Author: Hamdi Kumanova

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka thënë se është i sigurt se armët taktike bërthamore ruse të vendosura në vendin e tij nuk do të përdoren kurrë. Lukashenko dhe Putini kanë pranuar se disa armë taktike kanë mbërritur në Bjellorusi dhe pjesa tjetër do të jetë atje deri në fund të vitit. Në një fjalim me rastin e festës kombëtare të shtetit të tij ish-sovjetik, Lukashenko tha se vendosja e armëve në Bjellorusi ishte “iniciativa më e fortë”. “Ndërsa ne ecim përpara, ne bëhemi gjithnjë e më të bindur se ato armë duhet të vendosen këtu, në Bjellorusi, në një…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm dhe zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, në një konferencë për shtyp, i pyetur edhe për kryetarin e komunës së Strugës, tashmë në Listën e Zezë të SHBA-ve, tha se ata si parti nuk mund ta shkarkojnë dot, sepse ai është i zgjedhur nga qytetarët e Strugës. Osmani theksoi se ata si parti mund të veprojnë vetëm në nivel partiak, ku dhe i janë ngrirë të gjitha pozicionet në BDI, por nuk mund veprojnë më tutje sepse tejkalojnë kompetencat e tyre.

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga tha se OBRM-PDUKM-ja e ka mbrojtur kryetarin e Strugës Ramiz Merko, sepse derisa kanë qenë në pushtet nuk kanë proceduar asnjë kallëzim kundër tij. Reklama Ai këtë e tha në përgjigje të një pyetjeje të ngutshme në seancën e sotme të Kuvendit. Edhe deputeti i OBRM-PDUKM-së Bojan Stojanovski pyeti ministrin e Drejtësisë Lloga, i cili dikur ka qenë punëtor i Komunës së Strugës, se pse nuk janë trajtuar ende gjashtë lëndë kundër Ramiz Merkos dhe nëse janë vlerat evropiane ato që kanë udhëhequr partisë së tij Aleanca për Shqiptarët që hyn në Qeveri. Lloga…

Lexo më Shumë

Zëvendësministri për Transport dhe Lidhje, Bekim Rexhepi ka qenë sot në Dibër për të ndjekur nga afër punimet për rikonstruimin e rrjetit të rrugëve dhe kanalizimit atmosferik, përcjell KlanM. Rexhepi i shoqëruar nga kreu i Dibrës, hekuran Duka dhe deputetja e BDI-së, Arban Pasholli, theksoi se për ta të gjitha komunat janë njëlloj, ndërsa shtoi se në projektin aktual janë përfshirë 140 rrugë në mbi 60 komuna të vendit “Sot, gjatë inspektimit të punimeve të projektit për rekonstruimin e rrjetit të rrugëve në lagjen Venec 1, së bashku me rekonstruimin e tërësësishëm të kanalizimit atmosferik në…

Lexo më Shumë

Një mediator i ri u angazhua për të negociuar krizën në Drejtorinë e të Ardhurave Publike. Nga njëra anë qëndroj drejtoresha që lutet për një zgjidhje afatgjate, kurse nga ana tjetër kreu sindikatës që thotë se po nuk u morën vesh për rritje të pagave do të futen në grevë të përgjithshme. Ilija Manasiev tha se për 10 deri në 20 ditë do të merren vesh të dyja palët, që nënkupton se edhe greva e paralajmëruar pezullohet për të paktën tri javë. Ai bën thirrje që të përmbahen nga komentet që dëmtojnë procesin, kur u pyet nga Tv Alsat…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj politikave shoviniste dhe avantureske të VMRO-DPMNE-së e cila, në mungesë të ofertës për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët, e rikësuar nga ndjekjet penale për krimet në vazhdimësi të funksionarëve të saj, dhe e etur çmendërisht për pushtet, është duke sfiduar në vazhdimësi bashkëjetesën, tolerancën dhe harmoninë ndëretnike në vend. “Vendimi i fundit i Komunës Butel për të kontestuar vetëm emrat shqip të rrugëve të kësaj komune multietnike në Shkup është provokim i radhës i cili meriton dënim të ashpër nga të gjithë. Bashkëjetesa ndëretnike, demokracia funksionale multietnike, janë…

