Presidenti i Bjellorusisë, Lukashenko, tha se oferta e tij që luftëtarët e Grupit Wagner të vendosen në Bjellorusi qëndron ende, pavarësisht se udhëheqësi i tyre Prigozhin nuk ishte në vend. Sa i përket vendndodhjes së tyre tani, z. Lukashenko tha: “Me sa jam informuar sot në mëngjes, luftëtarët e PMC të Wagner janë në kampet e tyre. Në kampe të përhershme, ku ndodheshin pas tërheqjes së tyre nga fronti për shërim”. Ai tha gjithashtu se nuk ishte i shqetësuar për mercenarët që do të kthehen kundër Bjellorusisë në asnjë fazë dhe se ata mund të përdoren për të mbrojtur vendin./abcnews.al
Author: Hamdi Kumanova
Në një nga seancat e fundit, qeveria mori vendim për bashkimin e koncesioneve për shfrytëzimin e lëndëve të para minerale – xeheroret e bakrit dhe të arit në lokalitetin “v. Llovica” në komunën e Bosilovës dhe komuna e Novo Sellës e “Euromax Resources” (Euromax). Vendimi nuk gjendet në njoftimet zyrtare nga seancat e qeverisë, por është publikuar nga Gazeta Zyrtare. Vjen vetëm pak ditë pasi “Doma” publikoi storjen “Gjykata e solli “Ekologun” e Nazif Destanit një hap më afër hapjes së minierës së Ilovicës”. Në të kemi bërë të ditur se Gjykata Administrative ka lënë në fuqi së fundmi padinë…
Kryeministri bullgar Nikollaj Denkov thotë se Maqedonia e Veriut për të filluar negociatat me BE-në duhet të ndryshojnë kushtetutën, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Për momentin, hapi vendimtar është tërësisht te Republika e Maqedonisë së Veriut. Për të nisur negociatat për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian (BE), ata duhet të ndryshojnë Kushtetutën e tyre. Natyrisht, ky është një proces i vështirë për ta dhe disi i dhimbshëm. Ata duhet ta bëjnë këtë sepse është në zemër të të ashtuquajturit kompromis evropian nga viti i kaluar, bazuar në propozimin francez”, tha Denkov. Sipas tij, “kompromisi europian” përmban edhe dispozita të tjera që…
Kompania energjetike EVN është prononcuar lidhur me protestat në fshatin Sllupçan të komunës së Likovës të mërkurën në mbrëmje ku një grup banorësh kanë bllokuar rrugët për të penguar ekipet për nxjerrjen e orëmatësit jashtë shtëpive të tyre, ashtu siç veprohet në të gjithë vendbanimet tjera në vend. Nga EVN-ja thonë se nga përpjekja e disa banorëve për të rikthyer vet furnizimin me energji elektrike është shkaktuar një defekt I madh që ka lënë pa rrymë edhe fshatra të tjerë. “Në orët e vona të ditës së djeshme, banorët nga Sllupçani në mënyrë të dhunshme dhe të paligjshme hapën një…
Kryetari i njërës nga partitë bullgare në pushtet GERB (Qytetarët për zhvillim evropian të Bullgarisë), dhe ish kryeministri bullgar Bojko Borisov, njoftoi se ka hequr imunitetin e tij parlamentar. “Bisedova me anëtarët e grupit të deputetëve të GERB, do të heq dorë nga imuniteti edhe krahas asaj që ish prokurori shtetëror e bëri kundër meje”, tha Borisov në Parlament, edhe pse paraprakisht tha se “kategorikisht refuzon” për të hequr imunitetin e tij. Ai shtoi se ka besim në gjykatat dhe prokurorinë bullgare, lajmëroi Radio Bullgaria. Prokuroria e qytetit në Sofje paraprakisht i propozoi prokurorit shtetëror të kërkojë heqjen e imunitetit…
Policia e Kosovës të mërkurën rreth orës 22:00 në rrugën Stançiq-Gjilan ka identifikuar një automjet BMW me targa vendore për të cilin njësitet e Task Forcës–DRK-Lindje kishin informacion se merret me kontrabandim të mallrave nga republika e Maqedonisë veriore në Republikën e Kosovës. Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se janë gjetur 25 thasë duhan të përpunuar me peshë rreth 250 kilogram. “Automjeti është arrit të ndalohet në hyrje të Gjilanit dhe gjatë kontrollit në ulëset e prapme dhe në bagazh të veturës kishte të ngarkuar 25 thasë duhan të përpunuar me peshë rreth 250 kilogramë dhe për…
Shtëpia e shefit të grupit Wagner në mërgim, Yevgeny Prigozhin në Shën Petersburg është bastisur nga shërbimet ruse të sigurisë.Brenda, ata gjetën një sërë sendesh të çuditshme, duke përfshirë paruke, një vare dhe armë. Në objekt ka pasur edhe shufra ari, vlera e të cilave nuk është llogaritur.Pamjet dhe videot u publikuan nga gazeta pro-Kremlinit Izvestia në vazhdën e bastisjes.
