Presidenti polak Andrzej Duda u ka bërë thirrje vendeve anëtare të NATO-s që t’i japin Kievit një udhërrëfyes të qartë për t’u bashkuar me Aleancën.“Ukraina është duke pritur për një sinjal të qartë në lidhje me një perspektivë të qartë të anëtarësimit në NATO”, tha Duda më 12 qershor pas një takimi me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz në Paris.
Takimet trepalëshe që përfshijnë Gjermaninë, Francën dhe Poloninë, të njohura si Trekëndëshi i Vajmarit, filluan në vitin 1991 në Vajmar të Gjermanisë.
Fillimisht, bisedimet synuan të sillnin Poloninë dhe shtetet e tjera të Evropës Lindore më afër Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
Gjermania, në muajin prill e ka miratuar kërkesën e Polonisë për t’i eksportuar pesë avionë të vjetër luftarakë të llojit MiG-29, për ta forcuar fuqinë ajrore të Ukrainës kundër pushtimit rus.Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se kërkesa kishte mbërritur të enjten dhe se miratimi i kërkesës në po të njëjtën ditë nga Berlini tregon se të tjerët mund të mbështeten në Gjermaninë.
Gjermania i trashëgoi 24 avionë të llojit MiG-29 nga ish-Gjermania Lindore pas ribashkimit në vitin 1990. Në atë kohë, ky lloj i avionit cilësohej si njëri ndër avionët luftarakë më të avancuar në botë.
Data 16.08.2026
Aktuale
- Gjesti shqetëson ndjekësit, gjendja e tij shëndetësore nuk duket e mirë
- Autori i vuri pistoletën në kokë por nuk shkrepi/ Skeda e “Mir Bitocit, kush është shënjestra e atentatit të Elbasanit. Lidhja me grupin e “Mandela” të Peqinit në ’97
- Alarm nga OKB: Ebola po vret një person çdo 30 minuta
- Vranësira dhe reshje lokale, ja zonat ku pritet shi/ Parashikimi i motit
- Ermal Fejzullahu sot në dorë të fatit, ja çfarë po bën Ariana
- Mbyllet protesta e 77-të masive për dorëheqjen e Ramës, Diaspora do të jetë sërish nesër para Kryeministrisë
- Ndryshimi i pabesueshëm i Mbresës po habit të gjithë
- Mickoski i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Deklaratat e tij i përkasin shekullit të kaluar



