Author: Hamdi Kumanova

Ambasada Amerikane në Shkup ka shënuar mbrëmë 247 vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler, në fjalimin e saj foli për themeluesit e Shteteve të Bashkuara, për demokracinë, për parimet, por edhe për partneritetin me vendin tonë. “Jam e nderuar të shërbej si ambasadore amerikane në Maqedoni. Kur themeluesit e Shteteve të Bashkuara krijuan Kushtetutën, ata shkruan për kërkimin e një bashkimi të përsosur, jo diçka që është përfundimtare, por një kërkim i vazhdueshëm për diçka që besoj se ata vetë e dinin se nuk ekzistonte. Nuk ka bashkim ideal,…

Lexo më Shumë

Rasti i fundit “feniks” e vërtetoi krimin e VMRO-DPMNE-së dhe tregoi se Mickoski po e mbron atë krim përmes Shkupit 2014, në vend që të kërkojë përgjegjësi nga të gjithë ata që do të dëshmohet se kanë shkelur ligjin, akuzojnë nga LSDM. “Pastruesi më i madh i parave i VMRO-DPMNE-së është Shkupi 2014, është një krim ultra i përmasave të papara. Por Shkupi 2014 është vetëm një pjesë e krimit të kësaj partie. Vendimet e shumta gjyqësore me burgim afatgjatë, qindra të dënuar aktualë dhe ish-funksionar të OBRM-PDUKM-së, përfshirë edhe për bashkim kriminal, janë pjesë e krimit të konfirmuar nga…

Lexo më Shumë

Ndryshimet kushtetuese janë thelbi i kompromisit europian dhe Bullgaria nuk kërkon asgjë më shumë nga Maqedonia e Veriut për të nisur negociatat me Bashkimin Europian (BE). Kështu ka deklaruar kryeministrit bullgar Nikollaj Denokov në një intervistë të publikuar në faqen zyrtare të qeverisë bullgare, përcjell Indeks.mk Në intervistë ai po ashtu thekson se është i vetëdijshëm se Sofja po i dërgon sinjale të gabuara Shkupit dhe se këtë gjë e ka diskutuar me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe pohon se të njëjtin qëndrim ua ka përcjellë disa kolegëve evropianë, ndonëse siç shprehet ai, është i vetëdijshëm se sa e vështirë…

Lexo më Shumë

Bashkim Selmani, profesor i së drejtës penale për “Frontline” thotë se rastet e kësaj natyre për fat të keq janë të vjetruara në mënyrë të heshtur me rekomandime të heshtura politike dhe kjo i shton dilemat e mangësive në ekzekutimin institucional. “Procedurat penalo-juridike parashikojnë këtë formë zgjidhjeje, pas plotfuqishmërisë së vendimit. Shteti dhe institucionet ekzekutive janë të obliguara që të ndërmarrin veprime ekzekutive për kushtet dhe mënyrën e ekzekutimit të aktgjykimit përmbarimor”, theksoi Selmani, përcjell PRESSonline.al Më 19 korrik do të bëhet e mundur blerja e aksioneve të Sasho Mijallkovit të konfiskuara në pasurinë “Imperia” në një…

Lexo më Shumë

Mjeku nga Tetova, oftamologu Armend Sejdini, është denoncuar pasi jep raporte mjekësore në gjuhën shqipe. Ai thotë se do ta çojë rastin në gjykatë, pasi Dimitar Apasiev, i cilie ka denoncuar mjekun, ka shpikur të dhëna se gjoja oftamologu është nga Kosova. Reklama “Ndonjëherë raportet i marrin në shqip, ndonjëherë maqedonisht. Por ne duam shqip. Ju dini maqedonisht? Po dimë. Por më lehtë ju vjen shqip? Po normal që shqip na vjen ma lehtë. Në gjuhën amtare”, thotë mjeku. E kjo si duket po i pengon dikujt pasi dje në zyrën e oftamologut Armend Sejdinit dje erdhi Inspektorati Sanitar…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski sot u thirr në bisedë në SPB Kumanovë pas, siç informoi në konferencë shtypi, denoncimit anonim për, siç thotë, një lëndë të pretenduar për pagesa dhe kompensime për persona të punësuar në komunë. “Dëshiroj t’ju informoj se sot me ftesë jam thirrur në SPB Kumanovë për bisedë lidhur me lëndën për pagesa dhe kompensime të personave të punësuar në Komunën e Kumanovës. SPB Kumanovë është duke vepruar mbi një denoncim anonim, në vazhdimësi ndodh presioni i njëjtë në punën e Komunës së Kumanovës dhe ndaj meje si kryetar. Qëllimi është i qartë të jem…

