Author: Hamdi Kumanova

Sekretari gjeneral i Lëvizjes BESA, Abdush Demiri, përmes një statusi në rrjetin social facebook ka kritikuar qasjen e kryeministrit Kovaçevski në lidhje me aferat korruptive të zyrtarëve të BDI-së. “Derisa skandalet për pasurimin e funksionarëve të BDI-së dhe familjarëve të kryetarit të saj Ali Ahmeti vetëm shtohen, kryeministri Dimitar Kovaçevski hesht. Ai në vend që të urdhërojë Ministrinë e Punëve të Brendshme, Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe Drejtorinë e hetimeve financiare që të fillojnë të hetojnë rastet e nipërve të Aliut, Drin dhe Besian Ahmeti, ai i u bën thirrje atyre që të veprojnë. Kështu Kovaçevski nuk sillet…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski shprehet se “TVSH-ja ime” është një nga masat që jep efekt të shkëlqyer dhe për këtë shkak, gjysmë milion qytetarët e shfrytëzojnë këtë aplikacion për kthimin e TVSH-së. Reklama “Sivjet kemi rritur limitin e kthimit nga 1.800 në 2.100 denarë për tre muaj ose 8.400 denarë në vjet që sigurohet nga buxheti. Gjatë 4 viteve të fundit, mbi 5.5 miliardë denarë janë kthyer te qytetarët, ndërsa sivjet, në tre muajt e parë janë kthyer 1.2 miliardë denarë”, u shpreh Kovaçevski. Ai shtoi se këto suksese janë suksese të qytetarëve dhe kompanive, ndërsa me disiplinën fiskale…

Lexo më Shumë

Kanceri shkaktoi afro 10 milionë vdekje në mbarë botën në vitin 2020. Shkaqet e tjera më të zakonshme të vdekjes nga kanceri përfshijnë zorrën e trashë dhe rektumin, mëlçinë, stomakun dhe gjirin. Nëse zbulohet herët dhe trajtohet në mënyrë efektive, shumë kancere mund të kurohen. Aktualisht, trajtimi i kancerit zakonisht përfshin kirurgji, radioterapi, kimioterapi, trajtime hormonale dhe terapi biologjike të synuara. Një regjim specifik trajtimi ndiqet për çdo lloj kanceri. Studiuesit japonezë kanë zhvilluar një metodë të re për trajtimin e llojeve të shumta të kancerit. Terapia e re e alfa-grimcave të synuara nga tumori mund të trajtojë në mënyrë…

Lexo më Shumë

Mërgimtarët që vijnë në Komunën e Vushtrrisë do të mund të marrin shërbime administrative duke filluar nga e shtuna, shërbime këto që janë ofruar edhe vitin e kaluar në muajt e verës. Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi tha se përderisa vitin e kaluar në dispozicion të mërgimtarëve kanë qenë katër sportele, këtë vit ky shërbim administrativ i ka rritur kapacitetet duke shtuar kështu edhe dy sportele. Idrizi pohoi se për mërgimtarët janë siguruar edhe vend-parkingje të veçantat dhe se kanë marrë garanci nga kompania regjionale e ujësjellësit se do të ketë ujë 24 orë. Ai më tej ka…

Lexo më Shumë

Një tërmet me magnitudë 6.4 goditi ishullin indonezian Java të premten mbrëma, duke plagosur të paktën 10 persona, ndërsa një tjetër vdiq si pasojë e atakut gjatë tërmetit, tha agjencia e menaxhimit të fatkeqësive të vendit (BNPB). Tërmeti shkaktoi dëme të vogla materiale në qindra shtëpi, zyra, shkolla dhe objekte shëndetësore në provincat Yogyakarta dhe Java Qendrore, tha zëdhënësi i BNPB, Abdul Muhari. Agjencia gjeofizike e Indonezisë (BMKG) tha se tërmeti, i cili kishte një thellësi fokale prej 25 kilometrash, u ndje në disa qytete në provincën Yogyakarta si dhe në Java lindore dhe qendrore, ishulli më i populluar i…

