Author: Hamdi Kumanova

Qytetarët e vendit deri në shkurt të vitit të ardhshëm do të duhet të ndërrojnë dokumentet e identifikimit. Dokumentet e reja do të duhet të jenë me emrin e ri të shtetit, Republika e Maqedonisë së Veriut. Por qytetarët do të duhet të ndajnë një buxhet më të madh se zakonisht për dokumentet e reja, sepse materialet për përgatitjen e dokumenteve janë shtrenjtuar për 90 për qind dhe çmimi i shërbimit është pak më i shtrenjtë, thotë ministri i brendshëm, Oliver Spasovski. Vetëm qytetarët të cilët ndryshojnë pasaportat çdo pesë vjet do të paguajnë me çmimin e vjetër. “Përcaktuam…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski u shpreh se Kovaçevski ka pranuar se nuk ka projekt dhe se gënjeshtër është fillimi i ndërtimit të autostradave. Zëdhënësi i Frontit anti-evropian për mbrojtjen e krimin, dezerterin nga debati, Dimitar Kovaçevski, prapa kamerave e pranoi se korridoret do të kushtojnë më shumë se 1.3 miliardë euro, por edhe se nuk ka asnjë projekt për ndërtimin e tyre”, tha Stoilkovski. Ai thotë se kryeministri duhet të përgjigjet se si është e mundur të fillojë ndërtimi i cili nuk ka projekt. “E pamundshme është ndërtimi pa projekt. A e pranoi Kovaçevski se fillimi i ndërtimin…

Lexo më Shumë

Dhjetë rekomandime tashmë të miratuara nga Qeveria do t’u dorëzohen shkollave për rritje të sigurisë në objektet shkollore dhe parandalimin e dhunës mes moshatarëve. Ministri Jeton Shaqiri tha se mes tjerash rekomandohet që të gjitha pushtetet vendore, në bashkëpunim me Qendrat Ndërkomunale për punë sociale, të formojnë ekipe profesionale në nivel komunal, fokusi i të cilave do të jetë biseda me secilin fëmijë, në secilën shkollë. Gjithashtu, Shaqiri tha se rekomandohet të gjitha shkollat fillore dhe të mesme që të mbajnë takime me të gjithë prindërit/kujdestarët me temë: përmirësimi i proceseve, sigurisë, organizimi dhe kushtet në objektet shkollore dhe rrethinën.…

Lexo më Shumë

Lëvizja BESA përmes një komunikate me shkrim ka reaguar ndaj Qeverisë duke thënë se atë që po e paralajmëron kjo parti, se kjo Qeveri nuk është stabile dhe dita ditës po shteret. ”Ditë më parë ishim dëshmitar të dridhjeve të radhës të këmbëve të kristalta të kësaj Qeverie, për të cilën Lëvizja BESA po paralajmëron tash e ca kohë. Por, kësaj radhë, dëgjuan një muzikalitet banal nga ana e kryeministrit. Një melankoli pseudo-politike, të cilës për pak sa nuk i besuam. Kjo Qeveri qenka Stabile!! Dhe kjo deklaratë e kryeministrit Kovaçevski vjen pikërisht në momentin kur dy partitë siç është…

Lexo më Shumë

Rreth orës 13:30, në lagjen “Sport 2”, Gramsh, në rrugë, pas një konflikti të çastit mes 5 adoleshentëve është plagosur rëndë me mjet prerës (thikë), njëri prej tyre, shtetasi F. B., 15 vjeç, i cili pasi është dërguar në spital, ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve. Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Pas ndjekjes nga Policia, janë kapur dhe janë shoqëruar në Komisariat, 4 adoleshentët (ndërmjet tyre dhe autori) e përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasit E. K., 15 vjeç, A. C., 14 vjeç, O. C., 14 vjeç dhe S. M., 15…

