Nëna e Eva Qevanit, e cila humbi jetën pasi u vra me sëpatë nga kunati i saj, Tefik Tashi ka dhënë një intervistë për gazetaren, Anila Ahmataj të transmetuar në emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores Evis Ahmeti. E prekur dhe me lot në sy, ajo është shprehur se ditën kur ka ndodhur ngjarja e rëndë, Tefiku nuk dukej i shqetësuar, por e kishte pyetur se ku ishin vajzat dhe se kush e kishte telefonin. Më pas ajo ka thënë Tefiku ishte larguar. “Më tha ku janë gocat. Unë i thashë që kanë çuar delet. Më pyeti se kush…
Author: Hamdi Kumanova
I pyetur për gjendjen në BDI, Kreshnik Bekteshi tha se BDI është subjekti politik më stabil në vend, përcjell TV21. Bekteshi shprehet i bindur se kurdo që do të ketë zgjedhje, BDI do të fitojë. “Si çdo herë BDI është partia më stabile në Maqedoninë e Veriut. Nesër po të dalim në zgjedhje, gjithmonë do të fitojë sepse e ka besueshmërinë e qytetarëve dhe të votuesve. Këtë e kemi vërtetuar dhe do ta vërtetojmë kurdo që do të ketë nevojë”, tha Bekteshi.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka mbledhur në takim liderësh partnerët e Qeverisë. Takimi mbahet pas vizitës së delegacionit qeveritar në SHBA. Pritet që në këtë takim temë diskutimi të jenë ndryshimet kushtetuese. Takimi i fundit i liderëve të koalicionit qeveritar, u mbajt para tri muajve kur Kryeministri Kovaçevski i njoftoi për hyrjen e ASH-së në Qeveri.
Para fillimit të takimit të dytë të grupit punues për ndryshimet kushtetuese, anëtari i këtij grupi nga Aleanca për Shqiptarët, Remzi Mehmedi, tha se heqja e 20 % nga kushtetuta i ka siguruar vota ASH-së dhe kështu do përpiqen ta realizojnë atë. “Padyshim qe ASH-ja e ka pas premtim kryesor dhe ne bazë të kësaj e ka marrë edhe atë numër te votave, dhe e kemi ne kauzën tonë politike andaj do të përpiqemi ta shtymë përpara” tha Mehmedi. Në pyetjen se a do të jep dorëheqje nëse kjo kërkesë nuk pranohet, ai tha të mos paragjykojmë. “Pse duhet të…
Vazhdojnë denoncimet për kafshimet nga qentë endacak. Dy raste janë denoncuar vetëm gjatë ditës së mërkurë, kur një 36 vjeçar nga Tetova është kafshuar nga një qen endacak. Poashtu të mërkurën mbrëma një 57 vjeçare me iniciale G.K nga fshati Bërvenicë ka denoncuar se në këtë fshat është kafshuar nga një qen endacak. Të dhënat e fundit nga Policia e Tetovës tregojnë se këtë vit ka rritje të numrit të denoncimit nga qytetarët për kafshime nga qentë endacak. Sipas policisë së Tetovës, këtë vit janë denoncuar 45 kafshime nga qentë endacak në Tetovë dhe 23 në Gostivar. Gjatë vitit të…
Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri ka deklaruar se pedagogët dhe psikologët e shkollave të çlirohen nga detyrat administrative dhe të fokusohen në shëndetin mendor dhe mirëqenien e nxënësve, ka ka qenë mesazhi që ka përcjellur në trajnimin e djeshëm për përforcimin e aftësive për mbështetjen e shëndetit mendor të nxënësve, të cilin kuadri i bashkëpunëtorëve profesional i Qytetit të Shkupit e organizoi për mësimdhënësit dhe psikologët në hapsirat e SHMQSH “Zef Lush Marku” në Shkup, me mbështetjen e UNICEF-it. Shqiri beson se përmes angazhimit profesional të të gjithë bashkëpunëtorëve profesional do të sigurojmë klimë të sigurt pune në…