Lexo më Shumë

Ka ndërruar jetë Haxhi Amid Alimi, babai i Feta Alimit nga Orizarja e komunës së Likovës. Lajmin e ka bërë me dije vet Fetai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”. Ai ka treguar se varrimi i babait të tij do të bëhet nesër pas namazit të xhumasë në Orizare të Likovës. “Te Zotit jemi dhe te ai do të kthehemi, ndërron jetë baba jem Haxhi Amid Alimi. Me tha biri im: “Vetëm një gjë po ia kerkoj Zotit në këtë moshë, të presë i gjallë në shtëpi, pastaj edhe nëse vdekja me merr mos…

Lexo më Shumë

“Qëllimi strategjik i shtetit është anëtarësimi i plotë i Maqedonisë së Veriut në BE”, thotë kryeministri Dimitar Kovaçevski në një intervistë për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. “Procesi i integrimit evropian të vendit garanton sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, por edhe bashkëpunim më të mirë ekonomik, një treg të përbashkët me gati gjysmë miliardë banorë”, ka thënë kryetari i Qeverisë. Kovaçevski në intervistë flet për vendimet e ardhshme politike që duhet të merren në vend dhe nga të cilat varet e ardhmja evropiane e qytetarëve. “Votimi nuk ka të bëjë vetëm me kushtetutën tonë, por me të ardhmen evropiane të…

Lexo më Shumë

Kryeministri i arratisur Nikolla Gruevski, ish-ministri i Financave, Zoran Stavreski dhe ajo e Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska, dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave dhe për pastrim parash në hetimin për “Shkupit 2014”, në këtë rast për 11 monumente, përfshirë edhe atë “Luftëtari mbi kalë”. Reklama Këto monumente, duke përfshirë atë të mbretit Samuel dhe krijuesve të VMRO-së, kishin vlerë shumë të lartë në tender këtu dhe jashtëzakonisht të ulët në Itali. Pagesat kanë shkuar nga Komuna Qendër drejt Italisë, tek kompanitë e të dyshuarit të tetë, një biznesmen italian pa licencë shkritoreje monumentesh. Më pas, përmes kompanive offshore, i…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim njofton opinionin se me datë 2 korrik – E Diel do të mbahen zgjedhjet brendapartiake për konsolidimin e organeve partiake në 14 degë të saj me aplikimin e parimit demokratik “një anëtar, një votë”. Pas procesit të realizuar me sukses të regjistrimit të anëtarësisë, verifikimit dhe shpalljes së kandidaturave dhe fushatës zgjedhore të kandidatëve që përfundon sot, të dielën ftojmë anëtarësinë e Bashkimit Demokratik për Integrim që të deklarojnë lirshëm vullnetin e tyre për udhëheqësinë e re të degëve në Butel, Çair, Dibër, Jegunovcë, Kërçovë, Krushevë, Kumanovë, Likovë, Manastir, Petrovec, Pllasnicë, Prespë, Shuto Orizare, Veles. Gjatë…

Lexo më Shumë

Gazetari Igli Çalmeta ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e babë e bir Gjokë dhe Eduard Gurra ditën e djeshme në fshatin Sumë në Dugagjin të Shkodrës. Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se dyshohet se autorë të ngjarjes kanë qenë dy persona, njëri prej të cilëve ka ndjekur babë e bir ndërsa tjetri ka pasur rolin e ekzekutorit . Më tej ai theksoi se autorët i kanë ndjekur për ditë të tëra lëvizjet e babë e bir deri në momentin e ekzekutimit. Gazetari theksoi se në vendngjarje janë gjetur 8 gëzhoja. “Nga informacionet që kam pista…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski, duke arsyetuar kërkesën për të rikthyer emrat e vjetër të rrugëve, ka thënë se në periudhën e kaluar ka pasur shumë kërkesa nga qytetarët, pas së cilës ka vendosur të ndërmarrë këtë hap, aq më tepër që, siç thotë ai, ish-kryetari i Shkupit Petre Shilegov dhe Këshilli i Qytetit të Shkupit kanë marrë vendim për ndryshimin e emrave të rrugëve në Komunën e Butelit pa asnjë konsultim me qytetarët, raporton SHENJA. “Fillimisht më vjen keq që potencohen ato 20 rrugë, bëhet fjalë për 38 rrugë prej të cilave gjysma janë me emra shqip…

Lexo më Shumë