Shteti në afat prej 3 muajsh obligohet t’i paguajë gjithsej 1600 euro Elena Doçevska Bozhinovskës nga VMRO DPMNE-ja. Kjo pasi Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka sjellë aktgjykim në të cilin thuhet se në procedurën e caktimit të masës “paraburgim” për Doçevska-Bozhinovskën për ngjarjet e 27-prillit, është shkelur Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. “Gjykata vërtetoi se ka shkelje të nenit 5, paragrafi 4 i Konventës për shkak të dorëzimit jo në kohë të ankesës së prokurorit publik kundër caktimit të paraburgimit shtëpiak të aplikantes për atë”, njoftojnë nga Gjykata Evropiane për të Drejtat…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Financave ka thënë se çmimet kanë filluar t’i kthehen normalitetit. Ai duke iu referuar të dhënëave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës thotë shkalla e inflacionit për muajin prill ishte 6.3%, që sipas tij paraqet një rënie të theksuar krahasuar me nivelin që kishim disa muaj më parë. “Nafta tashmë është kthyer në nivelin 1.15-1.25 euro/litër, e njësoj kanë filluar të bijnë edhe çmimet e produkteve tjera. Një litër vaj ushqimor tani mund të blihet edhe me 1.20 euro, kurse gruri ka prekur nivelin e para disa viteve me 0.22 euro/kg. Megjithatë, ka ende shumë produkte tjera…
FERATI: SHQIPTOHEN GJOBA NË TË HOLLA DERO NË 500 EURO Mësuesja Adelina Xhambazi dhe drejtori i shkollës fillore “Sande Shterjoski”, Rrahim Pinjolli në Kërçovë janë gjobitur në të holla pasi inspektorët e arsimit kanë konstatuar se kanë bërë parregullësi. Kështu informoi drejtori i Inspektoratit të Arsimit Halit Ferati. Sipas ligjit gjoba në këtë rast për drejtorin është në vlerë prej 400 deri 500 euro, ndërsa për mësuesen prej 150 deri 250 euro. Inspektorati ka urdhëruar që në ditët në vijëm drejtori të emërojë person i cili do të jetë përgjegjës për denocime të mundshme për dhunë fizike apo psiqike.…
Nuk është ditë pazari, as oborri i tregut nuk është! Është oborri i Spitalit klinik në Tetovë. Kjo pamje me bllokimet e rrugëve brenda spitalit është bërë makth i përditshëm, jo vetëm për pacientët që vërtetë kanë nevojë, por edhe për makinat e urgjencës, të cilave ndonjëherë ju duhet disa minuta për ta futur pacientin brenda, shkaku i makinave të parkuara vend e pa vend. “Tepër na pengon. Aq i rënduar është parkingu sa që na zënë edhe vendin tonë të makinave të urgjencës. Shumë shpesh kemi problem të parkojmë edhe makinat tona të urgjencës, kjo tepër pengon. Nuk…
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, të shtunën ka kritikuar Qeverinë, duke thënë se po bën eksperimente me vendin. Sipas tij, në këtë fazë në secilin sektor pasiguria është e madhe dhe se kryeministri po merret me dialogun më shumë se me çdo gjë tjetër. “Do të adresojmë disa çështje, Qeveria duke eksperimentuar me dialogun, duke mos pasur qëndrime të shkak ajo është mbyllur dhe e vetëkënaqur me takimet që i ka dhe ka harrura interesin qytetar. Si AAK e themi se pasiguria në secilin sektorë dhe pore te jetës nuk mbahet mend që ka qenë më e…
Dokumentuesi i krimeve të shtetit serb gjatë luftës në Kosovë, Josef Martinsen i cili po qëndronte për një kohë në Kosovë ka bërë të ditur se po përballet me disa probleme shëndetësore. Martinsen ka rrëfyer për ndihmën që iu dha nga miqtë e tij në Kosovë, në mënyrë që të udhëtonte drejt Norvegjisë pasi nuk ishte në gjendje të mirë. “Përshëndetje, miq dhe familjarë, ja një tregim për të qeshur. Të shtunën më 23 prill të 2023, herët në mëngjes dërgova një mesazh dhe thas që isha sëmurë, mbase nuk po mendoja kthjellët por isha në dijeni që…