Lexo më Shumë

Të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se vetëm në një vit shkollor, numri i nxënësve në arsimin fillor është zvogëluar për 1015 nxënës, ndërsa ai i shkollave të mesme për 1798. Në fund të vitit shkollor 2021/2022, numri i nxënësve në shkollat fillore ishte 184 910, që paraqet një rënie prej 0,6 % krahasuar me vitin paraprak. Në shkollat e mesme, numri i nxënësve në fund të vitit shkollor 2021/2022 ishte 69 378, që është një rënie prej 2,5 për qind krahasuar me vitin paraprak shkollor. Alsat tashmë disa herë ka raportuar për uljen e numrit…

Lexo më Shumë

Shumë herë deri tani kam thënë se vendosja e komuniteteve më të vogla etnike në Kushtetutë, duke përfshirë edhe bullgarët, nuk do ta rrezikojë sigurinë e shtetit, as nuk do ta lëkund stabilitetin tonë të brendshëm. Pikërisht për këtë shkak e kam përkrahur procesin për ndryshime kushtetuese dhe delegova përfaqësues timin në trupin punues, tha presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski. Në fjalimin hyrës në konferecën “Marrëdhënie mes bashkësive: Perceptime, shpresa dhe druarje, sfida dhe zgjidhje”, në organizim të CIVIL-Qendra për liri, shefi i shtetit theksoi se është i bindur se sa jemi më të ndryshëm, aq është më i gjerë…

Lexo më Shumë

Prokuroria kërkon paraburgim për një 23-vjeçar nga Shkupi, i cili dyshohet për vjedhje në një objekt të Armatës, përcjell TV21. Nga Prokuroria thonë se vjedhja ka ndodhur më 14 maj, në fshatin Qojli në rajonin e Shkupit. “Më 14 maj, në rajonin e fshatit Qojli të Shkupit, ai ka hyrë në një objekt të veçantë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga ku ka tentuar të marrë sende të tjera të rëndësisë së veçantë për sigurinë e njerëzve dhe pronës, me qëllim përvetësimin e tyre në mënyrë të paligjshme. Me darë armature ka prerë gardhin e telit dhe…

Lexo më Shumë

Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari reagojnë ndaj lajmeve të pavërteta në rrjete sociale ku thuhet se Maqedonia ka importuar 10 kamionë me domate të pasigurta nga Shqipëria. “Si institucion përgjegjës për sigurinë e ushqimit, edhe një herë theksojmë se një import i tillë nuk është i mundshëm për shkak se importet me ushqim, përfshirë këtu edhe importet e domateve nuk guxojnë të hynë në Maqedoni, përveç transitit”, thuhet në njoftimin e AUV-së. Ata shtojnë se që nga fillimi i vitit janë importuar 1.819.306 kilogramë domate nga Shqipëria dhe nuk s’ka pasur ushqim të pasigurtë. closevolume_off “Importi me 10 kamionë…

Lexo më Shumë

Katastrofat natyrore shumë shpesh nuk varen nga ne, rrallë kur mundemi, veçanërisht ne shtetet më të vogla, të ndikojmë në rrjedhën e tyre. Por, të gjithë bashkë kemi përgjegjësi që të ndërtojmë sistem të masave i cili shtetet dhe bashkësitë e tona lokale do t’i bëjë më rezistues në lidhje me pasojat, theksoi ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov në konferencën e sotme rajonale të organizuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) “Përgatitje për tërmete dhe rezistencë urbane”. Ministri Penov nënvizoi se duke pasur parasysh atë se nuk mund të ndikojmë në shkakun, sigurisht mund të ndikojmë…

Lexo më Shumë

Që nga viti 2009 e këndej vetëm për 5 për qind janë rritur rrogat e punëtorëve në Drejtorinë e të Ardhurave Publike. Këtë pakënaqësi e kanë shprehur punëtorët e kësaj drejtorie duke protestuar para zyrave të Drejtorisë së të Ardhurave Publike në Tetovë. Përfaqësuesit e sindikatës janë shprehur se krahas të gjitha krizave që ka kaluar vendi,duke filluar me pandeminë e deri në rritjen enorme të çmimeve, megjithatë pagat e tyre kanë mbetur të pandryshuara. “Jemi të pakënaqur për shkak se nuk jemi të përfshirë në nenin 66 të ligjit për buxhetin dhe interpretimin autentik që e ka bërë kuvendi…

Lexo më Shumë