Unazat e Saturnit, që e bëjnë një prej planetëve më të veçantë të sistemit tonë diellor, mund të mos ekzistojnë edhe për shumë kohë. Sipas një studimi të fundit, të dhënat e mbledhura nga misioni “Cassini” i NASA-s, që fluturoi rreth planetit të gaztë nga viti 2004 deri në vitin 2017, tregojnë edhe për sa kohë do të ekzistojnë unazat dhe kur do të zhduken. Sipas të dhënave zyrtare shkencore, sistemi ynë diellor është formuar rreth 4,6 miliardë vite më parë dhe studiuesit gjithmonë kanë debatuar për origjinën e këtyre unazave. Disa astronomë thonë se ato mund të jenë më…
Author: Hamdi Kumanova
Njeriu më i pasur në botë, pronari i prodhuesit francez të mallrave luksoze LVMH Bernard Arnault, humbi 10.39 miliardë euro brenda një dite, shkruan media të mërkurën. Arnault thuhet se e humbi atë shumë të martën pas një rënie të konsiderueshme të çmimeve të aksioneve. Tregjet e aksioneve në SHBA janë në rënie dhe në veçanti sektori i mallrave të luksit po shënon humbje. Aksionet e kompanisë Louis Vuitton ranë me pesë për qind dhe kompanisë Kering, pronare e Gucci, me 2.97 për qind. Tregjet janë të shqetësuara për kërkesën e pasigurt për mallra luksoze në SHBA. Bernard Arnault është…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, akuzoi Rusinë për “terrorizimin” e ukrainasve. Ai në rrjete sociale tha se Moska rrëzoi 36 dronë sulmues të prodhuar nga Irani. “Armiku vazhdoi të terrorizojë Ukrainën duke lëshuar 36 Shaheds. Asnjë nuk e arriti objektivin e tyre”, tha Zelenskyy. Ushtria ukrainase tha se i kishte rrëzuar më shumë se dy duzina dronë.
MPB njofton se dje në ora 18:30 në Manastir, në rr. “Dimitar Ilievski Murato” është ndaluar I.G.(29) nga Manastiri nga policët e policisë kriminale të SPB Manastir. Ai duke drejtuar automjetin “Pasat” me targa të Manastirit, në afërsi të vendit të quajtur “Grozd”, nga dritarja e hapur ka qëlluar me pushkë ajrore në drejtim të qenve endacakë. I është marrë një pushkë ajrore “Gamo” të kalibrit 4.5 mm dhe paketimi me diabolos. Pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës.
Tubimi i organizuar nga Aleksandër Vuçiq për ditën e nesërme në Beograd duket se është jetik për të. Jo vetëm nga Serbia, por qytetarët serb po organizohen nën joshje dhe presion nga i gjithë Ballkani për të qenë në Beograd më 26 maj në tubimin “Serbia e shpresës”. Transport i organizuar falas, presion për pjesëmarrje, lista të punonjësve që duhet të marrin pjesë në tubim, janë disa nga metodat e shfaqura jo vetëm brenda Serbisë por edhe në vende të tjera për të organizuar një pjesëmarrje sa më të madhe. Profesorët e një shkolle në Mitrovicën e Veriut, siç i…
Pasi dje kryetari i Komunes së Haraçinës Ridvan Ibraimiu u kërcënua me jetë nga një 69-vjeçar dhe disa raste më parë ku ka pasur kërcënime, komuna ka dalë me këtë njoftim: “Të nderuar qytetarë të Komunës së Haraçinës. Ju njoftojmë se për shkaqe sigurie, Administrata Komunale nuk do të punojë nga data 25.05.2023 (e enjte) deri në një vendim të ri për të cilin do të informoheni me kohë. Ju kërkojmë ndjesë që nuk do të mund të kryejmë shërbimet dhe obligimet ligjore ndaj qytetarëve, por një masë e këtillë ka të bëjë kryesisht me sigurinë e punonjësve të administratës…
Një raport i ri i Institutit për Politika Publike Arbën Xhaferi ka analizuar ndikimin e mundshëm të ndryshimit të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (LShMAAV), sipas nismës së dorëzuar në parlament nga deputetët e koalicionit qeveritar SDSM-BDI. Projektligji i datës 2 nëntor 2022, parasheh rikthimin e fushatave të ashtuquajtuara me interes publik, të ideuara nga Gruevski për të blerë mediat dhe për të shuar zërin e tyre kritik. Kjo nismë, e cila erdhi si pasojë e rënies së popullaritetit të qeverisë, u kundështua fuqishëm nga përfaqësitë diplomatike, organizatat ndërkombëtare dhe një pjesë e shoqërisë civile, duke u cilësuar si…
Policët e SPB-së Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar dje (24 maj) rreth orës 16:20 me urdhër të gjykatës kanë ndaluar 35-vjeçarin nga Gostivari A.S. për vuajtje të dënimit me burg.Më pas është dërguar në këtë institucion për vuajtje të dënimit .TS
LSDM-ja si parti përgjegjëse është e përkushtuar në mbrojtjen dhe promovimin e gjuhës maqedonase brenda dhe jashtë vendit. Gjuha maqedonase mbrohet dhe konfirmohet edhe në Bashkimin Evropian, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së. “Dëshmi për këtë është nënshkrimi i marrëveshjes së parë me BE-në, marrëveshja për Frontex në gjuhën zyrtare maqedonase pa fusnota dhe shtesa, e cila e bëri gjuhën maqedonase të barabartë me gjuhët e tjera të Unionit. Me këtë edhe zyrtarisht janë shembur të gjitha gënjeshtrat dhe histeritë që OBRM-PDUKM i ka promovuar për gjoja fshirje dhe rrezikim të gjuhës maqedonase me fillimin e negociatave për anëtarësim…
Superylli spanjoll, Andres Iniesta ka vendosur të ndahet me skuadrën kineze, Vissel Kobe. Megjithatë 39 vjeçari s’e ka në plan të pensionohet ngase do të vazhdojë të luajë futboll në një destinacion tjetër. “Siç e kam thënë shumë herë, do të doja të kthehesha në Barcelonë në një moment të jetës sime, por ende mendoj se është shumë larg qëllimit. Shpresoj që Xavi të jetë trajner për shumë vite, ky do të ishte një lajm i mirë për futbollin. Ardhja në Vissel Kobe do të jetë një nga vendimet më të mira që kam marrë në jetën time. Këtu kam…
Të mërkurën është arrestuar një person për sulm seksual në Vushtrri.Sipas raportit 24-orësh të Policisë, dyshohet se sulmi është kryer më 22.05.2023.“Pas një hetimi intensiv në lidhje me rastin është raportuar se me 24.05.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”.
Sulmi rus vijon në Ukrainë, ndërsa kjo e fundit përforcon mbrojtjen e saj ndaj armikut. Në një përditësim të fundit, Ukraina pretendon se Kievi është sulmuar me të paktën 36 dronë rusë gjatë natës. Megjithatë, autoritetet theksojnë se kanë mundur të zmbrapsin sulmet. “Nuk ishte një natë e lehtë. Ndërsa armiku vazhdoi të terrorizonte Ukrainën, ata përdorën 36 Shaheds (dronë sulmues). Asnjë prej tyre nuk e arriti objektivin”, tha Presidenti Volodymyr Zelensky në një deklaratë. Nga ana tjetër, kreu i administratët ushtarake të kryeqytetit ukrainas e ka konsideruar si një sulm masiv ndaj Kievit nga armiku. “Armiku vazhdon…

