Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, në rrjetin social facebook, ka shpërndarë disa fotografi ku shihen kontejner të zbrazur. Ajo ka shënuar se është arritur edhe një fitore në interes të qytretarëve, raporton SHENJA. “Nuk lejuam dhe nuk do të lejojmë struktura mafioze së bashku me mbeturinat politike t’i bëjnë dëm interesave të qytetarëve. Atë që e kam premtuar para qytetarëve është se do të punojë me nderë dhe në interes të tyre dhe asgjë nuk do të më pengojë ta realizojë premtimin e dhënë”, ka thënë Arsovska.
Author: Hamdi Kumanova
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,80% në raport me vendimin e datës 3.7.2023. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 0,50 den/litër .Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 1,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,755 den/kg. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë. Nga data…
Në disa objekte banimi në Gostivar janë shkruar mbishkrime me përmbajtje naziste dhe antishqiptare. Bashkë me parullën “Vdekje për shqiptarët”, janë vizatuar edhe simbole nënçmuese e ofenduese nga më të ndryshmet. Mbishkrime të tilla janë shkruar në objektet banesore drejt stacionit të autobusëve, konkretisht tek banesat kolektive në rrugën “Mara Ugrinova”. Qytetarët theksuan se këto mbishkrime përbëjnë kërcënim për to. Sipas tyre ato janë shkruar në orët e vona të natës së kaluar ose herët mëngjesin e sotëm. Rasti është denoncuar edhe në Polici nga ku kanë theksuar se ekipet policore do të ndërmarrin të gjitha masat për zbardhjen e…
Kryetari i Aleancës së Shqiptarëve, Arben Taravari, tha dje se partia ende nuk ka vendosur se si do të shkojë në zgjedhje dhe se të gjitha opsionet janë të mundshme. Sipas tij, zgjedhjet duhet të mbahen në fund të marsit dhe në fillim të prillit të vitit të ardhshëm së bashku me zgjedhjet presidenciale. “Përmes organeve partiake do t’i analizojmë të gjitha rrethanat në mënyrën më të mirë për partinë tonë”, ka thënë Taravari në një intervistë për Sitel. I pyetur nëse është në lojë një performancë e përbashkët me koalicionin aktual qeveritar, ai tha se nuk përjashton asgjë. Megjithatë,…
Shiu i rrëmbyeshëm ka goditur Japoninë jugperëndimore, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu dhe duke lënë dy persona të vdekur dhe të paktën gjashtë të tjerë të zhdukur të hënën. Shirat që ranë në rajonet e Kyushu dhe Çugoku gjatë gjithë fundjavës shkaktuan përmbytje përgjatë një numri lumenjsh si dhe rrëshqitje balte, mbyllje të rrugëve, ndërprerje të qarkullimit të trenave dhe ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona. Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshoi një paralajmërim urgjent për shi të dendur për prefekturat Fukuoka dhe Oita në ishullin kryesor jugor të Kyushu, duke u kërkuar banorëve në zonat buzë lumenjve…
Pronari i lokalit në plazhin e Vilë Bashtovës, ku një ditë më parë humbën jetën tragjikisht tre anëtarë të një familjeje, është arrestuar nga policia. I arrestuari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, akuzohet për vrasje nga pakujdesia për shkak të mos përmbushjes së kushteve të sigurisë për pushuesit në plazhin që menaxhonte. Plazhi ku ndodhi ngjarja e rëndë nuk kishte roje bregdetare, kulla vrojtimi dhe as flamurin e kuq që të sinjalizonte pushuesit për rrezikun që mund t’u kanosej nga deti i trazuar. Ngjarja e rëndë ndodhur mesditën e së dielës ku babai 50-vjeçar Elvis Halilaj, nga…
Përpara se të nisej për në samitin e NATO-s, presidenti i amerikan Joe Biden tha se Ukraina nuk është gati për anëtarësim në aleancë, duke pohuar se lufta me Rusinë duhet të përfundojë përpara se vendi të marrë një ftesë për anëtarësim. Më 9 korrik, gjatë një interviste për CNN-in, Biden u shpreh se megjithëse është herët të flitet për përfshirjen e Ukrainës në Aleancë, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tjerë të NATO-s do të vazhdojnë të furnizojnë Kievin me armët e nevojshme për t’u mbrojtur kundër pushtimit të pajustifikuar rus. Kjo intervistë u realizua para nisjes së Biden për…
Aplikacion i ri në Instagram i quajtur Threads tashmë ka tejkaluar 100 milionë përdorues, duke e arritur këtë numër më shpejt se chatboti ChatGPT, raporton The Verge. Chatboti Open AI i kompanisë e kaloi këtë kufi në dy muaj, duke e bërë atë platformën me rritjen më të shpejtë në atë kohë, ndërsa Threads, i cili u lançua të mërkurën, arriti në 100 milionë në vetëm pak ditë. Aplikacioni u bë hit në mesin e përdoruesve pothuajse menjëherë pas fillimit të tij. Në dy orët e para, ai mori 2 milionë përdorues të regjistruar, pas së cilës numri u rrit…
Mëngjesin e sotëm në rrugët e Shkupit sërish vërehen kontejnerë të tejmbushur me mbeturina, nga të cilët po përhapet erë e keqe pasi të punësuarit e ndërmarrjes së qytetit “Higjiena Komunale” – Shkup, për disa ditë në shenjë proteste refuzuan t’i zbrazin kontejnerët. Disa nga kryetarët e komunave të Shkupit kanë bërë të ditur se janë organizuar për pastrimin e mbeturinave. Kryetari i Komunës Qendër, Goran Gerasimovski, ka bërë të ditur se vetë shërbimet komunale nga mëngjesi i sotëm do të fillojnë me grumbullimin e mbeturinave. Ai tha se e gjithë makineria e NP “POC” do të jetë në…
Policia ka arrestuar një të punësuar në “Higjienën Komunale” në Shkup, pasi i njëjti siç qëndron në njoftim, ka sulmuar një punësuar në këtë ndërmarrje publike në kryerjen e punës. “Sot (10.07.2023), në orën 00.05 në rajonin e Gazi Babës, zyrtarët policorë të Njësitit të Ndërhyrjes së Shpejt SPB Shkup, kanë privuar nga liria shtetasin F.C. (28) nga Shkupi, punonjës në NP Higjiena Komunale Shkup, pasi me datën 09.07.2023 rreth orës 11.30 në një qendër tregtare në zonën e Gazi Babës, së bashku me shtetasin D.D. dhe disa persona të tjerë, kanë sulmuar fizikisht personin D.S.(37) nga Shkupi, ku i…
Për shkak të një aksidenti trafiku mëngjesin e sotëm nga ora 5.00, është ndërprerë trafiku në rrugën rajonale Shën Nikollë – Kumanovë. Siç njofton LAMM, trafiku është i ndërprerë në dy akset.
Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se edhe vitin e ardhshëm shkollor 2023/2024, të gjitha tekstet shkollore nga klasa e parë deri në të pestën do të shpërndahen falas, ndërsa nxënësit e klasave të gjashta deri në të nëntën do t’i përdorin tekstet e vitit paraprak. Njohës të çështjeve të arsimit po vlerësojnë së një pjesë e madhe e tyre nuk mund të përdoren, pasi janë të plotësuara nga nxënësit e vitit paraprak. Edhe vitin e ardhshëm shkollor 2023/2024, Ministria e Arsimit ka vendosur që t’i shpërndajë falas librat për nxënësit nga klasat e para deri në të pestën,…

