Author: Hamdi Kumanova

Pas më shumë se një muaji ekzaminime, nga veterinerët e Institutit Universitar të Shëndetit të Kafshëve dhe Sigurisë Ushqimore janë zbardhur shkaqet e vdekjes së një balene. Arsyeja lidhet me një gur ngjyrë gri qelibari dhe peshë 9 kilogramë e me diametër 60 centimetra, që kishte ngecur në zorrën e balenës së gjetur në La Palma të Ishujve Kanarie. Guri u gjet shumë afër kolonit distal, çka besohet se i shkaktonte pengim të tranzitit të zorrëve. Sipas ekspertëve kemi të bëjmë me një sekrecion biliar të ngurtësuar. “Një gur i ngjashëm me gurin në veshka, i cili ka një vlerë…

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian tha sot se vendet anëtare të bllokut evropian kanë arritur marrëveshje për të shpenzuar 545 milionë dollarë për të rritur prodhimin e municioneve për Ukrainën dhe për të rimbushur rezervat me municione, të vendeve anëtare, raporton TCH. Akti për Mbështetjen e Prodhimit të Municioneve (ASAP) do të përqëndrohet kryesisht në prodhimin e predhave dhe raketave të artilerisë. Vendimi vjen ndërsa Ukraina po e vazhdon kundërofensivën ndaj trupave ruse. Forcat ukrainase kanë avancuar me më shumë se një kilometër pranë qytetit lindor të Bakhmutit, tha zëdhënësi ushtarak Serhiy Cherevatyi për televizionin ukrainas të premten. “Forcat e mbrojtjes vazhdojnë të…

Lexo më Shumë

Ndryshimet Kushtetuese do të dorëzohen në Kuvend gjatë dy javëve të ardhshme dhe do të fillojë procesi i diskutimit në përputhje me procedurën për të njëjtat në parlament, aty edhe ku e kanë vendin. Kështu deklaroi kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski, i cili tha se është prioritet i çdo deputeti që të mbështesë këtë proces dhe të sigurojë vazhdimin e integrimit europian të vendit duke hapur kapitujt, dhe duke i dhënë fund negociatave deri në vitin 2030. Dimitar Kovaçevski, kryeministër “Procesi i ndryshimeve kushtetuese nuk ka të bëjë me mandatin e Qeverisë, por me integrimin evropian të shtetit dhe është…

Lexo më Shumë

Pas inspektimit të jashtëzakonshëm të ISHSSH-së, sot me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, është formuar komisioni për mbikëqyrje profesionale në lidhje me rastin e lehonës B.M nga Shkupi, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Reklama “Komisioni për mbikëqyrje profesionale, i përbërë nga dy gjinekologë, një psikiatër, një psikolog klinik dhe një përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, ka për detyrë të mbikëqyrë punën profesionale në ISHP Klinika Universitare e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në lidhje me trajtimin mjekësor të gruas në lindje. Pas pranimit të raportit nga mbikëqyrja e ekspertëve, opinioni do të njoftohet për gjendjen e konstatuar”, thuhet në njoftimin…

Lexo më Shumë

Komuna e Kumanovës largon përgjegjësinë nga keqpërdorimi i bërë i të sapo punësuarve në këtë institucion përmes deklarimit të rrejshëm të përkatësisë etnike. Sipas administratës së Maksim Dimitrievskit deklarimi i katër maqedonasve si shqiptar me qëllim uzurpimin e vendeve të punës të parapara për shqiptar nuk është çështje që e tangon komunën, por e drejtë individuale e kandidatit. “Deklarimi i kandidatëve mbi përkatësinë kombëtare gjatë konkurrimit për një vend punë është e drejtë individuale dhe neve si institucion nuk kemi të drejtë dhe mundësi ligjore të ndikojmë në të. Njerëzit nuk zgjidhen në bazë të përkatësisë etnike sepse neve i…

Lexo më Shumë

Të gjithë të punësuarit në sektorin publik dhe privat meritojnë paga dinjitoze me rritje të produktivitetit dhe efikasitetit në vendet e tyre të punës, tha zëvendëskryeministri për Çështje ekonomike dhe koordinimin e resorëve ekonomik dhe investimet, Fatmir Bytyqi. Zëvendëskryeministri Bytyqi gjatë vizitës së sotme në fabrikën Cermat në Manastir, ka treguar se pret që javën e ardhshme të arrihet marrëveshja për marrëveshjen e përgjithshme kolektive. “Jemi duke folur me sindikatat dhe nuk dua të ofroj me përqindje përderisa jemi duke negociuar. Unë mbetem i mendimit se të gjithë punonjësit në sektorin publik dhe privat meritojnë paga dinjitoze me rritjen e…

