Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se edhe vitin e ardhshëm shkollor 2023/2024, të gjitha tekstet shkollore nga klasa e parë deri në të pestën do të shpërndahen falas, ndërsa nxënësit e klasave të gjashta deri në të nëntën do t’i përdorin tekstet e vitit paraprak. Njohës të çështjeve të arsimit po vlerësojnë së një pjesë e madhe e tyre nuk mund të përdoren, pasi janë të plotësuara nga nxënësit e vitit paraprak. Edhe vitin e ardhshëm shkollor 2023/2024, Ministria e Arsimit ka vendosur që t’i shpërndajë falas librat për nxënësit nga klasat e para deri në të pestën,…
Author: Hamdi Kumanova
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare “Tabanoc” dhe “Bogorodicë” për dalje nga vendit pritet rreth një orë. Siç njoftoi LAMM, në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe përrenj, ku ka mundësi për rrëshqitje dheu. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë –…
LSDM ka akuzuar Danella Arsovskën dhe VMRO-DPMNE-në se po shkakton kaos në qytetin e Shkupit. ”Pushteti i paaftë lokal i DPMNE-së në Shkup ka krijuar kaos të paparë, qyteti po mbytet në mbeturina. Përgjegjësia për kaosin është e Mickoskit dhe stafit të DPMNE-së në Shkup. Kryetarët e paaftë të komunave të DPMNE-së në Shkup, me përtacinë dhe mungesën e kujdesit për nevojat e qytetarëve, janë bashkëfajtorë të drejtpërdrejtë në kaosin me mbeturinat dhe në mosfunksionimin e ndërmarrjeve vendore. Të njëjtët që e përkrahën Arsovskën në fushatë, të cilët së bashku me Mickoskin kërkuan vota nga Shkupi për të dhe për…
Është e nevojshme të shpenzohet një pasuri e tërë në mënyrë që një grua shtatzënë në Maqedoni të ketë një shtatzëni të shëndetshme të shoqëruar me kontrolle të rregullta gjinekologjike, por edhe me konsumim të vitaminave të rekomanduara adekuate, shkruan PRESSonline.al Para së gjithash, çdo grua shtatzënë duhet të vizitojë një gjinekolog amë të paktën një herë në muaj, ose të paktën 10 herë gjatë gjithë shtatzënisë. Edhe pse vizitat te gjinekologu amë duhet të jenë falas, respektivisht në llogari të shtetit, megjithatë, numri më i madh i gjinekologëve amë në Maqedoni marrin nga 500 denarë për kontroll, ankohen lexueset…
Chelsea refuzoi ofertën e Interit për të nënshkruar Romelu Lukakun për 30 milionë euro, mes interesimit në rritje nga Arabia Saudite për belgun. Interi, i cili nënshkroi Lukakun në huazim nga Chelsea sezonin e kaluar, paraqiti një ofertë me vlerë 30 milionë euro për të nënshkruar përgjithmonë sulmuesin belg, të cilën skuadra e Premier League thuhet se e refuzoi. Dhe tani Lukaku po mendon të bëjë një lëvizje në Arabinë Saudite me Al-Hilal të interesuar për nënshkrimin e tij, sipas Jacob Steinberg. Lukaku ka ende tre vjet në kontratën e tij ekzistuese me Blutë, por nuk ka gjasa që ai…
Alergjia e shkaktuar nga pickimi i bletës mund të kthehet në një faktor pengues për shumë njerëz që të shijojnë ditët e bukura të verës. Pickimi i bletës mund të jetë i padëmshëm në shumë raste, ndërsa në disa të tjera mund të shkaktojë një reagim alergjik që shpesh është i fortë. Disa metoda natyrale për trajtimin në rastet e pickimit nga bleta: Shkaqet e reagimit alergjik ndaj pickimit të bletës Alergjia nga pickimi i bletës mund të manifestohet me një skuqje dhe enjtje të zonës së thumbuar. Thumbi i bletës mund të ngelet i…
