Author: Hamdi Kumanova

Tre fëmijë kanë përfunduar në Klinikën për Fëmijë pasi në një festë në Aerodrom të Shkupit dyshohet se kanë konsumuar “Dizental”, preparat për dezinfektim, përcjell TV21. Nga MPB thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit. “Më datë 11.06.2023 në orën 20:40 në Stacionin e Policisë në Aerodrom, nga ISHP – Klinika për Sëmundjet e Fëmijëve është raportuar se në orën 18:00 në Klinikë janë sjellë tre të mitur me skuqje të mukozës në gojë. Sipas njoftimit, fëmijët kanë qenë në një festë ditëlindjeje në një sallë lojërash në zonën e Aerodromit dhe pas masave të marra dhe bisedave…

Lexo më Shumë

Modeli 2CV i Citroën ka bërë edhe një herë përshtypje me prakticitetin e tij falë një pronari zviceran. Edhe pse konsiderohet një legjendë në botën e automobilave, Citroën 2CV nganjëherë përqeshet për pamjen e tij, ndërtimin e vjetëruar dhe performancën “arkaike” të rrugës, por është ende një makinë që ka shitur më shumë se 5 milionë kopje, duke ndihmuar francezët të “rikthehen rrota” pas Luftës së Dytë Botërore, dhe Citroën të jetë në hartën e prodhuesve seriozë të makinave. Ka nga ata që e duan shumë 2CV dhe bëjnë gjithçka për të ruajtur historinë e kësaj makine legjendare franceze dhe…

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian nuk ka pranuar të komentojë zgjedhjet parlamentare të mbajtura në Mal të Zi të dielën, derisa misioni vëzhgues zgjedhorë i kësaj institucioni të mos ketë një raport për to. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha po ashtu se blloku evropian nuk do të hyjë në debate apo kalkulime se kush do të duhej të formonte Qeverinë e re në Podgoricë, pasi sipas tij, kjo është çështje e brendshme e Malit të Zi. “Mali i Zi është një partner shumë i rëndësishëm dhe kandidat [për anëtarësim në BE]. Siç e ka thënë edhe përfaqësuesi i lartë [i…

Lexo më Shumë

Mësimdhënësit e shkollës fillore “Liman Kaba” të fshatit Luboten bojkotuan trajnimin për dhunën në shkolla, organizuar nga Komuna e Butelit. Sipas mësimdhënësve, trajnimi që do të zhvillohej ishte vetëm në gjuhën maqedonase. “Shumica e mësimdhënësve nuk e kuptojnë plotësisht sepse kemi terme dhe terminologji që nuk e kuptojnë. Nëse qëllimi është që atë të cilën e mësojmë në seminar ta përcjellim deri te nxënësit atëherë me siguri se nuk do t’ia arrijmë qëllimit. Por, nëse është të marrim diploma dhe të qëndrojmë sikur objekt dhe të shkojmë në shtëpi atëherë është tjetër punë”, deklaroi një mësimdhënës. “As përkthyes nuk kishte…

Lexo më Shumë

Motivi aq sa ishte dëshmim i pafajësisë, aq ishte edhe dëshmimi i një mënyre të re të zhvillimit të praktikës gjyqësore, deklaroi sot i akuzuari Dragi Rashkovski në fjalët e tij përmbyllëse për rastin “Softuerët”. Në Gjykatën Themelore Penale Shkup, Rashkovski i arsyetoi fjalët përmbyllëse dhe i paraqiti argumentet me, siç tha, “shtatë teoritë e Prokurorisë”. Rashkovski foli hollësisht për dëshmitë e paraqitura për të cilat pati vërejtje për rregullshmërinë e tyre. Ai i veçoi dëshmitë e ekspertëve të cilët, siç tha, konstatuan se të gjitha procedurat janë zhvilluar në pajtim me Ligjin për Furnizime Publike. “Ekspertët e mbrojtjes dhe…

Lexo më Shumë

Njoftimi i Plotë: Malësi e Madhe, Shkodër/Megaoperacione paralele në të gjithë qarkun, kundër kultivimit të bimëve narkotike cannabis sativa. Vijon faza e 10-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Qarku”. Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një 62-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të kësaj faze të megaoperacionit. I ndaluari, në bashkëpunim me vëllanë dhe bashkëshortet e tyre, kishte përshtatur një magazinë për të kultivuar bimë narkotike, me anë të llambave. Strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë vijuar intensivisht kërkimet dhe veprime të tjera procedurale dhe hetimore, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rasteve të…

