Author: Hamdi Kumanova

Kovaçevski – Mekarti: Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë të ecë përpara Kovaçevski – Mekarti: Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë të ecë përpara Publikuar 15:27 7 Korrik, 2023 Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, u takua me Pol Mekarti, drejtor rajonal për Evropë i Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI). Në takim u diskutuan çështje aktuale me rëndësi për vendin tonë dhe për rajonin dhe Evropën. Në këtë drejtim, është vlerësuar se është thelbësore që Maqedonia e Veriut të vazhdojë të ecë përpara, pas anëtarësimit në NATO dhe drejt anëtarësimit të plotë në…

Lexo më Shumë

Të hënën (10 korrik) është afati i fundit për regjistrimin e nxënësve të regjistruar në vitin e parë, të dytë, të tretë dhe të katërt për pranim në konviktet publike të nxënësve për vitin shkollor 2023/2024. Nxënësit që aplikojnë për konkursin e MASH-it duhet të plotësojnë aplikacionin elektronik të postuar në portalin e internetit http://e-uslugi.mon.gov.mk ose aplikimin në letër direkt në konviktin e nxënësve. Sipas konkursit për pranimin e nxënësve në konviktet publike për nxënës në vend për vitin shkollor 2023/2024, të shpallur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për strehim dhe ushqim për nxënësit e shkollave të…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme, policët e Departamentit për Punë të Brendshme në Vinicë kanë arrestuar B.K.(26) nga fshati Dvorishtë e Berovës, bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21. “Rreth orës 16:20 në rrugën rajonale, në vendin e quajtur “Pekllanska”, gjatë kontrollit policor, është konstatuar se B.K. ka qenë duke transportuar dru për djegie, pa dokumentacion përkatës”, qëndron në njoftim.

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka bërë të ditur se ndryshimet kushtetuese janë në fazën përfundimtare dhe se në Kuvend do të dorëzohen gjatë dy javëve të ardhshme. “Ndryshimet kushtetuese do të dorëzohen në Kuvend gjatë dy javëve të ardhshme dhe do të fillojë procesi i diskutimit në përputhje me procedurën për të njëjtat në Kuvend, ku edhe e kanë vendin”, ka deklaruar Kovaçevski. Ndërkaq dje pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ai bëri thirrje që partitë politike të vendosen mbi interesin personal dhe të sjellin vendim “për” miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët ka thënë se qysh në fillim e kanë paralajmëruar të vdekur nismën “Open Ballkan”. “Që nga vitit 2019, kur u inicua procesi i Ballkanit të Hapur, në vazhdimësi kemi shprehur rezervat tona rreth kësaj nisme asimetrike, jo inkluzive dhe duplifikuese. Pikërisht për këto arsye, Ballkani i Hapur nuk mori as përkrahjen e vetë Bashkimit Evropian në emër të së cilit u nis. Dëmet e nismës në bashkëpunimin rajonal si tërësi padyshim kanë tejkaluar benefitet individuale në tre vendet pjesëmarrëse. Në vend të rritjes së mirëbesimit dhe forcimit të frymës së bashëpunimit, ky projekt polarizoi edhe më…

Lexo më Shumë

Guvernatorja, Anita Angellovska – Bezhoska mori pjesë në panel-diskutimin “Gratë lidere” të cilin e hapi presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, në organizim të Qendrës për situata të jashtëzakonshme në financa (CEF) në Lubjanë, Slloveni. Siç informoi Banka Popullore, guvernatorja Angellovska – Bezhoska potencoi se përfshirja më e madhe e grave në fuqinë punëtore mund të kontribuojë për rritje ekonomike më të shpejtë dhe më inkluzive. “Për zhvillimin ekonomik nuk është e mjaftueshme vetëm rritja ekonomike. Është nevojshme rritja e zgjuar, e qëndrueshme dhe inkluzive. Kapitali njerëzor, si nga aspekti i kuantitetit të tij ashtu edhe nga aspekti i kualitetit…

