Kreu i Qeverisë, Albin Kurti, tha se kryeministri shqiptar Edi Rama, në vend se të propozojë draft-statusin e Asociacionit për serbët, do të duhej që të propozoj atë për Luginën e Preshevës, raporton Ekonomia Online.Kurti shtori se duke besuar në atë që beson Edi Rama se ai draft është i mirë, ka sugjeruar kryeministrin e Shqipërisë, që atë draft t’ia dorëzojë Aleksandar Vuçiqit.Kurti pohoi se ende nuk e ka parë draftin që Edi Rama ua ka dorëzuar liderëve evropianë për çështjen e Asociacionit.Ai ka thënë po ashtu se në takimin e 18 marsit në Ohër, ka propozuar që vetë ta bëjë draftin e vetëmenaxhimin e komunitetit serb në Kosovë, por ka thënë se atë nuk mund ta bëjë pa pasur pajtim për parimet bazë dhe frymën.“Unë nuk kam dyshim, besoj që propozimi i tij është i mirë. Duke qenë kështu unë propozoj që Rama këtë draft status të i’a prezantoj Vuçiqit më së largu në takimin e Ballkanit të Hapur si propozim për shqiptarët në Luginë. Propozimi im është që duke besuar në atë që beson kryeministri Rama, në vend se të propozoj për serbët të propozoj për shqiptarët e Luginës”, tha ai.“Unë i besoj kryeministri Rama se beson që ai model është i mirë për pakicën serbe. Unë vetëm po tregoj ku është adresa dhe cila do të jetë kërkesa për këtë model, adresa është Beogradi dhe kërkesa është për shqiptarët e Luginës. Unë nuk e di për atë draft, nuk e kam lexuar. Jam në kontakt të vazhdueshme për shkak të mbledhjes së Qeverive”.
Data 27.10.2026
Aktuale
- Ceremonia e varrimit të Arlinda Zekajt nis, djalit të saj i duhet të sillet nga policia
- Tragjedia e Arlinda Zekajt: Ish-bashkëshorti para drejtësisë për akuzat e dhunës
- Rama i jep leje speciale kompanisë së Agim Xhindolit për park fotovoltaik/ Projekti i “3X Energy” zapton 57 hektarë tokë bujqësore në Savër të Lushnjës
- Emocione të thella në varrimin e Arlinda Zekajt – djali i saj lutet për shpirtin e nënës
- (VIDEO) Shifra alarmante: Rritet për 118% numri i fëmijëve viktima
- (VIDEO) Kryetarja e parlamentit të Kosovës takon krerët e RMV-së
- Maqedonia e Veriut shqyrton pagat sipas orëve të punës, sindikatat kërkojnë minimum 250 denarë për orë
- Kodra e Diellit zbardhet nga bora, pamje të bukura dimërore (FOTO)



