Author: Hamdi Kumanova

Në Gjykatën Supreme të Maqedonisë së Veriut mbahet seanca publike për rastin “Monstra”, njofton Portalb.mk. Më 17 maj Supremja e anuloi seancën gjyqësore pasi që avokatët e të dënuarve të rastit “Monstra” kërkuan që të tërhiqen gjyqtarët Safet Kadrii dhe kryetarja e Këshillit Gjykues në Supreme, Cvetanka Periq, pasi që ata kanë qenë në trupin gjykues për rastin e përleshjes me armë zjarri në një fermë në Belimbegovë gjatë vitit 2009, në të cilin është i dënuar Fejzi Aziri. Gjykata tha se do ta shqyrtojë rastin dhe më pas do të sjellë vendim. Pas mbarimit të seancës, avokati Naser Raufi…

Lexo më Shumë

Afet Xhelilov nga fshati Koliçan i Epërm i Shkupit konsiderohet i vdekur që nga viti 2001, kur vëllai i tij binjak Nusret i mori pasaportën, u nis për në Çeki dhe vdiq tre ditë më vonë me emrin “Afet Xhelilov”. Që atëherë, Afeti që është gjallë, nuk mund të dëshmojë se është gjallë dhe zhvillon betejë ta heqin nga libri i të vdekurve dhe të futet në Librin e Lindjeve, shkruan SDK.mk. Ai 20 vite e tepër mundohet të marrë një çertifikatë të re, një letërnjoftim të ri, të të rinovojë faturën e llogarive të tij bankare, sigurimin shëndetësor, patentën…

Lexo më Shumë

Sot para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut kërkohet të sigurohet ‘Trikafta’ ku sipas tyre ilaçi nuk po sigurohet për gjithë pacientë, dhe nuk punohet intenzivisht në këtë drejtim, informon Klan M. ”Nuk punohet intenzivisht për të siguruar ilaçin ‘Trikafta’ për të gjithë pacientët, për momentin ilaçi ëhtë siguruar vetëm për 12 pacientë. Ndërsa me planin e ri deri në fund të vitit do të sigurohet për gjithsej 30 pacientë” – kështu ka deklaruar Elmir Sejfullai prind i një fëmiju me fibrozë cistike. Ndryshe në procedurë ligjore të gjithë pacientët mbi 26 vjeç do të jenë të liruar nga pagesa e…

Lexo më Shumë

Forumi i Prespës për dialog 2023 (PFD2023) do të mbahet më 15 dhe 16 qeshor në Strugë. Forumi vjetor, siç paralajmërojnë organizatorët, ka rëndësi të veçantë për shtetin dhe rajonin, duke pasur parasysh se më 17 qershor shënohet përvjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. “PFD2023 do të mbahet në kohën e shënuar nga agresioni i paparë, i pashkaktuar dhe johuman ushtarak, që e zhvillon Rusia kundër Ukrainës, por edhe gjatë Kryesimit të Maqedonisë së Veriut me Organizatën për siguri dhe bashkëpunim në Evropë, me çka kemi ndërmarrë përgjegjësi të madh dhe vendoshmëri që…

Lexo më Shumë

Nxënësit e shkollave fillore po përfundojnë sot vitin shkollor 2022/2023, ndërsa gjimnazistët tashmë prej të premtes janë në pushim. Nxënësit e shkollave fillore mbajtën mësim edhe disa ditë, sepse gjysmëvjetori i dytë filloi më vonë, pasi me vendim të qeverisë u zgjatën pushimet dimërore. Ky vit shkollor përfundoi pa tekste për disa lëndë. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, problemin me tekstet e lokalizon në interesin e pamjaftueshëm të autorëve për t’u regjistruar në thirrje, kështu që zgjidhjet do të kërkohen edhe përmes materialeve përgatitore. Ai siguron se nga 1 shtatori do të ketë tekste, por ende nuk mund…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se mbrëmë pak para mesnatës policia ka privuar nga liria 18 vjeçarin M.K. nga Shtipi. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij të kryer me urdhër gjyqësor është gjetur dhe konfiskuar një sasi e marijuahnës, një peshore digjitale dhe lëndë të tjera. Personi në fjalë është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët padi adekuate.