Lexo më Shumë

Një familjes në qershor për harxhime minimale mujore i janë nevojitur 48.543 denarë, tregojnë të dhënat nga shporta sindikale që në nivel mujor e përpunon Lidhja e sindikatave të Maqedonisë. Nga LSDM thonë se edhe pse ka zvogëlim të vogël të vlerës së shportës sindikale në qershor, megjithatë harxhimet për ushqim dhe pije janë rritur. Për ushqim dhe pije janë nevojitur minimum 19.805 denarë (321 euro), ndërsa për mbulimin e haxhimeve të përgjithshme 13.416 denarë. Për transport minimum një familjes i janë nevojitur 3.720 denarë (60 euro), ndërsa për higjienë 3.252 denarë (52 euro).

Lexo më Shumë

Nga java e ardhme Republika e Maqedonisë së Veriut do të përfshihet në temperatura “përveluese”. Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror ka njoftuar se në 10 ditët e ardhshme temepraturat maksimale do të arrijnë deri në 37-38 gradë Celsius. Nga atje thonë se duke marr prasysh sasinë e madhe të lagështisë sipërfaqësore prezent nga reshjet e shiut enorme të javëve dhe muajve të fundit, ndjeshmëria e këtyre temperaturave përveluese do të jetë edhe më e lartë dhe rënduese për shëndetin. Nga dita e shtunë, nën dominimin gradual dhe prezencës së shtypjes së lartë atmosferike, si dhe depërtimit të masave ajrore…

Lexo më Shumë

BDI-ja po sulmohet nga të gjitha anët, është çelësi i funksionimit të shtetit dhe nuk mund të rrënohet lehtë”, kështu tha mbrëmw kryetarii Bashkimit Demokratik për Integrim gjatë promovimit të kryetarit të degës së Çairit. Ahmeti tha se BDI  ka lindur nga UÇK-ja dhe gjaku I dëshmorëve, e jo nëpër sallone dhe studio televizive. Ali Ahmeti  “Qëllimi ishte që substancën organizative themeltare në këtë vend ta dëmtojnë, sepse BDI-ja është strukturë. Jo që ka lind në sallone, jo që ka lind në ekrane televizive. BDI ka lind nga fronti, ka lind nga UÇK-ja, ka lind nga gjaku, nga djersa, nga…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski lidhur me misionin vlerësues të Bashkimit Evropian për punën e Këshillit Gjyqësor, të cilin e njoftoi ambasadori evropian David Geer dhe e mirëpriti kryeministri Dimitar Kovaçevski, tha se me këtë kryeministri Kovaçevski ka pranuar se është i paaftë dhe se nuk duhet të punojë për asgjë, përveç se po mendon për parcela dhe fotovoltaikë. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË “Në një skenë të hapur, Dimitar Kovaçevski e pranon se është i paaftë dhe se përveç që mendon për parcela për fotovoltaikë, fjalë për fjalë nuk mund të punojë për asgjë tjetër. Kështu që tani do…

Lexo më Shumë

Kombet e Bashkuara kanë konfirmuar se 9 civilë kanë vdekur që kur Rusia nisi luftën saj në Ukrainë në shkurt të vitit të kaluar.Sipas tyre, numri i civilëve të vrarë mund të jetë edhe më i lartë se kaq, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.Tutje, bëhet e ditur se në mesin e 9 mijë civilëve të vrarë, janë edhe 500 fëmijë.

Lexo më Shumë

Të martën, më 11 korrik qytetarët e Shkupit do të shfrytëzojnë shërbimet e Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik me numër të reduktuar, pasi një pjesë e shoferëve të kësaj ndërmarrjeje, nga ora 4:30 do të fillojnë grevë. Ata kërkojnë rritje pagash si dhe respektim të të drejtave të punëtorëve, ndërsa ankohen se kërkesat e tyre, tashmë një kohë të gjatë po hasin në vesh të shurdhër. “Ne nuk kërkojmë vetëm rritje të pagës, ne kërkojmë të drejta ligjore që nuk respektohen nga udhëheqësia e NQP, sikur nga ajo e kaluara ashtu edhe nga udhëheqësia e re, nuk paguhet puna jashtë…

Lexo më Shumë