Author: Hamdi Kumanova

LSDM përmes një kumtese ka thënë se partia opozitare VMRO-DPMNE është kundër projektit strategjik për korridoret dhe kundër Bechtel-it amerikan. “VMRO, e cila është tërësisht peng i Levicës pro-ruse, për arsye politike dhe fitimprurëse, po udhëheq një fushatë kundër ndërtimit të korridoreve dhe kundër Bechtel, të bazuar në gënjeshtra dhe të pavërteta. Partia e udhëhequr nga Hristijan Mickoski është e fundit që mund të flasë për ndërtimin e autostradave, sepse VMRO është simbol për komisione, për projekte të dështuara në dëm të shtetit dhe qytetarëve”, thonë nga LSDM. Nga LSDM akuzojnë partinë e Mickoskit se po kundërshtojnë çdo sukses të…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE nga kjo fundjavë fillon me aksionin “Kjo është Maqedonia për të gjithë”, që do të zgjasë deri në ditëlindjen e partisë më 17 qershor. “Këtë fundjavë 19 ekipe do të vizitojnë mbi 100 vende të banuara në Republikën e Maqedonisë dhe do të takohen me qytetarë pa dallim përkatësie politike, etnike dhe fetare. Qëllimi i takimeve është njohja e qytetarëve me aktivitetet e partisë nga njëra anë, por edhe dëgjimi i problemeve të qytetarëve dhe gjetja e rrugëve për zgjidhjen e tyre së bashku”, thonë nga VMRO. Ata kanë thënë se qëllimi i aksionit të tillë, është bashkimi i…

Lexo më Shumë

Salla e madhe me kupolë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut – Fotografi ilustruese nga arkivi. Salla e madhe me kupolë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut – Fotografi ilustruese nga arkivi. Një vit para mbajtjes së zgjedhjeve të rregullta parlamentare në Maqedoninë e Veriut, matja e besueshmërisë ndaj partive politike ka nxjerrë në pah se më shumë se gjysma e qytetarëve nuk do ta përkrahin asnjë prej partive politike të vendit. Njohësit e çështjeve politike, Aleksandar Kërzhallovski dhe Xhelal Neziri, thonë se kjo lë shumë hapësirë që qytetarët të drejtohen kah një opsion i tretë politik. …

Lexo më Shumë

Skriningu bilateral për kapitullin 25 klasteri i tretë, që përfshinë shkencën dhe kërkimin, në diskutim mes Komisionit Evropian dhe delegacionit shtetëror. Kryenegociatori Bojan Mariçiq ka shprehur gatishmërinë e qeverisë për të plotësuar kushtet e nevojshme për pjesëmarrje efektive në programet kërkimore, me qëllim që shteti t’i bashkohet pjesës hulumtuese evropiane. Mariçiq me paraqitje të theksuar mbi reformat dhe angazhimet e ndërmarra në këtë drejtim. Ka potencuar udhërrëfyesin nacional për infrastrukturën hulumtuese, punën e Fondit për Inovacione dhe zhvillimin teknologjik dhe rritjen e dyfishtë të buxhetit për financimin e projekteve hulumtuese. “Maqedonia e Veriut është në fazën përfundimtare të zhvillimit…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetik (KRRE) ka publikuar sot çmimet e derivateve të naftës, sipas të cilave ulje të çmimit do të ketë vetëm për vajin ekstra të lehtë shtëpiake (EL-1) për 2,00 den/litër. Çmimet e EUROSUPER BS-95, EUROSUPER BS-98 dhe EURODIZEL (D-E V) nuk ndryshojnë. Nga mesnata çmimet e derivateve të naftës do të jenë: EUROSUPER BS-95 do të shitet për 81,00 (denarë/litër) EUROSUPER BS-98 do të shitet për 83,00 (denarë/litër) EURODIZEL (D-E V) do të shitet për 71,00 (denarë/litër). Vaji Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 68.00 (denarë/litër).

