Author: Hamdi Kumanova

Përleshje të dhunshme shpërthyen përgjatë kufirit midis Rusisë dhe Ukrainës, me Moskën që akuzoi një “grup sabotues” ukrainas për përpjekje për të shkelur territorin rus – një akuzë që Kievi zyrtar e mohoi. Më 22 maj, në rajonin e Belgorodit u dëgjua zhurma e shpërthimeve dhe të shtënave sporadike, siç konfirmoi guvernatori lokal, Vyacheslav Gladkov. Ai deklaroi se konflikti ishte shtrirë në rrethin Graivoron të Rusisë, i cili ndan një kufi me Ukrainën. Tetë persona janë lënduar nga luftimet deri tani dhe situata mbetet e tensionuar, tha guvernatori. Shumica e banorëve në Graivoron dhe fshatrat fqinje janë evakuuar, shtoi ai.…

Lexo më Shumë

Uashingtoni edhe një herë i është nënshtruar presionit të aleatëve evropianë dhe liderëve të Ukrainës dhe është pajtuar që të ofrojë armë më të sofistikuara për të ndihmuar në përpjekjet e luftës të Kievit. Këtë radhë bëhet fjalë për avionët luftarakë F-16. Ukraina për një kohë të gjatë ka kërkuar që t’i ofrohen avionë të sofistikuar, teksa Rusia po vazhdon pushtimin e këtij shteti, pushtim që tashmë është në vitin e dytë. Dhe ky plan i ri hap derën që disa shtete të furnizojnë Ukrainën me avionët e gjeneratës së katërt dhe për SHBA-në që të ofrojë ndihmë për të…

Lexo më Shumë

Një 17-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në Baldushk, ku adoleshenti ishte duke drejtuar një makinë tip “Benz”, por dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit duke dalë nga rruga. Për pasojë është përplasur me një bordurë anësore. I riu për fat të keq ka ndërruar jetë.

Lexo më Shumë

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për anulimin e disa dispozitave ligjore në Ligjin për paga, funksionarëve ua rriti pagat për 78%, por administratës gjyqësore ja uli të ardhurat. Nuk mundet me anulimin e një dispozite dikush të fitoje të drejta shtesë, derisa të punësuarit në administratën gjyqësore të humbin të drejtat e fituara si shtesat e pagave deri në 35%“, pohoi Goran Risteski, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Administratës Shtetërore. Ky vendim i kushtetueses i ka prekur diku 5000-6000 administratorë gjyqësor, thonë nga Sindikata e pavarur e administratës shtetërore dhe Sindikata e pavarur e administratës gjyqësore. Dy sindikatat kërkuan…

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, ka thënë sot se deri më tani janë pranuar mbi 20 mesazhe në adresat elektronike, në të cilat është denoncuar dhuna në shkolla. Numri i denoncimeve ka arritur në më shumë se 20. Kjo do të thotë se kemi më shumë se 20 emaile të ndryshme. Ka pasur edhe përvoja të mira, rekomandime nga palë të ndryshme që i kanë zgjidhur problemet. Kur flasim për dhunë, kemi edhe situata pozitive. Të shfrytëzojmë edhe përvojat e mira edhe ato të këqija”, ka thënë Shaqiri në përgjigjen e pyetjes para fillimit të debatit të sotëm…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në Bruksel mori pjesë në takimin joformal të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Këshillit të Punëve të Jashtme, me të cilin kryesonte Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Zhosep Borrell. Në fokusin e bisedimeve ishte situata aktuale në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe proceset e tyre euro integruese në kuadër të agresionit të pajustifikuar rus ndaj Ukrainës. Osmani rikonfirmoi qëndrimin konsistent të vendit tonë si partner kredibil i BE-së…

Lexo më Shumë

Ndërsa Ukraina këmbëngul se beteja Bahmut-in vijon, Moska konfirmon se qyteti lindor për të cilin ka luftuar ethshëm prej disa muajsh, ka rënë tashmë në duart e trupave ruse. Kreu i grupit Mercer Vagner, që udhëhoqi përpjekjet për pushtimin e qytetit lindor, Jevgjeni Prigozhin u zotua të kalojë kontrollin e tij tek ushtria ruse, nga 25 maji deri në një qershor Nuk ka më ushtarë ukrainas në Bahmut, pasi ne nuk marrim më të burgosur. Ka një numër të madh trupash të ushtarëve ukrainas. Bahmut është në kontrollin tonë të plotë, në të gjithë kufijtë e tij ligjor,…

Lexo më Shumë

Procesi i integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut është çështje sigurie, sepse të gjitha çështjet e hapura në vend dhe në rajon mund të keqpërdoren për veprime të padëshiruara dhe nxitje të pasioneve, deklaroi Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska gjatë një paraqitje televizive. Petrovska theksoi se përkushtimi i Qeverisë dhe i një koalicioni më të gjerë joformal që po krijohet rreth çështjes së integrimeve evropiane dhe ndryshimeve kushtetuese është rruga e duhur dhe se politikanët duhet t’i udhëheqin njerëzit e jo të fshihen pas tyre. “E di që është e vështirë të flitet për ndryshime kushtetuese,…

Lexo më Shumë

Në rrjetet sociale është shpërndarë një fotogafi ku është hudh trotinet elektrik publik në kontinjerë. Është pikërisht trotinet elektrik i cili para disa ditëve u promovua nga Qyteti i Shkupit, gjegjësisht projekt i cili parasheh vendosjen e 500 trotinetëve në disa lokacione. Qëllimi i projektit është për tu ndihmuar qytetarëve për të arritur në ndonjë destinacion. Por sipas rregullores në rast se trotinetet dëmtohen, shfrytëzuesi do të mbajë përgjegjësi dhe do të identifikohet sepse kur shkarkohet programin vijojnë edhe rregullat që duhet të respektojnë. Ndryshe një minutë vozitje me këto lloje të trotinetëve kushton 9 denarë. /KlanMacedonia/

Lexo më Shumë

Agjencia Turke e Koordinimit të Bashkëpunimit (TIKA) vazhdon intensivisht aktivitetin e saj në Ballkan, njofton Kosova Post. Duke vizituar Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, nënkryetari i TIKA-s Dr. Mahmut Çevik u prit në Çarshinë e Vjetër të Shkupit nga Bujar Dullovi, i cili u zgjodh rishtas kryetar i Shoqatës së Tregtarëve të Çarshisë së Vjetër të Shkupit dhe anëtarët e saj. Shoqata falënderoi Turqinë dhe TIKA-n për mbështetjen e tyre ndaj Çarshisë së Vjetër me artefakte historike dhe projekte sociale. Dullovi, kryetar i Shoqatës së Tregtarëve, i ka treguar Çevikut edhe për projektet e reja në Çarshinë e Vjetër në…

Lexo më Shumë

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në kohë do t’i marrin dëftesat për vitin shkollor 2022-2023, gjegjësisht në muajin qershor. Pas dorëzimit të plotë, secila shkollë përcakton në mënyrë individuale datat e dhënies së dëftesave për secilën klasë. Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, thotë se Byroja për Zhvillimin e Arsimit ka përfunduar të gjitha procedurat e prokurimit. “Më gëzon fakti që Byroja e Zhvillimit të Arsimit i kreu të gjitha procedurat. Sipas informacioneve të mia, sot janë duke përfunduar nënshkrimin e kontratës sipas të gjitha procedurave ankimore dhe të gjitha dëftesat do t’i dorëzohen shkollave fillore dhe të mesme…

Lexo më Shumë