MATURANTËT MË TË MIRË, NË UNIVERSITETIN MË TË MIRË!
Me shumë kënaqësi shpallim Programin e Bursave të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik për vitin akademik 2023/2024. Si institucion i arsimit të lartë me përgjegjësi shoqërore, ne mbetemi plotësisht të përkushtuar për të mbështetur arsimin dhe shkencën në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në rajonin e Ballkanit duke ofruar bursa deri në 100% për studentët më të talentuar dhe më të suksesshëm. Në 17 vitet e veprimit që nga themelimi ynë, më shumë se 1500 studentë kanë përfituar nga Programi ynë i Bursave dhe sot përfaqësojnë profesionistë të kualifikuar, ndryshues të së nesërmes, vendimmarrës për një botë më të mirë. Ata janë ambasadorët e vërtetë të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik dhe të sistemit tonë arsimor modern, cilësor, të fokusuar te studentët dhe të orientuar drejt karrierës.
Me programet tona bashkëkohore të studimit që u ofrojnë studentëve tanë mundësi të panumërta për të filluar një karrierë menjëherë pas diplomimit; cilësia e arsimit e njohur ndërkombëtarisht nga Renditja e Universitetit të Shangait, e cila e pa IBU në krye të universiteteve në Maqedoninë e Veriut në fushën e mësimdhënies dhe të nxënit; kurrikula tërësisht në gjuhën angleze, mjedis arsimor ndërkombëtar me studentë nga 15+ vende; aplikimi dinamik i Programit të Lëvizshmërisë së Studentëve Erasmus+; kampus i klasit botëror në Shkup; dhe më e rëndësishmja, bursa deri në 100% për studimet bachelor sipas suksesit të studentit në shkollën e mesme, në vitin akademik 2023/2024 ne përpiqemi të shtojmë qindra studentë të rinj të suksesshëm në të njëjtën rrugë, me një vizion të pandryshuar – ekselencë për e ardhmja!
Programi i Bursave IBU 2023/2024 është i aplikueshëm për studentët që janë shtetas të vendeve të mëposhtme: Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia. Programi i Bursave është i kufizuar në kuotën e studentëve për të gjitha programet e akredituara të studimit.
Shënim i rëndësishëm: kuota e bursave për programin e studimit të Stomatologjisë është e kufizuar në 25 (njëzet e pesë) studentë, ndërsa kuota e bursave për programet e studimit për Infermieri dhe Mami është e kufizuar në 30 (tridhjetë) studentë. Renditja e aplikantëve do të bëhet në bazë të notës mesatare nga shkolla e mesme, përkatësisht vetëm aplikantët e renditur më mirë për këto programe studimi do të përfitojnë nga Programi i Bursave.
Norma e bursave është gjithashtu e vlefshme për Programin Përgatitor të Anglishtes për kandidatët që nuk kanë njohuritë e nevojshme në gjuhën angleze.
Fushata e rekrutimit të studentëve do të vazhdojë deri më 30 shtator 2023.
Kushtet e kontratës për studentët që do të fitojnë bursë rregullohen me akte të brendshme të universitetit.
Programi i Bursave IBU sponsorizohet nga Fondacioni për Arsim dhe Kulturë “ÜSKÜP”, themelues dhe pronar i Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik.


