Grupi i parë i haxhilerëve për Haxhin e këtij viti ka mbërritur në Arabinë Saudite të dielën, konfirmoi Ministria e Haxhit dhe e Umres e vendit, transmeton Anadolu. Ministria ndau fotografi të haxhilerëve në llogarinë e saj në Twitter. Arabia Saudite pritet të mirëpresë mbi dy milionë haxhilerë gjatë sezonit të Haxhit këtë vit. Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe është një pelegrinazh që çdo musliman i rritur duhet ta bëjë të paktën një herë në jetë nëse ka mundësi.
Author: Hamdi Kumanova
Stërvitja “Përgjigjja e shpejtë”, e cila është pjesë e stërvitjes më të madhe shumëkombëshe në Evropë këtë vit, fillon sot në terrenin e ushtrisë së URMV-së “Krivollak” dhe do të zgjasë deri më 2 qershor. Në poligonin e ushtrisë “Krivollak” stërvitja do të fillojë sot dhe do të jetë stërvitja më e madhe në vend për këtë vit. Në stërvitje të do të marrin pjesë 1850 persona nga ushtritë e vendeve të Maqedonisë së Veriut, SHBA-së, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës. Gjithashtu, Ushtria e Maqedonisë së Veriut me rreth 130 pjesëtarë do të marrë pjesë në zbatimin e kësaj…
Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Two times”. Vodhën dy herë në të njëjtën banesë, gjatë javës së fundit, 1 000 000 lekë të rinj dhe bizhuteri floriri, vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen disa nga bizhuteritë e vjedhura dhe një palë doreza të përdorura nga autorët gjatë dy vjedhjeve. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, si dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Two times”. Si rezultat u bë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë të dielën në rrugën “Hashim Hajdini” në Fushë Kosovë, ku një vajzë ka tentuar t’i jap fund jetës së saj, për motive ende të panjohura. Rasti tronditi familjen, të cilët arritën të kërkojnë ndihmë nga Policia, e cila shpëtoi familjaren e tyre. Burimet kanë bërë me dije se viktima, e moshës 23-vjeçare, është shpëtuar nga Policia në momentin e fundit, kur ajo veçse ndodhej në katin e tetë të banesës, prej ku deshi të hidhej për të bërë vetëvrasje. Kjo situatë alarmoi jashtëzakonisht shumë familjen e saj, derisa zyrtarët policorë arritën në vendin…
Përveçse eksportin e mallrave, forcimi i euros dekurajon eksportet e shërbimeve, të tilla si turizmi dhe call center. Shqiptarët nga Kosova, që përbëjnë rreth 40% të ofertës turistike, po dekurajohen të pushojnë në Shqipëri. Rënia e Euros në këmbim me Lekun i ka bërë edhe më të shtrenjta pushimet në Shqipëri. Shpëtim Turku, nga agjencia e udhëtimit “Fibula” në Kosovë, shpjegoi se “me rritjen e Lekut ndaj Euros, po reflekton uljen e udhëtimeve nga Kosova në Shqipëri, pasi çmimet e paketave automatikisht janë 12% më të shtrenjta vetëm nga ky fakt. Gjithashtu, përveç kursit të këmbimit, çmimet e paketave janë…
Me brohorima kanë pritur përkrahësit e partisë Demokracia e Re rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 21 Majit, që përmbajnë surpriza të mëdha, ose një tërmet politik siç e kanë quajtur, pasi shënojnë një prej fitoreve më të mëdha të konservatorëve të cilët kanë dalë fitimtarë duke siguruar 40,8% të votave, më shumë se 4 vjet më parë, por edhe humbjen katastrofike të partisë më të madhe opozitare Syriza që është shembur duke marrë vetëm 20,7% të votave, gati 11 pikë më pak se viti 2019. Megjithë kritikat e partive të opozitës ndaj qeverisë Mitsotakis, grekët kanë preferuar vazhdimësinë e politikave…
Mënyra se si e nisni ditën tuaj mund ta ndryshojë gjithë vazhdimin e saj.Ekspertët e produktivitetit dhe punës thonë se gjumi është hapi i parë drejt një dite me energji të mjaftueshme për të qenë më shumë produktivë.Jepuni përparësi gjërave më të rëndësishme. Pasi të keni bërë listën, programoni ditën në mënyrën më efikase.Eliminoni vendime dhe detyra të parealizueshmePërcaktoni orën e punës para se të shkoni në zyrë. Nëse duhet t’i përgjigjeni një email-i apo telefonatave që lidhen me punën para se të shkoni në zyrë, përcaktoni një kohë për t’u ulur për të bërë pikërisht këtë gjë.Merrni pak kohë…
Një ari i është vërsulur një qytetari teksa ishte duke e filmuar atë në fshatin Mushnikovë të Prizrenit. Në video shihet momenti kur ariu i vërsulet qytetarit. Raste ku arinjtë shihen në fshatrat e Prizrenit nuk janë të rralla – madje qytetarët më herët kishin raportuar edhe për dëmet që kanë shkaktuar. close volume_off Ata janë ankuar për prezencën e ariut duke pretenduar se ai mund të jetë i rrezikshëm për fëmijët.
