Author: Hamdi Kumanova

Masat e Qeverisë në përballjen me krizën ekonomike dhe energjetike, si dhe reformat që janë të nevojshme për arritjen e qëllimit strategjik për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, ishin në fokus të takimit të zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomik dhe investimet, Fatmir Bytyqi, në takim me delegacionin e Parlamentit evropian, të kryesuar nga eurodeputeti Andreas Shieder, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, David Geer. Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, nënkryetari i PE, Viland, në fjalimin hyrës theksoi se Maqedonia e Veriut është e një rëndësie të jashtëzakonshme për Bashkimin…

Lexo më Shumë

Policët e SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar mbrëmë (16 maj) rreth orës 23:50 kanë privuar nga liria 28-vjeçarin V.B. nga një fshat i Gostivarit, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga babai i tij 58-vjeçar se është sjellë në mënyrë agresive ndaj tij dhe anëtarëve të tjerë të familjes dhe se e ka sulmuar fizikisht. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.TS

Lexo më Shumë

Video e postuar në Facebook, në të cilin shihet një maturant mbi një makinë, ka shkaktuar reagime të shumta në publik. Maturanti i cili ia tregoi gishtin e mesit punonjësit të policisë me të dyja duart, do të ftohet në stacion policorë, thonë nga MPB. Prej atje njoftuan se e kanë konfirmuar identitetin e maturantit dhe ndaj tij do të dorëzojnë kallëzime përkatëse.

Lexo më Shumë

Fëmijët nga institucionet parashkollore do të marrin fruta nga prodhimi vendor, si kajsi, pjeshkë, kumbulla, dardha dhe mollë gjatë pesë muajve, respektivisht çdo fëmijë duhet të marrë nga një kilogram fruta në javë. Ministrat e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski sot e paralajmëruan fillimin e programit për nxitjen e konsumit të frutave të freskëta për vitin 2023, që përfshin të gjitha kopshtet për fëmijë në shtet, për të cilat do të sigurohen fruta të freskëta çdo ditë, për çdo fëmijë. Me këtë program të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, do…

Lexo më Shumë

Shitja e Mannchester United mbetet një temë e hapur në Angli. Familja Glazer vendosi të shesë aksionet e “Djajve të Kuq”, por në të njëjtën kohë vijon të rezistojë, nuk kanë ndërmend ta shesin pa marrë fillimisht atë që kërkojnë, shtatë miliardë euro. Në mënyrë surprizë, sheiku Al Thani ka vendosur të paraqesë një tjetër ofertë, e treta brenda një periudhe të shkurtër. Sipas Sky Sports: Al Thani është gati t’i vendosë në tavolinë gjashtë miliardë euro, oferta më e lartë e ardhur deri më tani. Mbetet të shihet nëse kjo shumë do të pranohet nga familja Glazer, aq më…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore Penale në Tetovë ka dënuar me  1 vjet e 3 muaj burg  anesteziologun Valton Dervishi i cili publikoi muaj me parë video live në Tik Tok nga Reparti i gjinekologjisë në Tetovë. Ai  sot ka pranuar fajin para gjykatësit në Gjykatën e Tetovës. Mjeku Valton Dervishi  është akuzuar për dy vepra penale, inçizim të pa autorizuar dhe punë të pandërgjegjshme gjatë orarit të punës, të dënueshme sipas Kodit Penal.  /TS/

Lexo më Shumë

Një 44-vjeçare shqiptare është gjetur e pajetë nga bashkëshorti i saj në Greqi. Mediat greke raportojnë se kur burri është kthyer në banesë, ka gjetur gruan pa ndjenja në dysheme, pavarësisht se ka njoftuar me urgjencë ambulancën, por ka qenë e pamundur për të mabjtur në jetë 44-vjeçaren. Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lexo më Shumë

E pamundur, por e vërtetë, Joshua Kimmich mund të lërë këtë merkato vere “bavarezët” e Bayern Munich, për “katalanasit” e Barcelona, të paktën kështu raportohet nga mediat gjermane e ato spanjolle. Largimi i Sergi Busquets nga Barça i ka lënë këta të fundit me një “boshllëk” të madh në aspektin defensiv të mesfushës, me bordin e “blaugranave”, që kanë 2 opsione në “tavolinë”, fillimisht talentin e Real Sociedad, Martin Zubimendi, si dhe 28-vjeçarin e Bayern Munich, Joshua Kimmish. Sipas raportimeve, mesfushori gjerman po e mendon seriozisht një largim nga “bavarezët”, me lojtarët që janë ende të “shokuar” nga shkarkimi i…

Lexo më Shumë

Kur është fjala për amendamentet kushtetuese, në tavolinë është edhe ridefinimi i karakterit të shtetit, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në forumin e mbrëmshëm partiak në Kumanovë me moto “Politikat rinore”. “Ajo që është temë edhe për një periudhë më të gjatë janë ndryshimet kushtetuese. Dhe në këtë drejtim, dua të paralajmëroj për një rrezik tjetër, për një lojë të re të fatit dhe tradhti që e fut rrugën në një derë të vogël. Edhe më vrasës do të jetë funksionimi i saj, ekzistenca si shtet unitar”, tha Mickoski. Ai theksoi se qeveria nuk po tenton të futë vetëm…

Lexo më Shumë

Me organizim të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe ambasadës Gjermane në Kosovë, është mbajtur paneli për Call Center, si mundësi dhe perspektivë për gjermano-folësit në Kosovë, raporton Ekonomia Online. Nora Hasani, kryetare e Odës Ekonomike Gjermane, ka treguar për “Call Center Clean Alliance”, ku ata bashkë më ambasadën kanë krijuar grupin e kompanive të pastra në këtë veprimtari, e cila ka edhe kompani të cilat mashtrojnë tregun gjermano-folës. “Lidhja me Gjermaninë është shumë e fortë prej shumë kohësh kur kanë shkuar punëtorët shqiptarë atje dhe njohja e gjuhës është një përparësi të madhe. Themelimi i Call Clean Alleance është krijuar nga…

Lexo më Shumë

Tre ditë pas humbjes së madhe të opozitës në zgjedhje, kreu i Partisë së Lirisë ka shkuar mëngjesin e kësaj të mërkure në selinë blu. Meta po zhvillon një takim me liderin e demokratëve Sali Berisha. Analiza e zgjedhjeve mësohet se do të jetë tema e diskutimit mes dyshes së koalicionit Bashkë Fitojmë. Në zgjedhjet vendore të 14 majit, koalicioni Meta-Berisha arriti të merrte vetëm 7 bashki, ndërsa pjesa tjetër u fitua nga mazhoranca socialiste. Ndërsa PD zyrtare që u përfaqësua nga Enkelejd Alibeaj, doli forcë e tretë në këto zgjedhje.

Lexo më Shumë

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, e ka humbur apelin kundër një dënimi me burgim për korrupsion. Megjithatë, Gjykata e Apelit në Paris, ka marrë vendim që ai mund të qëndrojë në arrest shtëpiak, në vend të shkuarjes në burg. Më 2021, Sarkozy është dënuar me tre vjet burgim për tentimet që të ndikojë te një gjyqtar, në një rast gjyqësor. Sarkozy, 67-vjeçar, është ish-presidenti i parë francez që është dënuar me burgim. Ai është dënuar pasi, sipas gjykatës, Sarkozy ka tentuar të sigurojë informacion për një rast më 2014 – pasi është larguar nga pushteti – duke sugjeruar se mund…

Lexo më Shumë