Pas grindjesh dhe debatesh, qeveria gjermane ka miratuar projekt-buxhetin federal për vitin 2024 dhe planin financiar deri në vitin 2027. Ekspertët janë kritikë ndaj propozimit të ministrit të financave.Në qendër të draftit të buxhetit për vitin 2024, ministri federal, Christian Lindner, ka vendosur vijimin e kursit të konsolidimit, dhe frenimin e borxhit shtetëror. “Kursi i konsolidimit duhet të vazhdojë me vendosmëri në vitet e ardhshme,” tha kreu i FDP të mërkurën në prezantimin e projekt-buxhetit për vitin 2024 dhe planit financiar deri në vitin 2027. Nuk ka rritje tatimore, e megjithatë borxhi duhet frenuar. Por ministri i financave Lindner i…
Punonjësit e Administratës Publike në Maqedoninë e Veriut po marrin tre muaj pushim pa pagesë këtë verë për të shkuar në punë sezonale jashtë vendit, kryesisht në Kroaci, përcjell Telegrafi Maqedoni. Pothuajse nuk ka asnjë institucion shtetëror, ndërmarrje publike apo komunë ku të mos jenë firmosur vendimet për pushim pa pagesë të kërkuar nga punonjësit. Ata marrin tre muaj pushim pa pagesë, plus një muaj pushim të kombinuar të vjetër dhe të ri, në mënyrë që të mund të shkojnë jashtë vendit, kryesisht në bregdetin kroat dhe të punojnë në hotele dhe restorante gjatë sezonit të verës. Ministri i Shoqërisë…
Sapo ka dalë nga shtypi libri i Autorit dibran, Dr. Ferit Vojnikës me titull: “Dibra nëpër urat e kohës”, që është një vepër fantastike si në përmbajtje ashtu edhe në strukturë. Redaktor i librit është Lutfi Dervishi nga Tirana, recensentë Qenan Mimidinoski dhe Agron Vojnika dhe në lekturë Teuta Haskaj Vojnika. Dizajni është bërë nga Halil Berisha, ndërsa botimi në Shtypshkronjën më të mirë në “Focus Print” në Maqedoninë e Veriut. Gazetari Agron Vojnika si recenzent i librit ka ndarë me lexuesit recensionin e tij dhe regjistrin e emrave të personaliteteve. “Ishte kënaqësi dhe nder të marr pjesë në realizimin…
Sot, më 6 korrik 2023 (e enjte), duke filluar nga ora 11:00, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, do të mirëpresë Edi Ramën, Kryetar i Qeverisë së Republikës. të Shqipërisë.Më pas do të mbahet një takim dypalësh, në të cilin përveç kryeministrave do të marrin pjesë edhe delegacionet qeveritare nga të dyja vendet. Delegacioni i kryesuar nga Kryeministri Rama përfshin Niko Peleshin, ministër i Mbrojtjes, Majlinda Duka, ministre shtetërore dhe kryenegociatore e Republikës së Shqipërisë, si dhe zëvendëssekretarja e Përgjithshme Elira Kokona. Në delegacionin maqedonas të kryesuar nga Kryeministri Kovaçevski janë zëvendëskryetarii i Parë i…
Pa dyshim që askush nuk do t’i afrohet kurrsesi kontratës marramendëse të arabo-sauditëve për Kristiano Ronaldon, prej 200 milionë eurosh në sezon, por gjithsesi ajo e radhës i drejtohet Bernardo Silvës. Mesa duket, në lindjen e largët janë të dashuruar me portugezët, sepse ndryshe nuk shpjegohet: plot 100 euro për çdo minutë të qëndrimit të tij në Arabinë Saudite. E pabesueshme, por e vërtetë, 100 euro në minutë, ose e thënë ndryshe milionë euro në sezon. Është kjo ajo çfarë i ofron klubi i Al-Hilalit fantazistit të Mançester Sitit, për t’iu bashkuar. Dhe pa dyshim që në të tilla…