Kryedemokrati Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale thotë se vendosja e një ligji për ta bërë të detyrueshëm votimin do të ishte një mundësi sipas tij për të ndaluar fenomenin e blerjes së votës. “Edi Rama nuk e pranon votën e diasporës dhe emigracionit. Nuk e pranoi në vitin 2013. Jam i sigurt se ai nuk e pranon, prandaj teza është se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Nuk ka zgjedhje me Edi Ramën, nuk duhet të jemi iluzivë. Forma e vetme me të cilën mund të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme, është…
Mëngjesin e sotëm një i burgosur është arratisur nga burgu i Idrizovës, ndërsa menjëherë sapo ka dalë nga burgu ka grabitur një bastore me armë në Shkup. Arratisja e tij nuk ka zgjatur shume pasi është vënë menjëherë në pranga nga policia. “Sot në ora 09:13 në rrugën “Bllagoja Stefkovski” në rajonin e Gazi Babës, zyrtarët policor, kanë privuar nga liria D.K. nga Kumanova, i cili mëngjesin e sotëm ishte arratisur nga burgu” – thonë nga MPB. I arrestuari tashmë është i dënuar me 13 vjet e gjashtë muaj burg ndërsa i kishin mbetur edhe tre vjet e…
LSDM-ja vlerëson se mbështetja e fortë e SHBA-së për të vazhduar rrugën evropiane është një mundësi historike dhe duhet shfrytëzuar tani. Zëdhënsi i partisë Darko Kaevski ka deklaruar se është koha për të “votuar për Evropën” në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. “Të votojmë sepse nuk kemi kohë për të humbur dhe sepse nuk e dimë nëse dhe kur do ta marrim përsëri këtë shansë”, ka deklaruar zëdhënësi i partisë në pushtet. Ai tha se nuk duhet ndaluar kur procesi i skriningut po shkon mirë dhe së shpejti do të përfundojë me sukses. “Në emër të interesave…
Gjykata e Elbasanit ka vendosur të lënë në burg 4 minorenët e arrestuar për vrasjen e 15-vjeçarit në Gramsh. Në seancën gjyqësore për vlerësimin e masës së arrestit, prokurorja Pranvera Stafa kishte kërkuar burg për 4 minorenët që akuzohen për vrasjen e 15-vjeçarit Fatjon Bici në ambientet pranë shkollës së tij. Gjyqtari Elton Frashëri e ka vlerësuar të ligjshëm arrestin dhe ka vendosur t’i lërë në burg. Ngjarja ndodhi më 16 maj para shkollës 9-vjeçare “Asllan Shahini, ku 5 adoleshentë u përfshinë në një sherr që përfundoi në përdorimin e thikës. Për pasojë humbi jetën Fatjon Bici dhe u plagos…
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në përputhje me Ligjin për festat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, 24 maji 2023 (e mërkurë) është ditë jopune për të gjithë qytetarët e vendit për shkak të festës së “Shën. Kiril dhe Metodi”, që njihen si “ndriçuesit e sllavizmit. Njëkohësisht, Ministria njofton se në përputhje me Ligjin për festat e Republikës së Maqedonisë, 23 maj 2023 (e martë), Dita Kombëtare e Vllehëve, është ditë jopune për qytetarët e Komuniteti Vllah në Republikën e Maqedonisë së Veriut.(INA)
Bashkimi Demokratik për Integrim mbrëmë ka mbajtur mbledhje ku me shumicë votash ka konstatuar largimin nga partia anëtarët e saj të cilit ishin të ashtuquajtur si “Grupi i Zjarrit”. Prej tyre siç mëson Klan Maqedoni janë: Izet Mexhiti, Saranda Imeri, Blerim Bexheti, Nevzat Bejta, Visar Ganiu.

