Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, gjatë vitit 2022, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë të regjistruara 662 objekte të ndërtuara pa leje. “Sipas llojit të objektit, pa leje janë ndërtuar 111 objekte për banim[1]) (16.8 %), 101 mbindërtime, adaptime dhe meremetime (15.3 %), 58 objekte afariste (8.8 %), 94 garazhe (14.2 %), 125 gardhe (18.9 %), 5 shkallë (0.8 %), 19 terrasa (2.9 %), 5 terrasa verore (0.8 %), 50 mburoja (7.6 %), 15 objekte të përkohshme-të afatizuara (2.3 %) dhe 79 objekte ndihmëse (11.9 %)”, thuhet në raportin e Entit Shtetëror të Statistikës.…
Author: Hamdi Kumanova
Spitali klinik Zhan Mitrev mori pjesë në kongresin neuropsikiatrikë të mbajtur në Pula, Kroaci nga data 18-21 maj 2023, të prezantuar nga Dr. Marija Kostadinovska, specialiste psikiatre. Kongresi është i karakterit ndërkombëtar, tradicional, i 62-ti me radhë, ku nuk mungojnë as ekspertët eminentë nga Evropa dhe Amerika. Në kongres u mbajtën tema nga të dy fushat që kanë të bëjnë me neurologjinë dhe psikiatrinë, me referencë të veçantë për pasojat neurologjike dhe psikiatrike të sëmundjeve cerebrovaskulare dhe dëmtimeve të trurit, vlerën klinike dhe problemet e mjekësisë moderne teknike, plakjen e trurit, neuro- dhe psikogeriatrinë, demencën. Dr. Kostadinovska me pjesëmarrjen…
Në Bruksel u nënshkrua Marrëveshja e Partneritetit midis Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian në programin “Evropa Digjitale(2012-2027)”. Marrëveshja u firmos nga ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu dhe përfaqësuesit të Komisionit Evropian. Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes, ministri Aliu falënderoi BE-në për mbështetjen që i ka dhënë vendit tonë: “Sot partnerët tanë, që na kanë qëndruar në krah gjatë revolucionit digjital dhe reformave sfiduese e kanë vlerësuar angazhimin e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, për këtë arritje të shënuar, tranformimin digjital që ka sjell transparencë në administratën publike përmes digjitalizimit të shërbimeve publike.…
Deputeti i PD-së, Tomor Alizoti sot është takuar me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, transmeton Almakos. Ky është njoftimi integral i takimit: Një takim shumë i përzemërt dhe i rëndësishëm me Kryeministrin e Kosovës. Ngjarjet dhe tensionet në veri të Kosovës, lufta e pandërprerë e Serbise për të mbajtur në krizë të vazhdueshme Kosovën dhe përpjektjet e qeverisë së Kosovës dhe shqiptarëve patriotë për të mos u nënshtruar ishin në qender të bisedës. Kurti po shfaq forcë, dinjitet. Shqipëria duhet të jetë me Kosovën. Partnerët ndërkombëtarë janë jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe pazëvendësueshëm.
Në automjetin Audi A4 një 49 vjeçar nga Bogdanci ka transportuar ilegalisht 8 migrantë nga Siria, përcjell KlanM. Si pasojë, i njejti është arrestuar nga policia. “Më datë 29.06.2023 rreth orës 18.10 në afërsi të Bogdancit nga ana e nëpunësve policorë të stacionit policor të mbikëqyrjes kufitare Dojran i Vjetër, është privuar nga liria personi P.G.(49) nga Bogdanci për shkak të dyshimit të bazuar se në automjetin “Audi A4” me targa të Gjevgjelisë, transportoi tetë migrantë nga Siria. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse”, thuhet në raportin…
Në seancën e caktuar për më 5 korrik, Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë rastin në të cilin kontestohen ndryshimet ligjore në Udhëzimin për udhëheqjen e librave amë, i cili parasheh që në certifikatat e lindjes të shënohet edhe përkatësia etnike. Gjykata Kushtetuese bëri të ditur se ndërkohë nismë për Udhëzimin ka paraqitur edhe partia politike “E Majta”. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska, në një konferencë për media theksoi se Udhëzimet janë kundër Kushtetutës, pa specifikuar se në cilën pjesë. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese do të prezantojë argumentet e saj në seancën e Gjykatës Kushtetuese kur do të…
Një lajm shokues vjen nga Franca ku trajneri i Paris Saint-Germainit, Christophe Galtier dhe djali i tij John Valoviq-Galtier janë arrestuar nga policia franceze.Mediat franceze raportojnë se Galtier me të birin janë dërguar në paraburgim nga policia në qytetin e Nice.Galtier akuzohet për racizëm dhe diskriminim në kohën sa ishte pjesë e skuadrës së Nice.Galtier është akuzuar nga ish-drejtori i Nice, Fournier për racizëm.Historia vjen nga e shkuara, kur francezi ishte ankuar për numrin e lojtarëve me ngjyrë dhe myslimanë në skuadër.Galtier kishte mohuar akuzat e ish-drejtorit të klubit francez.
