Pas mbledhjes me shtabin e krizës në orët e vona të së dielës, për ndodhitë në Ndërmarrjen Publike, Higjiena Komunale, kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, akuzoi se struktura mafioze bllokojnë Higjienën Komunale. E para e qytetit të Shkupit gjithashtu deklaroi se problemi me mbeturina ka filluar të zgjidhet, ndërsa sa i përket drejtoreshës së Higjienës Komunale, Kosana Nikoliç Mazneva, Arsovska e ka përkrahur të njëjtën dhe tha se Mazneva ka të drejtë. DANELLA ARSOVSKA, KRYETARE E QYTETIT TË SHKUPIT “Strukturat mafioze po bllokojnë punën e Higjienës Komunale për interesa personale. Fjala është për persona që mbi 15 veta…
Author: Hamdi Kumanova
Komuna Dibër edhe këtë verë ballafaqohet me probleme të mëdha rreth sigurimit të parkingjeve në qytet. Për këtë shkak me vendim të kryetarit të komunës Hekuran Duka, oborret e shkollave në qytet janë të hapura për parkimin e automjeteve. Kjo bëhet me qëllim që tani kur në vendlindje kanë filluar të arrijnë një numër i madh i mërgimtarëve dhe mungesa e parkingjeve ndjehet në çdo cep të qytetit. Poashtu janë adaptuar edhe lokacione të tjera ku qytetarët dhe mërgimtarët mund të parkojnë automjete. Dibra tanimë disa vite ndjen problemin e mungesës së parkingjeve dhe ndërkohë pushteti vendor planifikon ndërtimin edhe…
Vendimi për dhënien e ndihmës makrofinanciare për Maqedoninë e Veriut me vlerë deri në 100 milionë euro për t’u përballur me pasojat e shkaktuara nga agresioni rus kundër Ukrainës, është një nga pikat e agjendës së seancës së sotme të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme (GAK) të BE-së në Bruksel. Propozim-vendimi, i miratuar nga Komisioni Evropian më 6 shkurt të këtij viti, është miratuar më parë nga Parlamenti Evropian më 13 qershor, ndërsa të mërkurën e kaluar nga Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të qeverive të vendeve anëtare në Bashkimin Evropian (KOREPER). Propozimi i Komisionit Evropian bën me dije se…
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë thirrje edhe një herë që të votohet mocioni për rrëzimin e qeverisë dhe shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës. Në seancën e sotme për media, ai ka deklaruar se kjo duhet të ndodhë sa parë pasi vendi është në bllokadë. “Ky Kuvend nuk duhet ta vazhdojë punën, ju ftoj publikisht të merremi vesh të bëjmë një mocion ta shpërndajmë Kuvendin e Kosovës”. “Kjo legjislaturë nuk është në gjendje të kalojë asgjë, është një bllokim i punës së brendshme, e mos të flasim edhe për punën e jashtme që me sanksione e keni…
Në gjykimin në bazë të pranimit të fajit të të akuzuarit Mile Janakieski për rastin “Titanik”, si dhe në vendimin e Apelit me të cilin konfirmohet aktvendimi i shkallës së parë dhe në urdhrin për zbatim të dënimit të shqiptuar me burg llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak për lëndën konkrete, informojnë nga Gjykata Themelore Penale Shkup. “Në aktgjykimin e marrë në bazë të pranimit të fajësisë me KOK. nr. 7/18, si dhe në vendimin e Gjykatës së Apelit – Shkup, me të cilin vërtetohet aktgjykimi i shkallës së parë, por edhe…
Nga Lëvizja BESA përmes një press për media kanë reaguar ndaj Qeverisë LSDM-BDI duke kritikuar dhe akuzuar për korrupsion. ”Drejtësia në Maqedoninë e Veriut ka dështuar, ashtu siç ka dështuar kjo qeveri e politikanëve të korruptuar e udhëhequr nga LSDM dhe BDI. Korrupsioni, ndikimet politike, mungesa e efikasitetit dhe profesionalizmit ka bërë që sot besimi i qytetarëve në organet e drejtësisë të jetë vetëm 3 %. Lëvizja BESA për një kohë të gjatë dhe në kontinuitet ka shprehur shqetësimin e saj për gjendjen e mjerueshme të pushtetit gjyqësor si dhe ka bërrë thirje për pavarësim të tij nga klika…
Të dielën rreth orës 15:45, në Dobërdoll të Gostivarit, zyrtarë policorë të Gostivarit kanë arrestuar personin B.A. (33) nga ky fshat, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga bashkëfshatari i tij 45-vjeçar S.B. se është sjellë në mënyrë agresive ndaj tij dhe se e ka kërcënuar me një send druri, që më pas i është gjetur dhe konfiskuar. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të çështjes ndaj B.A. do të përgatitet parashtresë përkatëse.
