Lionel Messi ka zbuluar se nuk ka ndërmend të luajë në Kupën e Botës në vitin 2026, me daljen e tij të fundit në një skenë të tillë që do të jetë finalja e vitit 2022. Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë”, Messi frymëzoi kombëtaren “Albiceleste” drejt lavdisë globale në Katar, me një koleksion performancash të mëdha që e lejuan atë të kompletojë koleksionin e trofeve me Kupën e Botës. 35-vjeçari kishte sugjeruar që të shkonte në atë turne se nuk do të kthehej për një tjetër dhe ai tani e ka përsëritur këtë qëndrim pasi zbuloi se së…
Author: Hamdi Kumanova
Zinedine Zidane ka treguar dëshirën për të drejtuar kombëtaren franceze, ndonëse nuk po e mendon këtë për momentin.“E kam thënë disa herë që kur kalon ekipin kombëtar si lojtar dhe bëhesh trajner, është logjike të mendosh për këtë. Por nuk është koha e duhur”, ka thënë ai në një prononcim për revistën GQ , përcjell GazetaBlic Sport. “Kur isha në Kanë, doja të shkoja në Bordo. Më pas doja të luaja për Juventusin dhe Madridin, sepse ishte një përvojë ndryshe dhe po forcohej. Kjo është ajo që ne e quajmë ambicie. Unë kam qenë gjithmonë ambicioz dhe kam besuar gjithmonë…
Në kuadër të Kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, në Strugë (14 qershor, Strugë)do të mbahet Konferenca Ndërkombëtare kushtuar Dimensionit Ekonomik dhe Ekologjik të Organizatës, si një nga seritë e konferencave ndërkombëtare të planifikuara që të mbahen deri në fund të vitit. Konferenca po mbahet në kohën e agresionit brutal të Rusisë ndaj Ukrainës, i cili përveçse është shkelje e drejtpërdrejtë e vlerave dhe parimeve themelore të Organizatës, njëkohësisht shkakton pasoja shkatërruese ekonomike si dhe katastrofa ekologjike, që është veçanërisht e dukshme nga sulmi i fundit në digën Kakhovka. Duke pasur parasysh reflektimet e krizës aktuale të sigurisë në…
Presidenti polak Andrzej Duda u ka bërë thirrje vendeve anëtare të NATO-s që t’i japin Kievit një udhërrëfyes të qartë për t’u bashkuar me Aleancën.“Ukraina është duke pritur për një sinjal të qartë në lidhje me një perspektivë të qartë të anëtarësimit në NATO”, tha Duda më 12 qershor pas një takimi me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz në Paris. Takimet trepalëshe që përfshijnë Gjermaninë, Francën dhe Poloninë, të njohura si Trekëndëshi i Vajmarit, filluan në vitin 1991 në Vajmar të Gjermanisë. Fillimisht, bisedimet synuan të sillnin Poloninë dhe shtetet e tjera të Evropës Lindore më…
Ekipi i televizionit lokal në Kosovë, ATV, është sulmuar gjatë raportimit nga Zveçani, komunë në veri të Kosovës e banuar me shumicë serbe, bëri të ditur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. Sipas AGK-së, disa persona të maskuar nga sulmuar me gurë veturën me të cilën po udhëtonin tre pjesëtarë të ekipit të ATV-së, “e që si pasojë lëndime të lehta trupore kanë marrë gazetari Fatlum Jashari dhe kameramani Blend Thaçi, si dhe u janë thyer xhamat veturës”. “Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës vazhdon të jetë i shqetësuar për ekipet e medieve që po raportojnë nga veriu i vendit,…
Serbët janë të frustruar pas arrestimit të Milun Milenkoviq nga Policia e Kosovës. Në vendin e ngjarjes afër protestuesve kanë dalë edhe liderët e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Igor Simiq. Megjithatë, ata nuk janë mirëpritur nga protestuesit e tjerë, një pjesë prej tyre me maska. Rakiqi është sulmuar fizikisht, teksa në ato momente Rakiq është tërhequr nga disa serbë të tjerë.