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri Zoran Zaev dhe ish-ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe kanë mbërritur me motoçikleta në “Delphi Forum” në Greqi. Bëhet fjalë për motorët BMW GTL 1600 cc. Modeli bazë kushton pak më pak se 27,000 euro. Zaev ka shpjeguar për portalin grek të internetit Voria se udhëtimi ka nisur më 22 prill nga Shkupi. Zaev pasditen e djeshme ka mbërritur në Delphi, ku do të jetë folës në forumin ekonomik. Pas Delfit, siç shkruan Voria, ai do të vazhdojë rrugëtimin për në Selanik, prej nga pritet të shkojë në Halkidiki.(INA)

Lexo më Shumë

As unë si kryetar i Qeverisë, as ndonjë ministër, nuk përzihet në punën e Këshillit Gjyqësor apo të Këshillit të Prokurorëve. Organet e jurisprudencës duhet të jenë në nivel në të cilin do ta kryejnë punën e tyre dhe nuk do të kenë kurrfarë ndikimi politik. Nëse dikush iu është përzier në punë, ata vetë duhet ta paraqesin përmes procedurës adekuate, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski i pyetur për shkarkimin e kryetares së Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva. Kovaçevski e përkujtoi kumtesën e ministrit të Drejtësisë lidhur me këtë rast dhe përmendi se e ndan qëndrimin e njëjtë. Ministri në…

Lexo më Shumë

Pritja e presidentes së Kosovës ditë më parë në Tetovës, ka shkaktuar tensione mes VMRO-DPMNE-së dhe Lëvizjes BESA në këshillin komunal. Këshilltarët e VMRO-së akuzuan kreun e komunës Bilall Kasami për shkelje kushtetuese me mos respektimin e gjuhës maqedonase në bilbordet ku i dëshirohej mirëseardhje Vjosa Osmanit. “Dje në komunën e Tetovës patëm mënyrë skandaloze të pritjes së presidentes së Kosovës dhe të njëjtën e dënojmë ashpër. VMRO, apelon institucionet e vendit të drejtuara nga LSDM dhe BDI që menjëherë të marrin masa dhe të veprojnë sipas Kushtetutës për vënien e bilbordeve vetëm në gjuhën shqipe. Pritja e…

Lexo më Shumë

Këshilltarët e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë së Veriut, sot në Këshillin e komunës së Tetovës, procesuuan kërkesën e një ditë më parë të ministrisë së Mbrojtjes, për vendosjen e memorialit përkujtimor në fshatin Vicë për rënien e gjashtë policëve gjatë konfliktit të armatosur të vitit 2001. midle Por kërkesa e tyre nuk u përkrah nga këshilltarët tjerë të këshillit. Pro votuan vetëm gjashtë këshilltarë. Ndryshe, ditë më parë ministrja e Mbrojtjes Petrovska, e ngriti këtë iniciativë, duke deklaruar se harxhimet për vendosjen e këtij memoriali, do ti bart Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë së veriut. “Për tju dhënë respekt…

Lexo më Shumë

Me honorare që arrijnë deri në 110 mijë denarë në muaj, Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik (FIZhT) u gjend në listën e Entit Shtetëror të Revizionit, i cili konstatoi se për periudhën nga viti 2019 deri në vitin 2021 janë shpenzuar pothuajse 750.000 euro për angazhimin e personave të jashtëm me kontrata në vepër. Përveç kësaj, EShR konstatoi edhe se FIZhT ka angazhuar ekspertë për vlerësim dhe për dhënien e mendimit profesional për projektet nga thirrjet publike të publikuara për mbështetje financiare, për të cilat ato kanë paguar rreth 260.000 euro, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk. Duke e shfrytëzuar…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, gjatë vizitës së sotme në Komunën e Aerodromit, ka folur në lidhje me zhvillimet në Këshillin Gjyqësor, ndërsa theksoi se është vandalizëm, zhvlerësim, endacak në skenë të hapur dhe një proces që e vë në siklet Maqedoninë dhe shkakton dëme dhe pasoja të përhershme. “Nuk do të komentoj personin që u ndryshua në mënyrën se si u ndryshua, e dini pozicionin tonë, ajo çfarë ka ndodhur me të në këtë gjyqësor të penguar në Maqedoni është vetëm pasojë e çfarë përfaqëson vetë. Por nëse e komentojmë vetë procesin, atëherë ai me të vërtetë është një…

Lexo më Shumë

Kompania farmaceutike “Alkaloid” në periudhën janar-mars 2023 ka realizuar shitje prej 70.5 milionë euro, rritje të eksporteve prej mbi 28% ndërsa ka hapur edhe 47 vende të reja pune. Gjatë kësaj periudhe shitjet arrijnë në mbi tre miliardë denarë, që është 15% më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Shitjet e konsoliduara në tregun e brendshëm, sipas një komunikate të kompanisë janë rritur me 3%, dhe totali i eksporteve të konsoliduara me 28%. Në periudhën janar-mars 2023 në “Alkaloid” në Maqedoni janë bërë 47 punësime të reja. Kompania numëron 2678 punonjës, nga të cilët 2039…

Lexo më Shumë