jetë përjetë i nderuar, që po e përjetëson emrin e presidentit Rugova në këtë rrugë dhe padyshim se kjo tabelë me këtë emër është udhërrëfyese jo vetëm e rrugës, por edhe e veprës së presidenti Rugova.…

Lexo më Shumë

Fakti që Këshilli i Gjykatës së Apelit Shkup e refuzoi ankesën për zhbllokimin e llogarive është një parandalim i vetëdijshëm dhe i qëllimshëm i punës së Klinikës Zhan Mitrev dhe realizim i mëtejshëm i synimit për ta sjellë Klinikën në pozitë krize të paqëndrueshme dhe të pengojnë punën e interesat publik që klinika ka si organizatë shëndetësore dhe për këtë të mos mbahet as përgjegjësia më e vogël, thuhet në reagimin e Klininkës “Zhan Mitrev”. “Pikërisht për shkak të interesit publik për pacientët dhe të gjithë ata që kanë nevojë për kujdes të lartë mjekësor, është kërkuar zhbllokimi i llogarisë…

Lexo më Shumë