Si të motivoni veten kur nuk ju shkohet në punë Duhet ta pranojmë, jo të gjithë zgjohen entuziastë çdo ditë për të shkuar në punë. Autorja shumë librave bestseller të menaxhimit, Susy Welch, thotë se kur filloi të punonte si eksperte karriere një dekadë më parë u habit “se sa shumë njerëz shkonin të dëshpëruar në punë çdo mëngjes”. “Nuk mund të them një shifër të saktë, thotë Welch për CNBC Make it, por duhet të jetë më shumë se 20%”. Arsyet se pse kaq shumë njerëz shkojnë, ditë pas dite, në një punë që e urrejnë, janë zakonisht paratë,…
Author: Hamdi Kumanova
Vetëm në rajonin e Shkupit, Qeveria ka paguar rreth 1 miliard e 200 milionë denarë ndihmë financiare për 181 kompani përmes Ligjit për Mbështetje Financiare të Investimeve (LMFI), tha zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, gjatë vizitës së sotme në kompaninë “Neho Isni” nga Shkupi. Në deklaratën e tij pas xhiros së bërë kapaciteteve prodhuese për prodhimin e akullores, të cilin kjo kompani e bën me sukses që nga viti 2012, si një nga dy prodhuesit e vetëm në tregun vendor, zëvendëskryeministri Bytyqi tha se…
Sot në Bruksel filloi skriningu pesë ditor bilateral për Kapitullin 27 “Mjedisi jetësor dhe ndryshimet klimatike” që është pjesë e Klasterit 4 “Agjenda e gjelbër dhe ndërlidhja e qëndrueshme”. Takimi i sotëm u hap me fjalët hyrëse të Zëvendës kryenegociatores me BE-në Drita Abdiu Halili, e cila tha se na presin reforma komplekse për çka si deri më tani do të kemi mbështetjen e BE-së përmes fondeve evropiane, duke shtuar se vlen të bëhen. “Reformat e këtij kapitulli kanë përfitime të drejtpërdrejta për të gjithë qytetarët, duke pasur parasysh se politika për ambient jetësor të BE-së ka për qëllim…
“EVN Home i është njoftuar që më 1 dhjetor të ofrojë një tarifë ditore të lirë të energjisë elektrike për të gjithë dhe se si do ta bëjnë këtë është kompetencë dhe përgjegjësi e tyre”, tha sot zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi. Sipas tij, punë operative duhet të bëjnë ata që thirren për të. “Fakti që Komisioni Rregullator për Energjetik (KRRE) doli me çmime që vlejnë nga 1 korriku deri në fund të vitit dhe duke thënë se tarifa e lirë ditore duhet të fillojë më 1 dhjetor, punën operative duhet ta bëjnë ata që janë thirrur…
Nuk ka epilog në godinën e qeverisë pas takimit me sindikalistët. Në takimin e Këshillit socio-ekonomik, u ofruan 6 % rritje, që është larg kërkesave të tyre. Krerët e Sindikatave propozojnë që rritja e pagave në sektorin publik të jetë aq sa norma e inflacionit, e cila vjet ishte 14,5% dhe kjo të bëhet nga 1 Shtatori. Sindikatat kërkojnë edhe kthimin e pagave të zyrtarëve në nivelin para vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe që rritja e pagave të jetë e njëjtë për të gjithë. Nga LSM thonë se janë në ujdi që për bazë të merret metodologjia e pagës…
Matjet e tetorit 2022 treguan se në Shqipëri, shumica e grave nga kampioni ishin aktive në zhvillimin e softuerëve dhe teknologjisë; në Bosnje-Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Maqedoni e Veriut dhe Serbi ishin shumicë në shërbimet kreative dhe multimediale; dhe në Hungari dhe Rumani profesioni i tyre kryesor ishte shkrimi dhe përkthimi. E njëjta tendencë është edhe për burrat. Ashtu si me gratë, në Shqipëri profesioni më i zakonshëm për meshkujt ishte zhvillimi i softuerit dhe teknologjia. Kjo tendencë ishte gjithashtu e vlefshme për meshkujt në Bullgari, Mal të Zi, Kroaci, Hungari dhe Rumani. Shumica e meshkujve zgjodhën shërbimet krijuese dhe multimediale…
Ish presidenti amerikan, Bill Klinton ka mbërritur në aeroportin e Rinasit dhe më pas është nisur drejt Tiranës. Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës viziton sot për herë të parë tokën shqiptare, ku do të qëndrojë deri më 4 korrik, ditë që përkon me pavarësinë e SHBA. Klinton është pritur nga kryeministri Edi Rama, i cili e quan mikun e përjetshëm të kombit shqiptar. “Me presidentin Bill Clinton, mikun e përjetshëm të kombit shqiptar, i cili sapo shkeli për herë të parë në Shqipëri. Jeni të mirëpritur të gjithë tek Kryeministria, sot në 18:30…
Të dielën mbrëma 40 minuta pas mesnate, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, pjesëtarët e policisë nga SPB-Tetovë kanë arrestuar 33-vjeçarin A.B. nga Tetova për arsye se tek ai është gjetur dhe konfiskuar kokainë. Ai është mbajtur në stacionin policor- Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.