Lexo më Shumë

Mediumi i njohur ESPN ka renditur dhjetë trajnerët më të mirë në botë në sezonit 2022/23, ku listës i prinë Pep Guardiola i Manchester Cityt. Përfundimi i sezonit të rregullt në botën e futbollit ka bërë të ketë ndryshime në renditjen e trajnerëve më të mirë. Është mediumi i njohur ESPN që ka publikuar listën me dhjetë trajnerët më të mirë në botë për këtë sezon, të bazuar votat e dhëna shkaku i rezultateve. Fitimi i tre trofeve nga Manchester City ka bërë që Guardiola ta marrë fronin si trajneri më i mirë i sezonit 2022/23. Guardiola ka lënë pas…

Lexo më Shumë

Gjermania mund të dërgojë trupa shtesë për të përforcuar misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, pas rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, transmeton REL. Kështu deklaroi më 7 korrik ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius. “Pas kërkesës nga kolegia ime austriake Klaudia [Tanner], ne po shqyrtojmë nëse mund të rrisim pak angazhimin tonë brenda mandatit aktual [parlamentar] që t’i lehtësohet barra Austrisë”, tha ai për gazetarët pas takimit me homologët e tij nga Austria dhe Zvicra në Bern. Pasi në fund të majit, tensionet në veri të Kosovës u rritën, NATO angazhoi…

Lexo më Shumë

Të enjten në ora 18:50, në rrugën “Nikolla Teslla” në Gostivar, zyrtarë policorë kanë arrestuar personat B.S.(43), Sh.Z.(55). I.H.(55) nga Gostivari, N.A.(43) dhe I.C.(49) nga Srmnova e Gostivarit dhe F.S.(41) nga Çegrani i Gostivarit, për shkak të dyshimit se po ndërtonin objekt në të njëjtën rrugë pa dokumente të nevojshme. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Lexo më Shumë

Mesfushori kthehet në kampionatin gjerman pas 7 vitesh Granit Xhaka është zyrtarizuar si një futbollist i Bayer Leverkusen. Mesfushori 30-vjeçar do të jetë i lidhur deri në 30 Qershor të 2028 me ekipin e “aspirinave” që pagoi 25 milionë Euro tek Arsenal. Xhaka largohet nga Topçinjtë e Londrës pas 7 vitesh ku mbajti edhe shirtin e kapitenit për një pjesë të kohës dhe fitoi 2 herë FA Cup. Arsenal e përcolli me një video ku shfaqi golat dhe arritjet e tij. Për Granit Xhakën është një kthim në Bundesliga 1 të Gjermanisë ku më parë është aktivizuar për 4 vite…

Lexo më Shumë

Në mesin e mijëra personave të vrarë gjatë luftës në Kosovë janë edhe vëllezërit Bytyqi, tre shqiptarë nga Prizreni me shtetësi amerikane të cilët u vranë në korrik të vitit 1999 në Serbi.Ndonëse kanë kaluar 24 vjet nga vrasja e tyre, deri sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë krim. Kështu, Ambasada Amerikane në Beograd, në këtë përvjetor të vrasjes së tyre, ka kërkuar përgjegjësi nga shteti i Serbisë.“Kanë kaluar 24 vjet që kur shtetasit amerikanë Ilir, Mehmet dhe Agron Bytyqi u ekzekutuan derisa ishin të paraburgosur nga policia speciale serbe. Çdo vit që kalon pa u mbajtur askush…

Lexo më Shumë

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror ka bërë sot të ditur se në 10 ditë e ardhshme temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 37 gradë Celsius. Marketing Në njoftimin e Departamentit Meteorologjik thuhet se duke marr parasysh sasinë e madhe të lagështisë sipërfaqësore prezentë nga reshjet enorme të javëve dhe muajve të fundit, ndjeshmëria e këtyre temperaturave përvëluese do të jetë edhe më e lartë dhe rënduese për shëndetin. Lexoni të plotë njoftimin: Nga dita e shtunë, nën dominimin gradual dhe prezencës së shtypjes së lartë atmosferike, si dhe depërtimit të masave ajrore afrikane, nga mot i paqëndrueshëm mbi…

Lexo më Shumë