Author: Hamdi Kumanova

Bosnja e Hercegovina sot shënon 28-vjetorin e masakrës së Srebrenicës. Kjo masakër është më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në enklavën e Srebrenicës, që ishte caktuar si “vend i sigurt” nga Kombet e Bashkuara. Më 9 korrik 1995, udhëheqësi atëhershëm serbëve, Radovan Karadziç lëshoi një urdhër të ri për të pushtuar Srebrenicën. Trupat rrethuan enklavën dhe sulmuan paqeruajtësit holandezë duke marrë peng 30 prej tyre. Një ditë më pas, më 10 korrik, ushtarët serbë të Bosnjës filluan të…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me ligjin për legalizimin e kanabisit në vendin tonë, ndërsa theksoi se sot është ditë turpi për Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë. Në një reagim në ‘Facebook’, Vasili thekson se deputetet rilindas votuan, që trafikantet të zbrazin depot e mbushura me kanabis. REAGIMI I VASILIT Rilindasit votuan ligjin e droges ashtu sic ju duhet trafikanteve! Dite turpi per Komisionin Parlamentar te Shendetesise. Deputetet rilindas votojne kunder shendetit! Deputetet rilindas ne Komisionin e Shendetesise votuan pa pike turpi Ligjin per legalizimin e droges. Deputetet rilindas votuan, qe trafikantet te zbrazin depot…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesit e Sindikatave të cilët erdhën në Ministrinë e Financave në takim me ekipin qeveritar, nuk e dinë nëse sot do të arrihet ndonjë zgjidhje rreth rritjes së pagave dhe metodologjinë. Siç deklaruan para takimit, ata sërish do ta transmetojnë qëndrimin dhe kërkesat në pjesën dhe në modelin dhe rritjen e pagave. Nuk e dinë se sa do të zgjasin bisedimet, por presin, thanë, rezultat pozitiv. “Sot sërish në orën 14:30 jemi këtu para Ministrisë. Sërish kemi takim. Në Ministrinë e Financave vazhdojnë negociatat. Vazhdojnë rreth pjesës së marrëveshjes së përgjihshme kolektive, në pjesën e mënyrës se si përllogariten pagat,…

Lexo më Shumë

Deputeti i Vetëvendosjes, Salih Zyba, ka reaguar pas disa përgjimeve të publikuara, e ku dëgjohet shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, duke komunikuar me Igor Simiqin e Listës Serbe. Zyba ka thënë se këto materiale janë siguruar “përmes Radojiçiqit” nga njerëz që “kanë bërë bashkë biznes me të” e që sipas tij janë “kundër Vetëvendosjes”. “Me materiale të Radoijçiqit, që i sigurojnë përmes tij, falë lidhjeve të afërta me të, ata që kanë bërë bashkë biznes e kanë formuar qeveri, bëhen përsëri bashkë. Tash kundër Vetëvendosjes!. Si deri tash kundër shtetit”, ka shkruar Zyba.

Lexo më Shumë

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se miqësia me Britaninë është “e fortë” gjatë qëndrimit të hënën në Londër, para samitit të NATO-s ku pritet që Perëndimi të shfaqë vendosmërinë për të ndihmuar Ukrainën. Biden nisi vizitën në Londër të dielën, ndërkaq të hënën u takua me kryeministrin britanik, Rishi Sunak. Më vonë gjatë ditës ai është takuar edhe me Mbretin Charles. “Është e shkëlqyeshme që ne mund të vazhdojmë bisedat tona”, tha Sunak në fillim të takimit me Bidenin. “Kemi shumë gjëra për të biseduar. Marrëdhëniet tona janë të forta”, u shpreh Biden. Sipas Shtëpisë së Bardhë, Biden dhe Sunak…

Lexo më Shumë

Me fillimin e sezonit turistik veror, ndër të tjera, në zonën e SPB-Tetovë janë rritur dukshëm aktivitetet e një numri më të madh të objekteve hotelierike. Në shumë prej tyre, kryesisht në fundjavë, organizohen festa të ndryshme dhe takime të tjera mbrëmjesh, shpesh të ndjekura me muzikë të lartë. Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës, policët e të cilës fundjavën e kaluar kanë sanksionuar disa objekte hotelike në Tetovë për lëshim të muzikës me ton të lartë, sërish apelon te pronarët e kafeneve, diskotekave dhe objekteve të tjera hotelierike që t’i kushtojnë vëmendje volumit të muzikës që ata lëshojnë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Gjykatës Administrative, Burim Sejdini hedh poshtë pretendimet nga kallëzimet penale për shpërdorim të detyrës zyrtare përmes keqpërdorimit të sistemit AKMIS, punësimeve familjare dhe vjetërsimit të qëllimshëm të lëndëve në këtë gjykatë. Sipas tij, asgjë nga kallëzimet penale nuk është e vërtetë dhe se bëhet fjalë për tendencë që të prishet imazhi i tij dhe i institucionit. “Dëshmoj me përgjegjësi se në Gjykatën Administrative nuk ka pasur, nuk dhe nuk do të ketë shpërndarje manuale të lëndëve gjyqësore derisa unë udhëheq me këtë institucion. Nuk mund unë dhe askush tjetër ta din se kur do të vjetërsohet një lëndë…