Lexo më Shumë

NJË DROGERI EDHE MË E BUKUR, E RINOVUAR NË NJË VEND TË VJETËR: RIHAPJE MADHËSHTORE E DROGERISË dm NË BIT PAZAR ME -15% ZBRITJE NË ABSOLUTISHT GJITHÇKA! Rihapja madhështore e drogerisë së rinovuar u paralajmërua nga kompania për 15 qershor, ndërsa me atë rast u paralajmëruan zbritje prej -15% në absolutisht gjithçka! Zbritjet do të zgjasin 3 ditë, nga data 15.06 deri më 17.06.2023. Dalëngadalë, por sigurt po afron dita e rihapjes së drogerisë dm në Bit Pazar. Drogeria dm në Bit Pazar, e cila u hap në vitin 2013 pas dhjetë vitesh funksionim, u mbyll në fillim të majit…

Lexo më Shumë

Ministri i jashtëm dhe njëherit zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani theksoi se partia e tyre është e gatshme të heqë dorë nga të gjitha pozitat qeveritare aktuale, përfshirë edhe kërkesën për kryeministër shqiptar dhe t’ia lënë postin e kryeministrit VMRO-DPMNE-së. Por sipas tij, ata kanë vetëm një kusht, që ndryshimi i kushtetutës duhet të hyjë në fuqi para konferencës së dytë ndërqeveritare. Ai ofroi plan që do të realizohet në tre pika. “Ai plan trepikësh përfshin opozitën për të mbështetur ndryshimet kushtetuese që do të hynin në fuqi në konferencën e dytë ndërqeveritare. BDI-ja në të njëjtën ditë do të…

Lexo më Shumë

Inflacioni u lehtësua ndjeshëm në maj në SHBA, duke arritur pikën më të ulët në dy vjet, lajm i mirë për fuqinë blerëse të amerikanëve dhe për Rezervën Federale, e cila do të mblidhet më vonë sot dhe mund të mos rrisë normat e interesit. Indeksi i çmimeve të konsumit (IÇK) u rrit me 4% në bazë vjetore, krahasuar me 4.9% në muajin prill, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Punës. Ky nivel është brenda kufijve të pritur nga analistët dhe më i ulëti që nga marsi 2021. Krahasuar me korrikun 2022, inflacioni është më shumë se dyfishuar,…

Lexo më Shumë

Tre pjesëtarë Policisë së Kosovës janë lënduar ditën e sotme gjatë një aksioni në veri të Kosovës. Ky lajm është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në rrjetet sociale. Sveçla njofton se koha e bandave kriminale në veriun e Kosovës ka përfunduar. Ai shkruan në Facebook se në këtë aksion është arrestuar një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it. Sipas Sveçlës, i arrestuari I ditës së sotme është I njëjti person që ka organizuar sulmet ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan para dy javësh. “Arrestohet një…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së sotme doli një lajm ku thuhej se PSG i ka dhënë ultimatum Kylian Mbappes të nënshkruaj kontratë të re gjatë kësaj vere ose do ta nxjerrin në shitje në këtë merkato, pasi drejtuesit parisien nuk duan ta humbasin yllin francez falas.Megjithatë, këto lajme i përgënjeshtroi menjëherë Mbappe në rrjete sociale.“GENJESHTRA…X- Tashmë kam thënë se do të vazhdoj sezonin e ardhshëm te PSG dhe shumë i lumtur.”, shkroi Mbappe në Twitter.Gjatë edicionit 2022/23, Kylian Mbappe shënoi 41 gola e ka dhuruar 10 asistime në të gjitha garat.

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në pyetjen e gazetarëve se çka e pret Maqedoninë e Veriut nëse nuk votohen ndryshimet kushtetuese u shpreh se ka sinjale të qarta se Maqedonia e Veriut do t’i hap negociatat me Bashkimin Evropian bashkë me Shqipërinë. “S’dua ta besoj besoj atë gjë, tashmë shihen sinjale të qarta edhe prej partisë opozitare maqedonase VMRO dhe janë të gatshëm të votojnë ndryshime kushtetuese. Nuk ka rëndësi se si do të duket qeveria e ardhshme ose si do të organizohet pushteti në gjashtë muajt e ardhshëm, me rëndësi është se jepen sinjale të qarta që…

Lexo më Shumë