Nën ndikimin e një vale të ngrohtë, pason një periudhë e motit stabil dhe shumë të ngrohtë me rritje të temperaturës. Nga e mërkura temperatura në pjesën më të madhe të Maqedonisë së Veriut do të jetë mbi 35 gradë, ndërsa në disa vende do të tejkalojë edhe 40 gradë dhe do të jetë niveli aktiv portokalli në rrezik nga temperaturat e larta, informojnë nga DPHM. Temperatura e mëngjesit në Shkup dhe në pjesët jugore nuk do të ulet nën 20 gradë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se njësitet e Stacionit Policor të Vushtrrisë, sot kanë arrestuar një të dyshuar që kërkohej me urdhëresë të Gjykatës në Mitrovicë. Sipas njoftimit, i dyshuari me incialet, XH.I, burrë i moshës 37-vjeçare, shtetas i Republikës së Kosovës, kërkohej për veprën penale “blerje, posedim, shpërndarje paautorizuar e substancave narkotike”.I dyshuari është dërguar për vuajtje të dënimit.
Monika Kryemadhi, e cila është ndër politikanet që u investua më shumë për të denoncuar aferën e inceneratorëve, ka reaguar pas kërkesës së SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt. Kryemadhi i kërkon SPAK që të merret me pagesat ndaj kompanive të inceneratorëve që sipas saj vijojnë të kryhen rregullisht, duke iu referuar këtu dhe Bashkisë së Tiranës. Postimi i Kryemadhit: Lajm i fundit: SPAK kërkon arrestimin e Arben Ahmetaj, ish Zv Kryeministër. Të arrestuarit venë e vijnë, ndërsa PAGESAT vetëm venë. Folloë the money….SPAK mos harro të ndalosh edhe pagesat e Bashkisë Tiranë! SPAK ka reaguar zyrtarisht në lidhje me…
Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur me një minutë heshtje në nderim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se masakra e Srebrenicës është masakra më e madhe pas luftës së dytë botërore, ku u vranë mbi 8 mijë boshnjakë. “Nesër është 28 vjetori i masakrës së Srebrenicës, është masakra më e madhe pas luftës së dytë botërore në kontinentin evropian. Më 11 korrik 1995 forcat kriminale serbe vranë mbi 8 mijë e 732 boshnjakë në Srebrenicë, për këtë arsye ta përkujtojmë këtë ditë, dhe t’i nderojmë të rënët me 1…
Me datë 09.07.2023 rreth orës 12:30 në fshatin Prdejci, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Bogorodicë në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare “Jug” kanë ndaluar L.D.(29) nga Republika e Serbisë. Ai është gjetur duke transportuar 10 emigrantë nga Siria në një veturë të pasagjerëve Audi A6 me marka kombëtare serbe në rrugën rajonale Negorci – Prdejci. “Në vendin e ngjarjes ka bërë këqyrje nga ekipi i Stacionit Policor Gjevgjeli. closevolume_off Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse”, thonë nga MPB.

