Author: Hamdi Kumanova

Iniciativa rajonale “Ballkani i Hapur” po fiton gjithnjë e më shumë mbështetje në opinionin maqedonas. Atë e mbështesin deri në 63.3 për qind e qytetarëve, që është një rritje prej 21 pikë përqindjeje në tre vjet. Këtë e tregojnë të dhënat e anketës së fundit të Institutit për hulumtime politike në Shkup, transmeton Portalb.mk. Anketa tregon se të rinjtë e njohin veçanërisht rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit rajonal ndërmjet Maqedonisë, Shqipërisë dhe Serbisë, kështu që 70.9 për qind e të anketuarve të moshës 18 deri në 29 vjeç kanë dhënë vlerësim pozitiv për “Ballkanin e Hapur”. Iniciativa gjithashtu ka mbështetje…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka njoftuar së është ftuar nga gjykata në Serbi për intervistim. Arifi ka bërë me dije se ai është ftuar nën arsyetimin se kanë shkelur ligjin pas vendosjes së flamurit kombëtar në hapësirë publike. “Kjo ftesë dëshmon edhe më shumë shkeljet dhe diskriminimin që Serbia ia bën shqiptarëve të Luginës, por, për flamur do të paguajm gjithmonë”, shkroi në Facebook.

Lexo më Shumë

Arrestohet 29-vjeçari, vidhte dru në rajonin e Shkupit AKTUALE PUBLIKUAR Qer 12, 2023 Share Shkup, 12 qershor – Policia bën të ditur se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një vjedhës të druve në rajonin e Shkupit. Nga MPB theksojnë se 29-vjeçari nga Shkupi me sharrë elektrike, pa dokumentacion përkatës ka prerë dru në periferi të Shkupit. “Më 11.06.2023 në ora 15:15 në lagjen Draçevë të Shkupit, zyrtarë policorë nga stacioni policor Draçevë kanë ndaluar I.Sh.(29) nga fshati Ellovë, Shkup. Ai rreth orës 11:00 është gjetur duke prerë dru zjarri me sharrë elektrike në rajonin e fshatit Ellovë…

Lexo më Shumë

Në Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale për momentin ka 16.900 vende pune, ndërsa numri, si informacion për muajin maj, është pjesë e analizës së rregullt mujore të përgatitur nga Drejtoria e Zonave të Zhvillimit Teknologjiko-Industrial. Krahasimi me situatën nga maji i kaluar tregon një rritje prej 15 për qind. Ndërsa, në raport me të njëjtin muaj në vitet 2021 dhe 2020, është një rritje prej 21 dhe 25 për qind. Në të njëjtën kohë, theksohet se vetëm nga fillimi i këtij viti në këto zona janë krijuar gati 700 vende pune, informon PRESSonline.al. Analiza tregon edhe faktin se eksportet janë…

Lexo më Shumë

Kreu i ekzekutivit, Dimitar Kovaçevski thotë se VMRO-DPMNE-së po i japin shansin që të bëhet pjesë e vendimit me të cilin arrihet një nga qëllimet strategjike të shtetit, përcjell TV21. Kovaçevski thotë se e ka ditur që kërkesa e VMRO-së për përjashtimin e BDI-së nga një Qeveri gjithëpërfshirëse do të shkaktojë dinamikë të caktuar politike, që sipas kryeministrit shihet në atë se edhe Aleanca për Shqiptarët, por edhe Lëvizja Besa nuk shprehen të gatshme që të jenë pjesë e kësaj Qeverie gjithëpërfshirëse. “VMRO-DPMNE do që të hyjë dhe të jetë pjesë e Qeverisë, që ne e pranuam. LSDM është…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 2,09% në raport me vendimin e datës 5.6.2023. Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 3,803 %, te nafta për 2,996 %, te vaji ekstra i lehtë për 2,977 % dhe te mazuti për 2,913%. Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë…

Lexo më Shumë

Me datë 11.06.2023 në ora 10:30 në rrugën “Beliçica” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB- Gostivari kanë privuar nga liria personin F.I.(41) nga Gostivari për shkak se është sjellë në mënyrë agresive ndaj ekipit mjekësor dhe policëve të cilët po kryenin veprime zyrtare. Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit është dërguar në institucionin psikiatrik” – thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë.

Lexo më Shumë

Kryetari iAleancës për Shqiptarët, Arben taravari në takimin me gazetarët sot tha se ASH po analizon me kujdes situatën e krijuar dhe deri në fund të javës do të mbajmë mbledhje të Kryesisë së partisë, nga ku do të dalim me qëndrim të dakorduar brenda organeve partiake. Tani për tani, dua të përçoj tre mesazhe. E para, edhe pse kushtet e tyre janë konfuze dhe jashtë realitetit, ne përshëndesim gatishmërinë e re të VMRO-DPMNE-së për të votuar ndryshimet kushtetuese. Siç e dimë të gjithë, korniza jonë negociuese e miratuar nga 27 vendet anëtare të BE-së, kushtëzon në mënyrë eksplicite hapjen…

Lexo më Shumë

Në renditjen botërore për meshkuj, Rafael Nadal ka rënë nga “top-100”, më konkretisht në vendin e 136-të. Për herë të fundit tenisti nga Mallorca ishte renditur jashtë 100 më të mirëve të tenisit më shumë se 20 vjet më parë: më 14 prill 2003. Rafa në atë kohë ishte vetëm 16 vjeç. Me mungesën e Nadalit në top-100, tenisit spanjoll për meshkuj i ka mbetur shtatë përfaqësues në elitën e reketave.

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski nesër do të jetë nikoqir i presidentes së Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, e cila do të jetë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Presidentja Pirc Musar do të pritet me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake në një ceremoni zyrtare në Kabibetin e presidentit, e cila do të pasohet nga takimi kokë më kokë i presidentëve Pendarovski dhe Pirc Musar dhe një takim plenar i delegacioneve të Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë. Në kuadër të vizitës, siç njoftojnë nga Kabinbeti i Pendarovskit, në kishën “Shën Spasi” në Shkup, dy presidentët do…

Lexo më Shumë

Policia e rajonit të Ohrit ka sanksionuar 2 lokale pasi të njëjtit u kanë mundësuar të miturve që të qëndrojnë në lokale pas mesnatës, përcjell TV21. Nga SPB-Ohër thonë se për shkeljen në fjalë për lokalet parashihet gjobë prej 2000 eurove. “Më 11 maj 2023, në periudhën prej orës 00:50 deri në ora 02:20, gjatë kontrollit të objekteve hotelierike në Ohër, në dy objekte, zyrtarët policorë kanë gjetur 15 të mitur, të cilët janë lejuar të qëndrojnë pas orës 00:00. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër personave juridikë do të ngrihet padi sipas nenit 21 të Ligjit për Kundërvajtje…

Lexo më Shumë