125 shqiptaro-amerikanë i janë drejtuar me një letër sekretarit të SHBA-së, Anthony Blinken, përmes të cilës kanë kërkuar më shumë mbështetje për Kosovën. Kjo është bërë e ditur nga një prej autorëve të letrës, Drilon Gashi. Ai në një postim në Twitter ka shkruar se nënshkruesit e letrës janë nga 25 shtete, ndërkaq, në një intervistë për Zërin e Amerikës, Gashi ka treguar se cilat janë tri pikat kryesore të kësaj letre. “Janë tre pika kryesore. E para është që gjithsesi në këto momente të ndjeshme sigurie në pjesën veriore duhet të ketë më shumë mbështetje për Kosovën në shtrirjen…
Dje 12.06.2023 në ora 10:00, zyrtarë policorë nga DPB-Gostivar e kanë privuar nga liria personin F.I. (41) nga Gostivari për shkak se është sjellur në mënyrë agresive dhe ka kanosur zyrtarët policorë dhe anëtarët e ekipit të Emergjencës Mjekësore të Gostivarit, të cilët kanë kryer veprime zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përgaditet parashtresë përkatëse.TS
Fotovoltaikë janë vendosur në shkolla dhe një kopsht fëmijësh në Çair, rezultat i bashkëpunimit ndërkufitar me Kosovën. Me këtë projekt komuna do të ulë shpenzimet e energjisë elektrike, kurse kursimet do të mund të investohen në përmirësimin e kushteve në shkolla. Ministria e Vetëqeverisjes Lokale nga Bashkimi Evropian dhe nga buxheti i shtetit ka siguruar 212 mijë euro për realizimin e këtij projekti. Kështu tha ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov, në ngjarjen e sotme përmbyllëse për promovimin e një projekti nga programi i bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Përfitues të projektit për efikasitet energjetik në institucionet…
Është dorëhequr drejtoresha e Doganave të Maqedonisë së Veriut, Sllavica Kutirov, ndërsa sot pritet që në mbledhjen e Qeverisë të emërohet drejtori i ri nga radhët e LSDM-së. Gazeta KOHA merr vesh që kandidat për drejtor i Doganave është Stefan Bogoev, ish-kryetari i Komunës së Karposhit dhe anëtar i Kryesisë së ngushtë të LSDM-së. Dorëheqjen e parevokueshme Sllavica Kutirov e ka dorëzuar dje, ndërsa në të njëjtën thuhet se, për shkaqe personale, e njëjta ofrohen dorëheqje. Ndryshe, në vetëm një javë, dorëheqja e është e dyta me radhë që ndodhë në radhët e LSDM-së. Ditë më parë, Hari Lokvenec, drejtor…
Jam i impresionuar me idenë e Dr. Mitko Veleski, i cili aktualisht punon si bashkëpunëtor shkencor në Universitetin Teknik të Kotbus, R. S. Gjermani, të kthehet në vendin tonë dhe të inkuadrohet në procesin mësimoro-shkencor në njërin nga universitetet tona. Ai është intelektual i jashtëzakonshëm, me botimin e rreth 15 punime shkencore në fusha mjaft tërheqëse si dizajni i sistemit dixhital. Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri pas takimit me intelektualin e ri nga Ohri i cili pas marrjes së njohurive bazë akademike në vendin e tij vazhdon te avancohet në Gjermani, ku më pas punësohet…
Deputeti i pavarur, Kastriot Rexhepi, ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të ASH-së, Arben Taravari i cili tha se, VMRO-ja nuk e don këtë parti në Qeverinë eventuale e cila do të përfshinte partinë e Mickoskit. Rexhepi, në një prononcim për gazetën LAJM, tha se Taravari në këtë mënyrë po mundohet të faktorizohet, ndërkohë që bashkëpunon në nivel lokal në Gostivar me VMRO-në. “Mesa dëgjova, kryetari i ASH-së tha se nuk na don VMRO-ja, ai vet tha pa e dëgjuar ne që të kishte një deklarim të tillë nga VMRO-ja në atë drejtim, bile pamë në drejtim të kundërt duke…

