Author: Hamdi Kumanova

Nëse dikur sfida e prindërve ishte që t’ju përgjigjeshin të gjitha pyetjeve të fëmijëve, sot sfida është që ata të të bëjnë pyetje. Më poshtë, gjeni disa këshilla sesi të nxisni të folurën e fëmijës tuaj. Shpesh, përgjatë punës, përballemi me prindër, fëmija i të cilëve nuk flet apo ka një fjalor shumë të kufizuar, jo në përputhje me moshën e tij kronologjike, pa ndonjë çrregullim zhvillimi. Kjo vjen për arsye të ndryshme: fëmija dëshiron të komunikojë me gjeste, modeli prindëror është i tillë që nuk nxit mjaftueshëm ekspozimin ndaj stimujve që ta “detyrojnë” fëmijën të flasë, prindi plotëson çdo…

Lexo më Shumë

Zvicra po përballet me një krizë stafi – dhe kjo do t’i kushtojë ekonomisë miliarda.Një studim nga kompania konsulente Oliver Wyman tregon se mund të mungojnë 300,000 punëtorë të kualifikuar deri në vitin 2035.Por, raporti sugjeron që duhet të bëhet më shumë për të ndihmuar ata me prejardhje sociale të pafavorizuara.Drejtuesit e biznesit thonë se mungesa e talentit është frena e tyre më e madhe për rritjen, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.Shumë të larguar nga shkolla me prejardhje më të varfër thonë se e kanë të vështirë të zgjedhin një karrierë. Raporti thotë se atyre u mungojnë modelet dhe nuk…

Lexo më Shumë

Bëhet fjalë për zgjidhje, tha i dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin për marrëdhëniet maqedono-bullgare. Në një intervistë për “BNR” në lidhje me rezolutën e miratuar nga Bundestagu, e cila pa mëdyshje konfirmoi identitetin, gjuhën dhe kulturën maqedonase, Sarrazin deklaroi se po hyjmë në fazën kyçe të ndryshimit të Kushtetutës së Maqedonisë. “Të gjithë duam që bullgarët të përfshihen në ligjin bazë dhe ai të finalizohet. Por që kjo të ndodhë, parlamenti në Shkup duhet të ketë shumicën. Në vizitat e tyre në Maqedoninë e Veriut në javët dhe muajt e fundit, deputetët gjermanë ndjenë se maqedonasit…

Lexo më Shumë

Punonjësit e administratës gjyqësore në gjykatat në Shkup sot nga ora 10:00 do të protestojnë. Ata kërkojnë që t’u paguhen paga dhe t’u rriten pagat. Siç thonë nga Sindikata e UPOZ-it për AIM-në, revolta e punonjësve të administratës gjyqësore është e madhe, sidomos pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese me të cilën të zgjedhurve dhe të emëruarve pagat u janë rritur për 78 për qind. Një muaj më parë ata dolën në protestë me kërkesën për kthimin e shtesave të pagave deri në 35 për qind, si dhe miratimin urgjent të ligjit për shërbimin gjyqësor.

Lexo më Shumë

“Një mollë në ditë, mban larg doktorin”, thotë një shprehje e vjetër. Edhe pse e dimë që nuk mund të krahasojmë mollët me dardhat, ne e bëjmë, sepse dardhat janë jashtëzakonisht të shëndetshme. Më poshtë gjeni 5 arsye pse duhet të hani sa më shpesh dardha. Dardhat janë të shkëlqyera për zemrën dhe enët e gjakut Dardha është e mirë për shëndetin e zemrës sepse ka shumë fibra. Ato ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe presionit të gjakut. Ul shanset e prekjes nga diabeti i tipit 2 Përveç fibrave, dardhat kanë gjithashtu flavanole dhe anticid. Këto të tre bashkohen për…

Lexo më Shumë

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) po planifikon mbledhjen e tij inauguruese për të adresuar rreziqet e mundshme të inteligjencës artificiale (IA) për paqen dhe sigurinë globale. Takimi, i organizuar nga Mbretëria e Bashkuar, synon të eksplorojë mundësitë e pafundme të IA-së, duke pranuar gjithashtu rreziqe të rëndësishme, siç është përdorimi i mundshëm i kësaj teknoligjie në armët autonome ose kontrollin bërthamor. Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Barbara Woodward, gjatë presidencës britanike të Këshillit këtë muaj, caktoi takimin më 18 korrik. Në këtë takim pritet të paraqiten prezantime nga ekspertë ndërkombëtarë të IA-së dhe nga sekretari…

