Author: Hamdi Kumanova

Deputetja Britanike Alicia Kearns ka bërë thirrje që edhe vendet tjera të veprojnë pas vendimit që Britania e Madhe ka marrë për t’i vënë sanksione Milorad Dodik, kryetar i etnitetit të Republikës Serpsak në Bosnjë e Hercegovinë. Ajo përmes një postimi në Twitter poashtu ka kërkuar që Britania e Madhe t’i bashkohet forcave të EUFOR-it në Bosnjë për të ndaluar qëllimet e Beogradit. Dodik ka paralajmëruar se do të vendosë postblloqe për të ndarë etnitetet në Bosnjë dhe mbajtjen e një referendumi gjatë këtij viti për pavarësi. Postimi: Mbretëria e Bashkuar ka sanksionuar Milorad Dodik pas thirrjeve nga Parlamenti. Tani…

Lexo më Shumë

Ju keni nevojë për 30 minuta në ditë, minimumi. Pra, pse po e lexoni këtë? Dilni jashtë dhe ecni! Të jesh ndërmarrës kërkon përpjekje dhe kohë domethënëse. Përderisa nuk ka ndonjë ‘’standard’’ për orarin e ndërmarrësisë, shumë pronarë të bizneseve përfundojnë duke punuar 60 orë në javë ose më shumë. Dukshëm, kjo lë pak hapësirë për vetë-kujdes si ushtrime fizike. Mirëpo, është vitale për shëndetin fizik dhe mendor të ndërmarrësve të bëjnë ushtrime vazhdimisht, pavarësisht kufizimeve praktike. Ekonomia Online ju sjell disa arsye pse është kështu: Ushtrimet fizike janë të mira për ju, kjo pranohet nga të gjithë Ushtrimet ju…

Lexo më Shumë

Ndërtimi i pasurisë është një çështje për të cilën duhet punuar në mënyrë të vazhdueshme dhe menaxhimi i mirë i parave që ju keni. Edhe pak fat është një ndihmë e madhe.Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka lindur në pasuri. Puna e tij e parë i është dorëzuar atij në formën e një titulli fisnik i pasurive të patundshme të babait të tij manjat. Shumica prej nesh nuk janë aq me fat.Rruga drejt pasurisë për shumicën e njerëzve është më e komplikuar, më e mbushur me pengesa dhe unike e rrethanave personale. Ndërsa Trump kishte pasuri në duart e tij,…

Lexo më Shumë

Sot, punonjësit janë më të angazhuar dhe qëndrojnë më gjatë në një kompani nëse marrëdhëniet mes tyre janë më të forta. Puna është bërë më e decentralizuar, me më shumë punonjës që punojnë nga shtëpia dhe që përdorin mjete bashkëpunimi që kapërcejnë komunikimin ballë për ballë. Si rezultat, studimi State of the Global Workplace i Gallup gjeti se 85% e forcës së punës në botë nuk është e angazhuar ose e paangazhuar në mënyrë aktive në vendin e punës, gjë që u kushton kompanive 7 trilionë dollarë në produktivitet të humbur.. Në të kundërt, liderët që i japin përparësi socializimit…

Lexo më Shumë

Nga sot nuk është më në fuqi vendimi i Qeverisë për kufizimin e marzhës tregtare, që përfshinte bukën e bardhë, sheqerin, vajin e lulediellit, miellin e grurit të llojit 400 dhe 500, brumërat, orizin, qumështin, vezët, gjizën, djathin dhe kosin. Qytetarët thonë se sot nuk kanë vërejtur ndonjë dallim në çmimet e këtyre produkteve, duke shpresuar se shitësit nuk do të rrisin çmimet gjatë ditëve në vazhdim. Tani mbetet që çmimet e këtyre produkteve bazë të përcaktohen sipas kushteve të tregut. “Jo, sot nuk pash ndonjë ndryshim tek çmimet”, tha një qytetare. “Buka është njësoj. Trangujt janë njësoj.…

