SHA EMV më 27.04.2023 prodhoi 12.879 MWh energji elektrike, me çka me energjinë e prodhuar vetë plotësoi nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, si dhe nevojat për furnizime shtesë për shkolla, industrinë ushqimore dhe subjekte të tjera vitale shtetërore. Në termoelektranat janë prodhuar 8.531 MWh, ndërsa në hidroelektranat dhe në Parkun e Erës Bogdanci janë prodhuar 4.348 MWh. Ditën e kaluar përmes EMV Shitje janë furnizuar 0 MWh energji elektrike.
Author: Hamdi Kumanova
Kompania kroate SATO ka blerë shtypshkronjën e njohur “Kiro Dandaro” në Manastir për 9.5 milionë euro. Transaksionin e blerjes e ka bërë të ditur Bursa e Maqedonisë, ndërsa shitjen për portalin Faktor e ka konfirmuar edhe kreu i shoqërisë aksionare. Është bërë e ditur se janë duke u blerë 442.055 aksione me çmim prej 1.290 denarë për aksion, shuma e përgjithshme është 570.250.950 denarë, që përbën 91,16 për qind të kapitalit aksionar. (INA)
Ish-kryeministri i arratisur në Hungari, Nikolla Gruevski ka dal me një postim lidhur me ngjarjet e dhunshme të 27 prillit të 2017 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, përcjell INA. Ai ka shkruar se askush nuk kishte shkuar atë ditë për të vrarë dikë, dhe se po të ishte kjo atëherë do të kishte plan dhe armë. “Asnjë njeri normal në Maqedoni dhe në diasporë nuk beson se të dënuarit dhe të akuzuarit për ngjarjet e 27 Prillit ishin aty për të likuiduar Zoran Zaev dhe bandën e tij të vendosur në pushtet për të ripërcaktuar shtetin”, ka shkruar Gruevski.…
Në seancën e sotme 113 të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila ishte e rezervuar për çështje parlamentare, deputeti Zoran Kocevski nga VMRO-DPMNE pyeti ministrin Oliver Spasovski për të shtënat nga Samet Misimi dhe çfarë ka bërë MPB-ja për këtë, transmeton Portalb.mk. Ministri Spasovski informoi se ndaj personit konkret është parashtruar kallëzim penal nga MPB. “Janë ndërmarrë të gjitha veprimet penale dhe hetimore dhe paraprakisht është bërë një tjetër kallëzim penal. Pra ndaj atij personi janë dy kallëzime penale aktive të dorëzuara në Prokurorinë Publike në Shkup”. Ministri Spasovski prezantoi shifrat dhe statistikat për krimin, trafikun dhe sasitë e…
Llojet e ushqimeve që mund të përkeqësojë shëndetin tonë mendor janë ushqimet e pashëndetshme, të shpejta. Ushqim i përpunuar dhe ushqim i shpejtë Këto ushqime shpesh janë të larta në yndyrna të pashëndetshme, sheqer dhe kripë, të cilat mund të ndikojnë negativisht në disponimin tuaj dhe të rrisin rrezikun e depresionit. Karbohidratet e rafinuara mund të ndikojnë në nivelet e sheqerit në gjak Ushqimet si buka e bardhë, makaronat dhe produktet e pjekura të bëra me miell të bardhë mund të shkaktojnë rritje të nivelit të sheqerit në gjak dhe më pas rënie, gjë që mund të çojë në ndryshime…
Seanca e Këshillit gjyqësor në të cilin duhet të votohet kryetari i ri është caktuar për më 2 maj në orën 11. Zëvendëskryetari i Këshillit, Selim Ademi i cili dje me shtatë vota e shkarkoi kryetaren Vesna Dameva pa prezencën e të gjithë anëtarëve të këtij organi, sot kërkoi shtyrje për disa ditë, sepse, siç tha, shkaku i rëndësisë së çështjes, siç është zgjedhja e kryetarit të ri, do të ishte mirë prania e të gjithë 13 anëtarëve. “Sot ishte caktuar seanca e 439-të, por tashmë kemi debatuar që kur të zgjidhet kryetari i Këshillit gjyqësor, është mirë dhe e…
Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski në seancën e sotme kuvendare mes tjerash përmendi edhe politikat qeveritare të cilat, siç thotë ai, japin rezulatete. “Me politikat që i filloi Qeveria që para një vjet e gjysmë, arritëm ta rrisim pagën minimale dhe pagën mesatare. Kemi arritur për 100% ta rrisim pagën minimale në krahasim me vitin 2016. Kemi rritje të vazhdueshme të pagës mesatare, kurse pensionet në mars krahasuar me marsin e vitit 2016 janë rritur për 47 për qind pensioni meastare dhe pensioni minial për 60 për qind”, u shpreh Kovaçevski. Ai shtoi se në vitin 2013 janë nevojitur 4…
U.d ministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Nikollaj Millkov u shpreh se Sofja dhe Shkupi nuk do ta shënojnë bashkërisht vdekjen e Goce Dellçevit më 4 maj. Në konferencë për shtyp në Sofje, ashtu siç raportojnë mediat bullgare, Millkov theksoi se nuk është arritur marrëveshje me Maqedoninë e Veriut për shënimin e vdekjes së Goce Dellçevit më 4 maj edhe pse ka pasur marrëveshje dhe praktika në vitet paraprake. “Do të organizojmë festë në Bullgari në qytetin e Goce Dellçevit me praninë e nivelit më të lartë. Në këto festa janë të mirëseardhur edhe përfaqësues nga Maqedonia e Veriut”,…
Ministria për Punë dhe Politikë Sociale (MPPS) njofton se dita e hënë (1 maji), Dita Ndërkombëtare e Punës, është ditë jo-pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV). Dita e 1 majit lidh edhe fundjavën duke ofruar 3 ditë pushime.
Tre ushtarë amerikanë kanë vdekur pasi dy helikopterë u përplasën dhe u rrëzuan gjatë një misioni stërvitor në Alaskë. Zyrtarët thanë se dy ushtarë vdiqën në vendngjarje, ndërsa i treti vdiq rrugës për në spital. Një ushtar i katërt u plagos në incident. “Kjo është një humbje e pabesueshme për familjet e këtyre ushtarëve, shokët e tyre ushtarë dhe për divizionin”, tha gjeneralmajor Brian Eifler, gjeneral komandues i Divizionit të 11-të Ajror të Ushtrisë Amerikane, të cilit i përkisnin trupat. Dy helikopterët sulmues AH-64 Apache u rrëzuan pranë qytetit të Healy. “Incidenti është nën hetim dhe më shumë informacion rreth…
Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimin ndaj Driton Podrimçaku, i cili është dënuar me 6 vite burgim dhe 2 mijë euro gjobë për dy veprat penale “Fajde” dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar”. Sipas aktgjykimit të shpallur me 31 tetor 2021, Podrimçaku, është dënuar me 5 vite burgim dhe 2 mijë euro gjobë për veprën penale “Fajde”, kurse për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, i njëjti është dënuar me 1 vit e 6 muaj, ndërsa u lirua nga akuza për veprën “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Ndaj këtij aktgjykimi ankesë në Gjykatën e Apelit kanë parashtruar Prokuroria Themelore në Gjakovë…
Një grup i vajzave me mbulesa të zeza në fytyrë, hyjnë me qetësi në medresenë në Gor, provincën qendrore të Afganistanit. Brenda këtij institucioni arsimor islam, dhjetëra adoleshente ulen në tokë dhe recitojnë Kuranin, librin e shenjtë islam. Në mesin e tyre është edhe Zora Jalali, e cila ishte në vitin e fundit të shkollës kur talibanët morën pushtetin më 2021. Grupi militant më pas ua ndaloi vajzave që të ndiqnin mësimin përtej klasës së gjashtë, dhe me këtë vendim Zora Jalalit iu shua ëndrra që të bëhej mjeke. Jalili tani është në mesin…