Të paktën një person u vra dhe 16 të tjerë u plagosën nga një sulm me dron rus në qytetin verior të Ukrainës, Sumy, të hënën, thanë autoritetet lokale.Një ndërtesë zyrtare dhe dy ndërtesa banimi u dëmtuan nga një sulm të kryer me katër drone, tha administrata rajonale e Sumy në aplikacionin e mesazheve Telegram.Imazhet nga vendi i ngjarjes të postuara nga shërbimi i emergjencës shtetërore të Ukrainës treguan ndërtesa të shkatërruara dhe oborre me mbeturina, ndërsa punonjësit e shpëtimit luftuan në fikjen e zjarrit.Një tjetër alarm për sulm ajror u shpall në rajonin Sumy disa orë pas sulmit të…
Sindikatat kërkojnë që për 14.2% të rriten pagat në sektorin publik dhe të paguhet regresi për pushimin vjetor. Lidhja e Sindikatave vlerëson se me propozimin që e kanë paraqitur në takimin e sotëm, do të tejkalohen situata dhe problemet e periudhës së kaluar. Sindikata, sic njofton KlanM, ka propozuar që inflacioni, I cili vitin e kaluar ishte 14.5%, të jetë parametri kryesor i rritjes së pagave të punonjësve në sektorin publik, nga kategoria më e ulët e vendit të punës e deri te më i larti, sic thanë, Presidenti i vendit dhe të gjithë të kenë rritje të pagave sipas…
Jovanovska: Fëmija i parë në moshën 39-vjeçare për atë grua! Drejtorja e Klinikës për Gjinekologji në Shkup, Viktorija Jovanovska, ka bërë të ditur për mediat se gjendja shëndetësore e lehonës që u përpoq të bëjë vetëvrasje duke u hedhur nga dritarja në katin e parë të spitalit, është në situatë të rëndë shëndetësore, njofton KlanM. 39-vjecarja nga Shkupi, pas lindjes, mbrëmë është hedhur nga kati i parë i Klinikës për Gjinekologji. Fatmirësisht, pacientja i ka mbijetuar rënies dhe urgjentisht ishte dërguar në spital e shoqëruar nga ekipi kujdestar. “Pacientja është në situatë kritike. Nuk ka pasur probleme serioze psikologjike, edhe…
Sot në Bruksel fillon skriningu dypalësh për Kapitullin 27 – Mjedisi Jetësor dhe Ndryshimet Klimatike, i cili është një nga dy skriningjet më të gjata dhe do të zgjasë nga data 3 korrik deri më 7 korrik. Në skriningun para Komisionit Evropian, përmes 75 prezantimeve, do të prezantohen situatat në fushat e: legjislacionit horizontal, menaxhimit të mbeturinave, cilësisë së ujit, natyrës, kimikateve, ndotjes industrial dhe ndryshimeve klimatike. “Vendi ynë është i përkushtuar për harmonizimin e legjislacionit kombëtar dhe atij evropian në Kapitullin më kompleks 27 – Mjedisi Jetësor dhe Ndryshimet Klimatike, për të cilin është përgjegjëse Ministria e Mjedisit Jetësor…