Lexo më Shumë

Ka një kohë të gjatë që qyteti i Tetovës, ka humbur atë urbanen, shpirtin e qytetit, ka humbur atë që është estetikë. Është mbushur me beton i cili dita ditës po shtohet. Ndër dhimbjet kryesore që ka Tetova është pikërisht ky shesh, i cili, mbase i ngjan çdo sheshi të një fshati të madh, por jo sheshit të një qyteti”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar. Shumë kryetarë të Tetovës kanë premtuar se sheshi do bëhet i ngjashëm me qendrat evropiane, por premtimet asnjëherë nuk u realizuan. Banorët thonë se hapësira nuk i ngjan aspak sheshit të një qyteti. “Ky…

Lexo më Shumë

Nëse nuk ndodhin ndryshimet kushtetuese do të kalojë periudha e skriningut dhe Shqipëria do të hapë kapitujt e parë dhe do të futet në një grup me Serbinë dhe Malin e Zi, ndërsa ne do të bashkohemi me grupin e Bosnjës dhe Kosovës, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Sipas Osmanit kjo është e pafalshme, sepse Maqedonia ishte i pari vend për t’u integruar në BE në vitet 90-ta, ndërsa tani jemi të fundit nga bllokadat e vazhdueshme të politikave të brendshme të gabuara. Por, Osmani tha se te VMRO-ja sheh një grup parlamentarësh që janë të gatshëm…

Lexo më Shumë

Pas stuhisë së fortë që kapi rajonin e Shkupit, në kryeqytet vërehen vetura të thyera, pemë të rrëzuara dhe rrugë të bllokuara Një pemë në lagjen “Miçurin” në Aerodrom goditi automjetin, ndërsa QMK-ja theksojnë se për fat të mirë, pema ka prekur pjesën e pasme të automjetit i cili ka qenë në lëvizje. Në lagjen Kozle ka përmbytje, ndërsa të mbushura me ujë janë edhe rrugët në Aerodrom./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari dje ka takuar në Ulqin të Malit të Zi, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazovç. Takimi i Taravarit me Ramën dhe Abazoviç ka ndodhur me rastin e koncerit të Rame Lahaj, ku kanë qenë të ftuar që të gjithë udhëheqësit shtetërorë shqiptarë të rajonit. Taravari, Rama Osmani dhe Abazoviç shihen në tavolinë të rrethuar nga miq. Nuk dihet nëse ky takim është shfrytëzuar edhe për besidea tjera që karaterizojnë sot skenën politike në Ballkanin Perendimor dhe në veçanti shqiptarët. Koncerti u mbajt mbrëmë tek Molja e…

Lexo më Shumë

Një 57-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e së shtunës teksa punonte në një kompani në zonën e Diavatës, në perëndim të Selanikut.Sipas informacioneve, 57-vjeçari shqiptar ka rënë nga një makinë ndërtimi, në një kompani me materiale të riciklueshme, pak pas orës 08:00 dhe në rrethana ende të paqarta. Rënia e 57-vjeçarit shqiptar ishte aq fatale sa vdekja e tij ishte e menjëhershme.Policia e Deltës po kryen hetimet paraprake për ngjarjen. /Ora News/

Lexo më Shumë

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. Lojtari “dardan” ka kontratë me Norwich Cityn dhe qysh nga sot ai nuk është më pjesë e Galatasarayt. Sipas mediave në Turqi, për Rashicën në garë është futur edhe skuadra e Beshiktashit. Por, Beshiktash do të ketë punë me dy rivalët e saj: Galatasaray dhe Fenerbahce – pasi edhe këto skuadra tashmë janë në garë për t’i siguruar shërbimet e anësorit kosovar. Kujtojmë që skuadra e Norwich Cityt për Milot Rashicën kërkon plotë 11 milionë euro.

Lexo më Shumë

Timothy Weah është bërë zyrtarisht lojtar i Juventusit. Lajmin e kalimit të sulmuesit të Lille te “Zonja e Vjetër” e ka bërë publik vetë klubi italian në faqen zyrtare. 23-vjeçari do të luajë në Itali për herë të parë në karrierën e tij, ndërsa ka firmosur me “bardhezinjtë” deri në vitin 2028-të. Megjithatë, ai nuk do të jetë Weah i parë që do të luajë në Serie A. Babai i Timothy, George është ish-sulmues i Milanit, me karrierën e tij që filloi në vitet 80’.

Lexo më Shumë