Forcat ruse shënjestruan qytetin ukrainas Krivi Rih në një sulm me dron gjatë natës, duke plagosur të paktën një person dhe duke dëmtuar disa ndërtesa dhe automjete, thanë zyrtarët lokalë më 8 korrik.Një burrë 26-vjeçar u shtrua në spital “me lëndime mesatare”, shkroi në Telegram Oleksandr Vilkul, kreu i Këshillit të Mbrojtjes të qytetit. “Shkatërrimi [i shkaktuar nga sulmi] është i konsiderueshëm,” tha Vilkul, duke shtuar se sulmet shkaktuan zjarr që “u shua menjëherë nga shpëtimtarët”.Dronët goditën një ndërmarrje bujqësore, “duke shkatërruar një nga ndërtesat e saj dhe duke dëmtuar rëndë një tjetër,” tha Vilkul. Shtatë kamionë u dëmtuan gjithashtu…
Author: Hamdi Kumanova
Derisa Ahmeti mban qeverinë e Kovaçevskit, nipërit dhe djali i tij po bëjnë biznese miliona dollarëshe – thuhet në reagimin e sotëm të VMRO-së. Nga kjo parti pyesin se mos vallë, Ahmeti po lufton ta mbajë një ditë e më shumë në pushtet Kovaçevskin, për arsye se ky i fundit, sipas VMRO-DPMNE-së, hesht për çdo gjë, madje edhe kur vëren keqpërdorimet. “Ndërsa Ahmeti është faktori kryesor në qeveri, nipi i tij Drini merr 39% të Soravisë pa dhënë asnjë qindarkë dëmshpërblim. I njëjti Drin ka marrë koncesion për një hidrocentral të vogël nga qeveria, si dhe menaxhon një gurore për…
Një tërmet me magnitudë 2 sipas Rihterit është regjistruar sot në Maqedoni. Epiqendra e tërmetit është 67 kilometra në jug-lindje të Shkupit, përkatësisht 3 kilometra në jug-perëndim të Shtipit. Thellësia ishte 5 kilometra. /Telegrafi/
Mickoski mbron krimin dhe dëshiron të jetë gjykatës dhe prokuror, por kjo, sipas LSDM-së, nuk do të ndodhë. Në një reagim me shkrim, siç përcjell KlanM, LSDM akuzoi kreu e opozitës maqedonase se po e mbron krimin, sipas tyre, të ndodhur në projektin “Shkupi 2014”. “Në DPMNE nuk ka ndryshim, është e njëjta parti e regjimit nga koha e Nikolla Gruevskit. Mickoski dëshiron të jetë gjykatës dhe prokuror, të japë drejtësi, të thotë se kush duhet të mbajë përgjegjësi dhe kush jo për një krim të kryer. Njësoj si Gruevski. Nga njëra anë është shkatërrim i rendit juridik të vendit…
David de Gea pritet të jetë ylli i radhës që do të transferohet në Arabinë Saudite. Spanjolli është lojtar i lirë që nga 1 korriku, kur edhe i skadoi kontrata me Manchester Unitedin. De Gea është në bisedime për kontratë të re, por ai pritet që të largohet këtë verë pasi “Djajtë e Kuq” janë afër transferimit të portierit të Interit, Andre Onana. closevolume_off Kësisoj, “Sky Sports” ka raportuar se sipas të gjithave gjasave, “gardiani” spanjoll do të nënshkruajë me Al-Nassr. 32-vjeçarit thuhet se i është ofruar pagë javore prej 300 mijë eurosh. Ish-portieri i Atletico Madridit besohet se ka…
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur ditën e premte në Lipjan. Siç njofton Policia, një person ka sulmuar fizikisht gruan e tij, si dhe ia ka marrë foshnjën shtatë muajsh. “Lipjan 07.07.2023-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare dhe ia kanë marr fëmijën shtatë muajsh viktimës”. closevolume_off Policia shton tutje se, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit fëmija i është kthyer viktimës dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Një sirian 29 vjeçar është zgjedhur kryebashkiak në Ostelsheim, në Gjermaninë jugperëndimore. Mediat e huaja shkruajnë se Alsebel është larguar 8 vite më parë nga Siria për ti shpëtuar luftës dhe në prill të 2023 në zgjedhjet për kryebashkiakë të rinj në Gjermani, ai ka marrë bësimin e kumonitetit ku jeton prej 2500 banorësh të cilët e zgjodhën atë në krye të këshillit të ri të qytetit, me Alsembl që fitoi një shumicë absolute prej 55,41%. Rrjeti i Kryebashkiakëve të Rinj tha se nuk njeh ndonjë refugjat tjetër që shkoi në Gjermani në vitin 2015 dhe tani është kryetar i…
Dje në orën 16:46 në Sektorin për Punë të Brendshme në Manastir është raportuar se shtetasi spanjoll 22 vjeçar është mbytur në pishinën e hapur olimpike në Manastir, transmeton 360 Gradë. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Urgjencës Mjekësore, ndërsa grupi hetimor nga SPB Manastir ka kryer hetim. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion.
Një person i bardhë që vrau 23 njerëz në një sulm me motive raciste ndaj konsumatorëve hispanikë në një Walmart në El Paso të Teksasit, u dënua të premten me 90 burgime të përjetshme. Ai mund të përballet me dënime të tjera, përfshirë atë me vdekje. Patrick Crusius, 24 vjeç, pranoi fajësinë në fillim të këtij viti për gati 50 akuza federale për krime të urrejtjes lidhur me sulmin e vitit 2019 në El Paso, duke e bërë atë një nga rastet më të mëdha të krimit të urrejtjes, të trajtuar nga qeveria amerikane. Crusius nuk foli gjatë seancës dhe…
Policia e Kosovës ka arrestuar një rus ditën e premte në Leposaviq, pasi i njëjti kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë. Në njoftimin e bërë nga Policia, thuhet se rasti ka ndodhur rreth orës 13:52. “Zërnosek, Leposaviq 07.07.2023-13:52. Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar të dyshuarin mashkull rus i cili me automjetin e tij kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Republikën e Kosovës. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia. closevolume_off Ndryshe, të premten Policia e Kosovës ka dërguar automjete të blinduara në drejtim të pikës kufitare…
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shprehu të shtunën herët mbështetjen për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, duke thënë se vendi i shkatërruar nga lufta meriton t’i bashkohet aleancës.Erdogan i bëri komentet në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski, i cili mbërriti në Turqi në kuadër të një turneu evropian për të siguruar mbështetjen për anëtarësimin e Ukrainës në aleancën ushtarake pas përfundimit të luftës me Rusinë. Udhëheqësit e NATO-s që takohen në Vilnius të Lituanisë javën e ardhshme pritet të riafirmojnë se Ukraina do t’i bashkohet aleancës së tyre në të ardhmen.“Nuk ka dyshim se Ukraina…
Laureati i titullit Doktor Nderi i Shkencave (Doctor Honoris Causa) i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Arsim Bajrami, më 6 korrik 2023, i shoqëruar edhe nga profesori Zemri Elezi, e vizituan Universitetin e Tetovës, ku u pritën në një takim miqësor nga Rektori i UT-së, Prof. Dr. Jusuf Zejneli. Fillimisht Prof. Dr. Arsim Bajrami e uroi Rektorin Prof. Dr. Jusuf Zejneli për zgjedhjen e tij Rektor i Universitetit të Tetovës. Ai u shpreh se, duke e njohur profilin e Prof. Dr. Jusuf Zejnelit jam shumë i sigurt se ai me vizionin e tij do ta çojë përpara ketë institucion…