Lexo më Shumë

Në pres-konferencën e përbashkët pas takimit me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski duke folur për aktualitetin politik në rajon bëri thirrje për zbutjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, informon Indeks.mk “Si fqinj i ndërmjem mes Kosovës dhe Serbisë, bëjmë thirrje për de-eskalim të situatës dhe zbatim të detyrimeve ndërkombëtare të ndërmarra, gjegjësisht në zbatimin e marrëveshjes të cilën Kosova dhe Serbia e arritën më 27 shkurt në Bruksel dhe marrëveshjen e arritur në Ohër për rrugën e normalizimit të raporteve. E di se ky është proces që përfshin vendime që…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm i Türkiye-s, Hakan Fidan u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg para takimit që do të mbahet mes delegacioneve të Türkiye-s, Suedisë dhe Finlandës rreth aplikimit të Suedisë për anëtarësim në NATO, raporton Anadolu. Pas takimit të ministrit Fidan dhe kreut të NATO-s, Stoltenberg në selinë e Aleancës në Bruksel, pritet që të takohen delegacionet e Türkiye-s, Suedisë dhe Finlandës për të zhvilluar bisedime rreth aplikimit të Suedisë. Në delegacionin turk që do të marrë pjesë në takimin e kryesuar nga Stoltenberg, krahas ministrit të Jashtëm Fidan, do të marrin pjesë edhe kreu i…

Lexo më Shumë

Me propozim të kryetarit të Këshillit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, sot në seancën e Këshillit Komunal u votua zgjatja e orarit të punës për objektet hotelerike gjatë sezonit të verës. Vendimi u mbështet nga gjithë këshilltarët nga të gjitha partitë politike. Sipas vendimit, për dy orë bëhet zgjatja e orarit të punës për objektet hotelerike dhe vlen gjatë sezoni të verës, përkatësisht nga 10 korriku deri më 25 gusht.

Lexo më Shumë

I akuzuari i parë dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski, është shpallur fajtor për prokurimin në rastin “Softuer”, për të cilin sot është dënuar me 7 vjet burg, ndërsa për veprën penale “Shpëlarje parash” është dënuar me dënim me burg prej një viti e gjashtë muaj, pra ai u dënua me gjithsej 8 vjet. Reklama “Sipas Kodit Penal, në dënimin me burg të shqiptuar ndaj të akuzuarit të parë Dragi Rashkovski, konsiderohet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak, e llogaritur nga 16.04.2021 deri në shfuqizimin e tij”, tha gjyqtari. Sipas aktakuzës, Rashkovski nuk i ka kryer detyrat…

Lexo më Shumë

Me qëllim të ndihmës dhe lehtësimit të menjëhershëm, banorët e Komunës së Jegunovcës do të mund t’i rinovojnë dokumentet e tyre personale (kartat e identitetit dhe dokumentet e udhëtimit) në stacionin bazë të shpërndarë në stacionin policor në Tearcë informon Tetovasot. Kjo nuk vlen vetëm për ata që aplikojnë për herë të parë për dokumente të tilla ose që i kanë humbur ose dëmtuar ato ndërkohë. Të njëjtit do të duhet të aplikojnë në Departamentin për Çështje Administrative- Zyrat për dokumete personale Tetovë. Kurse të gjithë të tjerët, siç që përmendëm tashmë, do të kenë mundësinë të aplikojnë dhe të…

Lexo më Shumë

Sot do të zgjidhet problemi i furnizimit me energji elektrike në fshatin Sllupçan. Të gjithë qytetarët duhet të paguajnë energjinë e konsumuar dhe Ministria e Ekonomisë do të ndihmojë në çdo situatë ku ka nevojë, sipas kompetencave që kemi, tha ministri i Ekonomisë, Bekteshi, në një deklaratë për media pas përdorimit të paautorizuar të energjisë elektrike nga vendasit u shkaktua problem në rrjetin e transmetimit të energjisë elektrike në disa fshatra të Likovës. Ministria e Ekonomisë, në përputhje me kompetencat që dalin nga Ligji për Energjinë dhe aktet nënligjore, krijon një mjedis për të reduktuar humbjet e energjisë elektrike në…

Lexo më Shumë