Lexo më Shumë

Kriza ekonomike nuk i ndalon qytetarët të realizojnë dasma dhe ahengje të ndryshme familjare. Edhe pse që nga koha e pandemisë vendi u ballafaqua me kriza të ndryshme qytetarët sërish gjejnë hapësirë dhe buxhet për ceremonitë e dasmave. Pronarët e salloneve të dasmave vlerësojnë se interesi për dasma është përafërsisht i njëjtë si vitet e kaluara. Samet Memishi, pronar i restorant Avanti thotë se çmimet që ata i ofrojnë klientëve nuk kanë shënuar rritje edhe pse në këto periudha me çmime të larta janë ballafaquar të gjithë sektorët por ai thekson se si pasojë e gjendjes së vështirë ekonomike  bizneset…

Lexo më Shumë

Pas mbledhjes me shtabin e krizës në orët e vona të së dielës, për ndodhitë në Ndërmarrjen Publike, Higjiena Komunale, kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, akuzoi se struktura mafioze bllokojnë Higjienën Komunale. E para e qytetit të Shkupit gjithashtu deklaroi se problemi  me mbeturina  ka filluar të zgjidhet, ndërsa sa i përket drejtoreshës së Higjienës Komunale, Kosana Nikoliç Mazneva, Arsovska e ka përkrahur të njëjtën dhe tha  se  Mazneva  ka të drejtë. DANELLA ARSOVSKA, KRYETARE E QYTETIT TË SHKUPIT “Strukturat mafioze po bllokojnë punën e Higjienës Komunale për interesa personale. Fjala është për persona që mbi 15 veta…

Lexo më Shumë

Komuna Dibër edhe këtë verë ballafaqohet me probleme të mëdha rreth sigurimit të parkingjeve në qytet. Për këtë shkak me vendim të kryetarit të komunës Hekuran Duka, oborret e shkollave në qytet janë të hapura për parkimin e automjeteve. Kjo bëhet me qëllim që tani kur në vendlindje kanë filluar të arrijnë një numër i madh i mërgimtarëve dhe mungesa e parkingjeve ndjehet në çdo cep të qytetit. Poashtu janë adaptuar edhe lokacione të tjera ku qytetarët dhe mërgimtarët mund të parkojnë automjete. Dibra tanimë disa vite ndjen problemin e mungesës së parkingjeve dhe ndërkohë pushteti vendor planifikon ndërtimin edhe…

Lexo më Shumë

Vendimi për dhënien e ndihmës makrofinanciare për Maqedoninë e Veriut me vlerë deri në 100 milionë euro për t’u përballur me pasojat e shkaktuara nga agresioni rus kundër Ukrainës, është një nga pikat e agjendës së seancës së sotme të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme (GAK) të BE-së në Bruksel. Propozim-vendimi, i miratuar nga Komisioni Evropian më 6 shkurt të këtij viti, është miratuar më parë nga Parlamenti Evropian më 13 qershor, ndërsa të mërkurën e kaluar nga Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të qeverive të vendeve anëtare në Bashkimin Evropian (KOREPER). Propozimi i Komisionit Evropian bën me dije se…

Lexo më Shumë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë thirrje edhe një herë që të votohet mocioni për rrëzimin e qeverisë dhe shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës. Në seancën e sotme për media, ai ka deklaruar se kjo duhet të ndodhë sa parë pasi vendi është në bllokadë. “Ky Kuvend nuk duhet ta vazhdojë punën, ju ftoj publikisht të merremi vesh të bëjmë një mocion ta shpërndajmë Kuvendin e Kosovës”. “Kjo legjislaturë nuk është në gjendje të kalojë asgjë, është një bllokim i punës së brendshme, e mos të flasim edhe për punën e jashtme që me sanksione e keni…

Lexo më Shumë