Modeli 2CV i Citroën ka bërë edhe një herë përshtypje me prakticitetin e tij falë një pronari zviceran.
Ka nga ata që e duan shumë 2CV dhe bëjnë gjithçka për të ruajtur historinë e kësaj makine legjendare franceze dhe disa e përdorin atë në një mënyrë që më parë ishte e paimagjinueshme. Mes tyre është edhe Bernd, pronari karizmatik i modelit 2CV nga Zvicra, i cili zotëron dhe drejton këtë makinë të “konvertuar” në një kamping. Edhe pse gjithçka duket e thjeshtë, ajo është ende praktike.
Siç mund të shihet në klip, makina 3.86 metra e gjatë ende ofron hapësirë për një shtrat më të madh, por një seksion shtesë është bashkangjitur në pjesën e pasme për të bërë vend për këmbët. E njëjta kuti metalike shërben edhe si një kuzhinë kampi e pajisur me djegës dopio dhe nevoja elementare.
Privatësia sigurohet nga perdet, ndërsa hapësira “më e madhe” e bagazheve është nën sediljen e pasme, por për shumë pak.
Nuk ka detaje për motorin, por pronari tha se ishte një model 2CV Special që ishte prodhuar në vitet 1980. Ky model fuqizohej nga një motor 602cc me ftohje me ajër që prodhonte 29 kuaj fuqi, me të gjithë fuqinë e dërguar në rrotat e përparme nëpërmjet një kuti ingranazhi manual me 4 shpejtësi.
Citroën 2CV ka qenë gjithmonë një makinë ekonomike dhe përfaqësonte ekuivalentin francez të Volkswagen Beetle. Megjithatë, në vitet e kaluara çmimet e tij janë rritur dhe variojnë nga 5000 deri në 40000 dollarë për modelet speciale.



