Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka mbledhur këtë mesditë Këshillin Kombëtar të Sigurimit.
Sipas njoftimit të zyrës së Presidencës, kjo mbledhje ka në fokus sulmet kibernetike dhe masat që kanë marrë institucionet ndaj këtij fenomeni.
Gjatë mbledhjes pritet të bëhet edhe një analizë e detajuar mbi gjendjen aktuale të sigurisë, si dhe sfidat dhe kërcënimet me të cilat përballet Shqipëria.
Presidenti ka ftuar në këtë mbledhje edhe një përfaqësues nga opozita, që është deputeti Ferdinand Xhaferaj.
Një vit më parë, vendi ynë u godit nga sulmet kibernetike, që paralizuan për disa ditë shërbimet publike.