“Kontrata me Bechtel-in dhe Enka-n megjithatë ka disa modifikime, por ka edhe një klauzolë konfidencialiteti pra pika 1-12, ku thuhet se asnjë e dhënë nuk mund të publikohet pa pëlqimin e kontraktorit”. Këtë e ka deklaruar në një intervistë për gazetën “Nezavisen”, Darko Spiroski – kreu i “IRD Engineering” në Maqedoninë e Veriut, kompania që do të mbikëqyrë ndërtimin e autostradave të korridoreve 8 dhe 10d. “Kontrata me Bechtel-in dhe Enka-n megjithatë ka disa modifikime, por ka edhe një klauzolë konfidencialiteti, pra pika 1-12, ku thuhet se asnjë e dhënë nuk mund të publikohet pa pëlqimin e kontraktorit. Kështu që…
Kreu i anktikorrupsionit, Biljana Ivanovska sot në përgjigje të pyetjes nëse ekziston dyshim për korrupsion, kur kihet parasysh se kryeministri Dimitar Kovaçevski i ka marrë fëmijët e tij në takim pune në Uashington, u shpreh e prerë se ai duhet të tregojë se kush e ka paguar udhëtimin për fëmijët e tij. “Kryeministri Kovaçevski duhet të tregojë se kush e ka paguar udhëtimin, pasi kështu lë përshtypje të keqe, perceptim i keq krijohet nëse babai është funksionar, e mundet tërë familjen ta marrë në udhëtim. Nuk është rasti i vetëm, për fat të keq ky perceptim duhet të ndryshojë. Kjo…
Shtetet e Bashkuara duhet të mbështesin Maqedoninë e Veriut për ndryshimet e nevojshme kushtetuese që mund të duken të vogla, por janë politikisht mjaft të vështira, tha Derek Scholle, këshilltari i Departamentit të Shtetit në një seancë dëgjimore për Ballkanin Perëndimor në Komisionin e Punëve të Jashtme të Senatit sot. Schole iu përgjigj kësaj pyetjes së senatorit demokrat nga Konektikati, Chris Murphy: “Më tregoni pak se cilat janë përfitimet e prekshme që do të merrte Maqedonia e Veriut duke u anëtarësuar në BE?” Pse është vërtet e rëndësishme që ata të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre me Bullgarinë në mënyrë që…
Grupi punues që duhet të përgatisë propozim-iniciativën për ndryshimin e Kushtetutës sot do të mbajë seancë, në të cilën në rend dite është miratimi i rregullores së grupit punues i cili duhet të përgatisë tekstin për iniciativën për ndryshimin e Kushtetutës së shtetit. njoftoi kryetarja e grupit, Margarit Caca Nikolovska. Miratimi i rregullores është shumë i rëndësishëm për punën e këtij komisioni, i cili është i shumtë dhe me një komision me kaq numër të madh nuk mund të presësh që shumë gjëra të përfundojnë për një apo dy ditë. Po shkojmë gradualisht, tha Nikolovska.Tani për tani grupi punues nuk…
Politikani serb Çedomir Jovanoviq në potkastin “Bure barut” është shprehur për politikat e BE’së kundrejt Ballkanit, me ç’rast ka thënë se Bashkimi Evropian (BE) planifikon ta zgjidhe problemin e Maqedonisë së Veriut në atë mënyrë që ajo të mos ekzistojë. “Do ta zgjidhim problemin e Maqedonisë, ashtu që ajo të mos ekzistojë dhe një gjë e tillë po ndodh tanimë 3 vite me radhë. Zaevi tanimë ka ikur, ai u tradhtua. U tradhtua nga BE’ja. Ata i thanë takohu me ish-kryeministrin grek Cipras dhe zgjidhe problemin e emrin më në fund, dhe Zaev këtë e bëri. Kjo është një temë…
Departamenti i Kontrollit të Brendshëm pranë MPB-së ka paraqitur kallëzim penal deri tek Prokuroria Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion – Shkup, kundër policit H.R. për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale: “maltretim gjatë kryerjes së detyrës”, që është e dënueshme në bazë të nenit 143 paragrafi 1 i Kodit Penal. – Advertisements – Përkatësisht, më 13 maj 2023, rreth orës 20:00 në Pallatin e Sporteve “Biljanini Izvori” në Ohër, pas përfundimit të një ndeshjeje hendbolli, gjatë kryerjes së detyrës, me dashje e ka keqtrajtuar viktimën F.T. në një mënyrë të pajustifikueshme duke përdorur dhunë. Departamenti i…

