Kryeministri Dimitar Kovaçevski në margjinat e samitit të 4-të të Këshillit të Evropës në Rejkjavik pati takime të shkurtra me kryetarin e Këshillit Evropian, Sharll Mishell, me presidentin francez Emanuel Makron dhe kryeministrin belg, Aleksandar de Kru. Kovaçevski në Fejsbuk publikoi se kishte takim një takim përzemërt me Sharll Mishell, siç thotë “mik dhe mbështetës i madh në përcaktimin tonë strategjik për anëtarësimin e plotë të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian”. “Partnerët dhe mbështetësit tanë ndërkombëtarë e njohin përparimin e vendit tonë. Në Maqedoninë e Veriut ata shohin një partner serioz që qëndron për demokracinë, lirinë, paqen dhe nxitjen…
Author: Hamdi Kumanova
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se brenda VV-së ka përçarje të mëdha dhe se këto shihen lehtë nga brenda Kuvendit. Ai thotë se provë për këtë është mosmarrëveshja që për tri javë radhazi ka bërë që të mos ketë seancë të Kuvendit. “VV ka përçarje të brendshme, që tri të enjte nuk ka seancë”, tha ai në emisionin DPT te Fidani në T7. “Duke parë këto përçarje. Nuk besoj se kjo qeveri mund të shkojë më shumë se 5 muaj”, përfundoi ai.
Këtë “koktej” mund ta përgatisni gjithë jetën, sepse të dy përbërësit janë ushqime të zakonshme të përditshme. Pas një muaji do të ndieni ndryshimet. Do të harroni problemet me tretjen, do të ndiheni të shëndetshëm dhe plot energji. Mëlçia ka rolin e një fabrike gjaku në trupin tonë. Merr pjesë në procesin e rinovimit të gjakut. Ndihmon edhe në forcimin dhe stimulimin e tretjes në trup. Gjithashtu pastron gjakun dhe eliminon të gjitha toksinat dhe papastërtitë prej tij. Pas një muaji do t’i ndieni ndryshimet. Dukja juaj do të përmirësohet, rrathët e errët poshtë syve do të zhduken dhe çehrja…
Të gjithë qytetarët e Maqedonisë duhet të ndryshojnë dokumentet e tyre personale me emrin e ri të shtetit deri në shkurt të vitit 2024. Dokumentet e reja lëshohen me çmime të reja. Çmimi i pasaportës për personin deri në 27 vjeç mbetet i pandryshuar – 1.500 denarë, por pasaporta për personin mbi 27 vjeç do të jetë 2.000 denarë. Çmimi i mëparshëm ishte 1.500 denarë. Ndërsa letërnjoftimet e reja do të kushtojnë për 120 denarë më shtrenjtë – çmimi i ri është 310 denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ndërrimi i patentë shoferit deri më tani ka kushtuar 280 denarë, ndërsa çmimi…
Anesteziologu Valton Dervishi i cili publikoi muaj me parë video live në Tik Tok nga Reparti i gjinekologjisë në Tetovë, sot ka pranuar fajin para gjykatësit në Gjykatën e Tetovës. Mjeku Valton Dervishi akuzohet për dy vepra penale, inçizim të pa autorizuar dhe punë të pandërgjegjshme gjatë orarit të punës, të dënueshme sipas Kodit Penal. Gjykatësi i procedurës paraprake, Dervishit fillimisht i caktoi tetë ditë paraburgim që më vone t’ia vazhdoj në 30 ditë paraburgimin. Vepra për të cilën akuzohet Dervishi, rrezikon dënim me burg deri ne pesë vjet. /TS/
Ju duhet të blini tenxhere me vrima kullimi. Vendosni material më të trashë në pjesën e poshtme, dmth. zhavorr i trashë. Më pas aplikoni tokë. Ka disa lloje perimesh që mund t’i rritni në vazo. Fasulet mbillen më së miri në periudhën nga shtatori deri në nëntor. Tenxherja duhet të jetë 30 centimetra në diametër dhe 25 centimetra e thellë. Nëse dëshironi të mbillni kastravec, duhet të mbillni farat në pranverë, kur temperatura është mbi 15 gradë. Ju do të duhet të mbështesni bimën me shkopinj ose litar, dhe frutat do të piqen në 42 ditë. Marulja është një nga…