Lexo më Shumë

Deputetja britanike, Alicia Kearns, e cila është kryetare e Komisionit të Punëve të Jashtme në parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar ka ngritur alarmin se armët që po kontrabandohen nga Serbia në Kosovë përmes autoambulancave po shkarkohen në kishat ortodokse.Ajo tha se regjimenti ushtarak britanik i kthyer nga misioni i KFOR-it kishte qenë në dijeni se kishte armë të kontrabanduara nga Serbia në kishat ortodokse serbe me autoambulanca. Sipas saj, trupat britanike janë penguar për t’i konfiskuar këto armë.“Qeveria është e vetëdijshme, me Fusilierët [regjiment ushtarak britanik] që sapo janë kthyer nga shërbimi në KFOR, se ka armë që kontrabandohen përtej…

Lexo më Shumë

Shkencëtarët në një studim të ri, i cili analizoi të dhënat klimatike dhe mbetjet njerëzore gjatë një periudhe prej 50 mijë vjetësh, zbuluan një lidhje midis ndryshimeve të mëparshme klimatike dhe zvogëlimit të madhësisë së trurit të njeriut. Reklama “Duke pasur parasysh tendencat e fundit në ngrohjen globale, është me rëndësi të madhe të hulumtohet dhe të kuptohet ndikimi i ndryshimit të klimës në madhësinë e trurit të njeriut dhe sjelljen njerëzore”, shkruan shkencëtari i Muzeut të Historisë Natyrore të Kalifornisë, Jeff Morgan Stibel. Gjatë hulumtimit, ekspertët vëzhguan se si madhësia e trurit të 298 ekzemplarëve ndryshoi gjatë 50 mijë…

Lexo më Shumë

Banania, fruti i verdhë ekzotik jo vetëm që është i shijshëm, por na ofron shumë më shumë përfitime shëndetësore nga se mund të kemi menduar. Një banane në ditë pastron organzimin nga toksinat, mban sytë të shëndetshëm, lëkurën e lëmuar dhe ju ngre humorin. Nëse mendoni se me kaq mbaruam, gaboni. Jo të gjithë e di se bananet janë të pasura me antioksidantë, të cilat ndihmojnë per të mbrojtur trupin nga radikalet e lira. Bananet forcojne sistemin nervor dhe na ndihmojne të humbim peshë më lehtë. Janë një burim i mirë mirë i potasiumit, magneziumit dhe vitaminë B6. Një banane…

Lexo më Shumë

Dyshimet për përfshirje në krim dhe korrupsion të familjarëve të kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti po dalin për çdo ditë. Pas çdo informacioni të ri, shtohet edhe lista e një familjari tjetër të kreut të BDI-së. Së fundi emisioni investigativ “KOD” zbulon pemën e kompanive të familjarëve të Ali Ahmetit, të cilët janë të përfshirë në biznese në Maqedoni, disa prej të cilave përfitojnë edhe tenderë shtetëror. Përveç nipërve dhe djalit të Ahmetit, “KOD” zbardh edhe kompanitë e dhëndrit dhe vajzës së kreut të BDI-së. “Trungu i familjes Ahmeti është plotësuar edhe me një peron. Ky është Kushtrim Smajlaj, dhëndër…

Lexo më Shumë

Driton Nebiu me të ardhur në detyrë si drejtor në Agjencinë për Konfiskim të Pasurisë, është angazhuar që pronat dhe aksionet e konfiskuara të dalin në ankand për t’u shitur. Në mesin e tyre janë edhe pronat e ish drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov, të cilat siç thotë, për arsye të panjohura nuk janë marrë në konsideratë për t’u trajtuar. Vlera e patundshmërive tejkalon vlerën prej 14 milionë euro. “Dhe ai vendim kaloi që ne aksionet e Sasho Mijallkovit t’i nxjerrim në shitje e që me vite nuk kishte ndodhur në këtë Agjencion, arsyet nuk e di pse!? Prona tjera…

Lexo më Shumë

Hidrologët nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike paralajmërojnë se nëse realizohen paralajmërimet e sinoptikanëve për reshje të forta shiu për një kohëzgjatje të shkurtër në disa hapësira më të vogla ujëmbledhëse, nesër, por edhe ditën e nesërme, mund të ketë rrjedhje të rrëmbyeshme në rrjedhat më të vogla ujore dhe pellgjet kulluese dhe derdhje të padëshiruara të ujërave të tyre që mund të shkaktojnë probleme lokale si në brigje ashtu edhe në infrastrukturën rrugore që ndodhet pranë tyre. Sipas tyre, në vende të caktuara janë të mundshme edhe rrëshqitje dheu. Në disa lagje urbane ka mundësi për paraqitje të problemeve…

Lexo më Shumë