Nëse një ekonomisti të njohur ndërkombëtar do t’i kërkohej që të bënte një vlerësim për ecurinë ekonomike të Shqipërisë, ai do të bazohej në disa variabla, si tendencat demografike, ecuria e konsumit, produktiviteti, eksport-importe e bilanci tregtar, çmimet, kredia apo dhe investimet që po bëjnë sipërmarrjet për teknologjinë e informacionit dhe njohuritë (know-how). Bazuar në këto variabla zyrtare, për 4-mujorin e parë të vitit, ai do të arrinte në përfundimin që ekonomia nuk po ecën dhe aq mirë. Konsumi nuk ka ndonjë rritje domethënëse, e reflektuar kjo në rënien e të ardhurave nga TVSH-ja për 4-mujorin me 0.58% me bazë…
Procesi i skriningut po ec sipas planit por vendi akoma nuk ka pranuar asnjë raport nga KE-ja për klasterët ku kanë përfunduar të dy fazat e skriningut, edhe pse sipas njoftimeve të mëhershme nga Sekretariati për Eurointegrime, për klasterin 1 dhe 2 raport duhej të kishim marrë në fund të muajit prill. Për TMV2, nga ky dikaster thonë se raportet do t’i pranojmë brenda një muaji, si ne ashtu edhe Shqipëria. Megjithatë, kohën e shqyrtimit të raporteve përfundimsiht e cakton BE-ja, thonë ata. Raportet do të jenë shumë të detajuara ndërkaq do të ndihmojnë në përpilimin e udhërrëfyesve për të…
Qindra objekte lundruese, pjesa më e madhe e tyre me dekada të vjetra, edhe këtë verë do të lundrojnë nëpër liqenin e Ohrit. Pothuajse të gjitha ato funksionojnë me lëndë djegëse fosile. Në Regjistrin e Kapitanerisë së Ohrit, janë evidentuar më shumë se 700 edhe atë vetëm gjatë verës. Në vitet e fundit, shumë anije dhe motoskafë janë importuar nga BE dhe Amerika. “Për fat të keq, në Maqedoni lejohet importimi i gjitha mbeturinave nga BE dhe Amerika pa menduar askush për faktin se nuk kemi zgjidhje për ato anije të vjetra kur ato nuk do të përdoren më. Ato…
Vrasja e nëntë nxënësve dhe rojës së një shkolle në Beograd më 3 maj, nga një nxënës 13 vjeç, ka nxitur ndërmarrjen e masave për mbledhjen e armëve pa leje që posedojnë qytetarët në Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu është paralajmëruar edhe ashpërsimi i dënimeve për armëmbajtje pa leje. Vetëm gjatë javës së fundit, në Maqedoninë e Veriut kanë ndodhur dy vrasje me armë zjarri. Në qytetin juglindor maqedonas, Demir Kapi, një person ka vrarë fqinjin e tij dhe më pas është vetëvrarë. Ndërkohë, autoritetet gjyqësore në Shkup kanë shqiptuar një muaj paraburgim ndaj 14 personave, që dyshohet se janë anëtarë…