Një ushtar i pensionuar i forcave speciale amerikane është vrarë nga artileria ruse në qytetin ukrainas Bakhmut në lindje të vendit, të cilin ushtria e rregullt ruse dhe mercenarët e Wagnerit po tentojnë ta futin nën kontroll nga fillimi i luftës. Vdekja e tij u konfirmua nga një mik i ngushtë dhe themelues i një organizate jofitimprurëse që vepron në Ukrainë, transmeton Telegrafi. “Rreshteri në pension Nicholas Maimer ishte në një ndërtesë në Bakhmut që u shemb pasi u godit nga zjarri i artilerisë”, tha koloneli në pension Perry Blackburn, themeluesi i organizatës jofitimprurëse AFGFree, me të cilin Maimer punonte…
Humbja e PD-së dhe ngërçi ku ka rënë kjo forcë politike, kërkon organizim për një projekt të ri politik. Kështu ka deklaruar Fatbardh Kadilli,i cili në një intervistë për Vizion Plus tha se PD po kthehet në parti personi, ndonëse nuk lindi si e tillë. Kadilli tha se shumë persona iu afruan Berishës, pasi menduan se do të mbijetonin nën sqetullën e liderit të demokratëve. I pyetur se çfarë panë deputetët dhe mbështetësit tek Berisha gjatë kësaj kohe, Kadilli tha se ishin një sërë faktorësh, ndër ta urrejtja ndaj Bashës, apo edhe shpresa për të ardhur në pushtet.…
Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, vazhdon së bëri deklarata lidhur me Kosovën. Ai së fundi ka thënë se serbët që jetojnë në komunat veriore duhet ta kenë të zgjidhur çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. “Është çështje që së bashku evropianët dhe amerikanët janë duke u marrë me të, dhe megjithëse nuk do të ketë përparim në çdo takim, në fund do ta kemi Asociacionin”, ka thënë Hill për Kossev. Hill ka përmendur edhe procesin zgjedhor në katër komunat veriore, ku ka shtuar se nuk pret të kenë ndikim në periudha afatgjata. “Për mua është me…
Kuvendi sot duhet ta vazhdojë seancën e 115-të, në rendin e ditës së së cilës është pakoja e ligjeve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d. Propozim-ligjet për ndryshimin e Ligjit për Marrëdhëniet e Punës dhe Ligjit për Planifikim Urbanistik kanë kaluar në Komisionin për Çështje Evropiane, ndërsa sot duhet të shqyrtohet Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për ndërtim. Propozim-ndryshimet e Ligjit për marrëdhëniet e punës janë pika e 14-të, ndërsa ndryshimet në Ligjin për planifik urbanistik pika 17-të në këtë seancë plenare. Me ndryshimet në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës, mundësohet puna jashtë orarit më gjatë se tetë…
Nga Lucy Williamson Autoritetet shqiptare kanë konfirmuar se shumica e shqiptarëve të kthyer me forcë në shtëpi nga Britania e Madhe këtë vit vuanin dënimin për krime të ndryshme atje. BBC ka folur me shqiptarët që u kthyen në vendlindje dhe mësoi se disa të burgosurve iu ofruan 1500 paund për t’u larguar dhe disa planifikojnë të kthehen. Çdo javë, një turmë e vogël mblidhet në gardhin me tela të vendosur në pjesën e pasme të aeroportit të Tiranës në Shqipëri. Fluturimet për deportimin e tyre në Shqipëri janë rritur që kur vendi nënshkroi një marrëveshje të përbashkët bashkëpunimi me…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) shumë shpejt do të dërgojnë ndihmë shtesë të sigurisë në Tajvan, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin. “Shtetet e Bashkuara shumë shpejt do të ofrojnë ndihmë shtesë të sigurisë për Tajvanin përmes autoritetit të tërheqjes presidenciale, që Kongresi ka autorizuar vitin e kaluar”, tha Austin para ligjvënësve, shkruan REL. Autoriteti i tërheqjes presidenciale është një mekanizëm që ofron ndihmë të sigurisë dhe përmes tij janë dërguar edhe armatime për Ukrainën. Më herët gjatë këtij muaji, Reuters ka raportuar se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, përmes këtij mekanizmi planifikon të dërgojë ndihmë ushtarake…