Kështu duken rrugët e Llaskarcës së Komunës së Sarajit. Ende po duken pasojat e motit të lig që kaploi këtë rajon dhe që shkaktoi dëme të mëdha materiale e duke përmbytur tokë e objekte. Banorët edhe pse nuk donin të flisnin para kamerave, thonë se kjo gjendje vështirëson lëvizjen dhe dëmton automjtetet e tyre. E përveç fshatit Llaskarcë, siç njofton KlanM, rrugë në gjendje katastrofale dhe të pa pastruar ka edhe në Fshatin Paniçar. Imami i këtij fshati që tashmë tre vite me veturën personale vjen në këtë vendbanim, thotë se situata e rrugëve vështirëson lëvizjen. “Sikur që e shihni…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e sivjetshëm të Dubrovnikut, pati takim me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Maria Gabriel. Ky është takimi i parë i dy ministrave pas emërimit të Qeverisë së re politike të Bullgarisë. Duke e uruar atë për funksionin e ri, Osmani shprehu kënaqësinë që me formimin e Qeverisë së re në Bullgari krijohen perspektiva shtesë për dialog më intensiv politik, dhe në këtë mënyrë shtohen mundësitë për forcimin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet dy vendeve, të cilët këtë vit shënojnë 30-vjetorin e marrëdhënie…
Shtëpia e shëndetit në Kumanovë përballet me mungesë të theksuar të personelit mjekësor, teknik e administrativ. Gjendja më e rëndë paraqitet nga muaji prill e këndej kur shumë infermiere për shkak të mos vazhdimit të kontratës së punës qëndrojnë në shtëpi, duke rënduar kështu funksionimin e punës së shtëpisë së shëndetit. Drejtori I Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë Faruk Alili thotë se mungesa e kuadrit vështirëson dhe ngadalëson punën e ekipeve mjekësore të Shtëpisë së Shëndetit. “Është diku rreth 42 totali I punëtorëve me kontratë, ku përfshihen personel medicinal, personel Teknik dhe administratë. 21 janë personel medicinal 14 personel Teknik…
Qindra mijëra euro para të popullit në vitet e kaluara në kohën e qeverisjes së Ramiz Merkos si kryetar i Komunës së Strugës janë shpenzuar për gjëra joproduktive, akuzojnë VMRO dhe Aleanca për Shqiptarët në Strugë. Sipas VMRO-së, shumica në këshillin e përbërë nga LSDM dhe BDI verbërisht i dëgjon dhe i ndjek të gjitha idetë, konceptet, propozimet e tij dhe voton për to, sado që ato janë në kundërshtim me rregulloret ligjore. Nga partia opozitare thonë se vetëm një shembull i vogël i kësaj janë blerjet e automjeteve të shtrenjta dhe shumat e larta që pretendohet se janë shpenzuar…
Deputeti i Partisë Socialiste Rahman Rraja ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit, pas ngjarjes në Borizanë, ku familjarë të deputetit dhunuan disa banorë. Rraja njofton tërheqjen nga jeta politike dhe u kërkon falje qytetarëve që e kanë votuar dhe kolegëve të tij. “Nuk kam fjalë për ta shprehur sikletin karshi të gjithë atyre që më kanë besuar gjithë këto vite. Fatkeqësisht unë dështova si prind dhe ndihem i turpëruar publikisht nga fëmija im. Ju kërkoj ndjesë shokëve dhe kolegëve te grupit parlamentar dhe deklaroj dorëzimin e mandatit të deputetit dhe tërheqjen time nga jeta politike. Ju kërkoj…
Nga një mijë deri në 6000 denarë qytetarët harxhojnë nga xhepi për ilaçe të ndryshme, nisur nga ato më të thjeshtat e deri te terapitë e rregullta për sëmundje kronike. Qytetarët ankohen për çmimet e larta të barnave, duke thënë se të pakta janë ilaçet që i mbulon Fondi Shëndetësor. “Ja këto i marr 1500 denarë. Po privat i blej, 2000 denarë këto kushtojnë por unë i blej në Kosovë 1500, d.m.th. më lirë. 4000-5000 denarë në muaj harxhoj vetëm për ilaçe, edhe gruaja po ashtu njëjtë. Disa janë me recetë por janë të pakta, shumicën i marrim privat……