Lexo më Shumë

Nga Ambasada e Amerikës në Shkup pëmes një deklarate me shkrim për portalin Pressonline kanë inkurajuar të gjitha partitë politike në Maqedoninë e Veriut të ulen në tryezë të bisedimeve siç thonë për të ardhmen Evropiane të vendit. Marketing Nga Ambasada amerikane në RMV thonë se populli vendos kush qëndron brenda e kush jashtë Qeverisë. “Vendimet se kush është brenda dhe jashtë qeverisë i takon popullit të Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësuesve të tyre politikë. Ne inkurajojmë të gjitha partitë politike të ulen në tryezë dhe të jenë pjesë e diskursit për të ardhmen e vendit”, thonë nga ambasada amerikane…

Lexo më Shumë

Tenderi i EVN HOME, për çmimin e ri të energjisë elektrike përfundon brenda një jave, ndërsa EMV-ja edhe pse planifikoi më datën gjashtë të këtij muaji, ende nuk ka dorëzuar llogaritjet e gatshme në Qeveri. Pasi të dorëzohen, në sesion të mbyllur qeveritar do të vendoset se me çfarë çmimi elektranat shtetërore do ta shesin energjinë elektrike gjatë gjashtë muajve të ardhshëm. Aktualisht, çmimi për megavat orë është 56 euro. Kryeministri Kovaçevski, siguron se çmimi i ri nuk do të shkaktojë goditje të çmimeve për qytetarët dhe nëse është e nevojshme, ka para të mjaftueshme në buxhet për subvencionim. “Qeveria…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës i është drejtuar Qendrës Shtetërore të Provimeve me kërkesë për të gjetur përgjegjësinë ndërmjet pjesëmarrësve në realizimin e procesit, në raport me lëshimin e bërë gjatë nënshtrimit të provimit të dytë ekstern në gjuhën angleze, përcjell TV21. Nga MASH thonë se edhe pse testi nuk ishte i disponueshëm për nxënësit para provimit, gjegjësisht i njëjti u nda mes maturantëve përmes aplikacionit për komunikim elektronik gjatë vetë provimit, megjithatë, ky është lëshim që nuk duhet të kishte ndodhur në asnjë mënyrë dhe tërheqë përgjegjësinë e duhur. Nga MASH sigurojnë se pas marrjes së informacionit nga QSHP…

Lexo më Shumë

Personat me nevoja të posaçme do të lirohen tërësisht nga participimi për shërbimet shëndetësore, do të kenë rritje të shtesave prej 78% ndërsa do të marrin ndihmën e asistentëve personalë për 160 orë në muaj dhe jo për 80 orë siç ishte deri më tani. Propozim ndryshimet ligjore tashmë janë në procedurë, të iniciuara nga një grup deputetësh. Nisma erdhi pas kërkesave të organizatës joqeveritare “Ndryshojmë”. “Kërkuam që ligji të plotësohet sepse ligji ka lëshime. Të gjitha kërkesat janë dorëzuar deri te të gjitha komisionet politike ku përfshihet arsimi, mbrojtja shëndetësore dhe besoj se ky është një fillim që të…

Lexo më Shumë

Brukseli nuk do të komentojë për diskutimet e brendshme në vend– kështu thuhet në përgjigjen e shkurtër nga delegacioni i Bashkimit Evropian, në pyetjen se a është i pranueshëm për Unionin propozimi i kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski që ndryshimet kushtetuese të miratohen gjatë kësaj periudhe, por të hyjnë në fuqi vetëm para anëtarësimit. Nga Delegacioni i BE-së për Alsat shprehen se konkluzionet e Këshillit të BE-së, të cilat u votuan vitin e kaluar, janë të qarta dhe janë pjesë e pakos së dokumenteve që përbëjnë kornizën e negociatave. “Këshilli vendosi, siç shkruhej në konkluzionet e korrikut 2022, të thërrasë…

Lexo më Shumë

Shkuan për ta përfaqësuar shtetin dhe fituan medalje në garën Mesdhetare të karatesë. Por, këta sportistë u deshtë që vetë të japin paratë nga xhepi i tyre. Në fakt, prindërit thanë se i vetëfinancuan me nga 750 euro sepse Federata e Karatesë së Maqedonisë nuk iu dha asnjë qindarkë. Danke Skotojkova fitoi medalje të artë, Besart Memeti dhe Andrej Basarov fituan medalje të argjendta, ndërsa Ilir Bajrami dhe ekipi senior fituan medalje të bronzta, por përveç talentit dhe djersës u deshtë që të paguajnë vet. Nga Drejtoria e Federatës nuk ishin të gatshëm të flasin për këtë fenomen, por foli…

Lexo më Shumë