Lexo më Shumë

Interi ka konfirmuar transferimin e sulmuesit francez Marcus Thuram si transferim i lirë.25-vjeçari iu nënshtrua testeve mjekësore me Nerazzurrët në fillim të kësaj jave. Ai raportohet të ketë nënshkruar një kontratë me vlerë 6.5 milionë euro në sezon deri në qershor 2028, përcjell GazetaBlic Sport. “Marcus Thuram është i shpejtë. Ai ka qenë gjithmonë i shpejtë, për të arritur qëllimet e tij dhe për të kapërcyer çdo pengesë në rrugën e tij”, thuhet në një deklaratë të Interit.

Lexo më Shumë

Deri në fund të viti hap dhe dinamikë e re në negociatat me BE-në, me mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare dhe hapje e klasterit të parë, shkroi në Facebook zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq në porosinë me rastin e marrjes së udhëheqësisë së presiedencës së BE-së nga ana e Spanjës, transmeton Portalb.mk. “Sot fillon udhëheqësia gjashtë mujore e Mbretërisë së Spanjës me Këshillin e BE-së, kohë në të cilën kemi edhe shumë për të bërë për Evropë më të suksesshme dhe më të unifikuar me vendet nga Ballkani Perëndimor. Porositë nga kryeministri spanjoll, Pedro Sançez Perez, gjatë vizitës…

Lexo më Shumë

Për vite me radhë DPMNE ka pastruar para përmes Shkupit 2014 në kurrizin e popullit – akuzojnë nga LSDM-ja në pushtet. Nga kjo parti thonë se VMRO-ja ka keqpërdorur për shumë vite pozitat shtetërore. “DPMNE ka pastruar para me vite duke keqpërdorur pozitat dhe kompetencat zyrtare përmes projektit Shkupi 2014. Përmes krimit, tenderave të montuar dhe abuzimeve ata siguruan burime financiare prej 57 milionë eurosh në kurrizin e qytetarëve. Nga hetimi i gjerë i prokurorisë për këto keqpërdorime ka rezultuar se për derdhjen e monumenteve nga Shkupi 2014 janë paguar shuma të mëdha nga buxheti, ndërsa ata janë derdhur në…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, e ka mik, derisa ish-presidentin Hashim Thaçi, e ka quajtur vëlla. Në një intervistë që ka dhënë sot për Euronews Albania, lidhur me zhvillimet në veri të Kosovës, Rama disa herë ka përsëritur se Kurtin e ka mik, por në fund të intervistës është kujdesur që ta bëjë një qartësim. “Albin Kurtin e kam mik, Hashim Thaçin e kam vëlla, që të jemi shumë të qartë”, tha Rama. Advertisements Rama tha se Kurti është një mik që e çmon dhe respekton, por se nuk e mirëkupton për…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme në Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrllet në fushën e komunikacionit. Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar 258 masa, prej të cilave 59 janë për tejkalim shpejtësie, 18 për vozije pa leje, 3 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 8 për kundërvajtje të motoçiklistëve. Po ashtu janë shqiptuar edhe 7 dënime për kalim në të kuqe, 16 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 9 për mospërdorim të ripit të sigurisë. “Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë e komunikacionit në mënyrë…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, gjatë vitit të kaluar janë evidentuar 10.866 fëmijë të sapolindur në vendet urbane, ndërsa 7.207 fëmijë janë nga fshatrat. Më së shumti lindje ka rajoni i Shkupit me 39.6%, ndërsa më pak ka rajoni lindor me 6.6%. Rajoni i Shkupit zë vendin e parë edhe kur bëhet fjalë për personat e vdekur dhe kap 31% të të gjitha vdekjeve, ndërsa më pak ka në pjesën veri-lindore të vendit me 7.7%. Shtesa natyrore e popullsisë është negative dhe në zonat urbane është -3,488 banorë, dhe në zonat rurale -898 banorë. Nga numri i…

Lexo më Shumë