Në seancën fillestare të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Gani Demaj, ish- shef i Kabinetit të ish-Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe Jahja Lluka, ish-këshilltar politik i tij, u deklaruan të pafajshëm në rastin ku po akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Lluka dhe Demaj po akuzohen se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, me rastin e kryerjes së punëve në varrezat e dëshmorëve dhe heronjve si Adem Demaçi, Ahmet Krasniqi, Qazim Jakupi, Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj. Deklarimin rreth fajësisë, dy të akuzuarit e kanë bërë pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Fitore Sadikaj. closevolume_off “Plotësisht i pafajshëm edhe jam…
Qëndrimi ulur në një tavolinë gjatë gjithë ditës mund të ketë efekte negative në shëndetin dhe mirëqenien tonë, transmeton Gazeta Metro. Megjithatë, përfshirja e zakoneve dhe aktiviteteve të thjeshta në rutinën tonë të përditshme mund të bëjë një ndryshim të rëndësishëm për të qëndruar të shëndetshëm dhe aktiv. Merrni pushime për orë: Bëjeni zakon të ngriheni nga tavolina juaj çdo orë dhe të bëni një shëtitje të shpejtë ose shtrirje për të ndërprerë periudhat e gjata të qëndrimit ulur. Ecni në drekë: Përdorni një pjesë të pushimit të drekës për të bërë një shëtitje. Ftoni kolegët t’ju bashkohen…
Vetëm Bullgaria dhe Mickoski janë të pakënaqur me mbështetjen e fortë dhe të qartë të Gjermanisë dhe kancelarit Olaf Scholz për të ardhmen evropiane të vendit dhe për identitetin, gjuhën dhe veçantinë maqedonase. Kështu thonë nga LSDM-ja në pushtet duke akuzuar VMRO-në opozitare dhe kreun e saj si politikan destruktiv, përcjell KlanM. “Ndryshimi shumë i shpeshtë i pikëpamjeve të Mickoskit për të ardhmen evropiane të vendit, për gjuhën maqedonase, nuk flet mirë për të dhe tregon se ai mund të jetë plotësisht i humbur. Mickoski ka një mundësi unike për t’iu bashkuar procesit të realizimit të qëllimit strategjik të anëtarësimit…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë ditë së djeshme, policët e Sektorit të Punëve të Brendshme në Shtip kanë arrestuar një 29-vjeçar pasi i njëjti kishte vjedhur çantë nga një 58-vjeçare, që të dy nga Shtipi. Njoftimin i MPB-së: Më datë 29.06.2023 në Shtip, nga ana e nëpunësve policorë nga SPB Shtip, është privuar nga liria D.N. (29) nga Zlletova, pasi që sipas të denoncuarës, më datë 28.06.2023 rreth orës 20:30 më një objekt hotelerik në Shtip nga S.M.(58) nga Shtipi ka marrë çantën në të cilën ka pasur para, dokumente personale dhe çelës të veturës. closevolume_off…
Sipas Botës së Statistikave, Pakistani është shpallur vendi më i lirë për të jetuar. – Advertisements – Për të zbuluar nëse është me të vërtetë kështu, Josh Larkin i kanalit YouTube The Burnt Chip udhëtoi në qytetin e tij më të madh, portin kryesor dhe qendrën financiare – Karaçi. Në Karaçi, ai shkëmbeu një paund britanik, ose rreth 1.2 euro, për 400 rupi pakistaneze dhe u përpoq të kuptonte se çfarë mund të blinte me të brenda një dite. Ai regjistroi përvojat e tij me një aparat fotografik dhe e postoi videon në YouTube, ku është parë nga më shumë se…

