“Lehtësojmë lëvizjen ndërkufitare me Republikën e Kosovës! Vendkalimet e përbashkëta kufitare së shpejti do të bëhen realitet!”, kështu ka njoftuar zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi. Më tej ai la shtuar se pikat e përbashkëta kufitare do të jenë “Bllacë – Han i Elezit” dhe “Jazhincë – Glloboçicë”. “Në seancën e sotme të Qeverisë shqyrtuam dhe miratuam Raportin për negociatat e realizuara dhe tekstin e përshtatur të Kontratës me Qeverinë e Republikës së Kosovës për pikat e përbashkët kufitare “Bllacë – Han i Elezit” dhe “Jazhincë – Glloboçicë”, ka shtuar ai. Ndërkohë Grubi ka bërë të ditur…
Author: Hamdi Kumanova
VMRO DPMNE, në vend që të fundoset për çdo ditë në sentimentin antishqiptar dhe antieuropian, duhet të mbështesë Maqedoninë europiane dhe ndryshimet kushtetuese. Në vend që të shqetësohet për BDI-në, duhet të shqetësohet për Maqedoninë e Veriut. Në vend që Mickoski t’u japë udhëzime kryetarëve të komunave të tij që të mos lëshojnë leje ndërtimi dhe vërtetime për procedura ligjore legalizimi për shqiptarët, në vend që të ndalojë dhënien e punëve për kompanitë shqiptare, le të lejojë që deputetët e tij të votojnë sipas bindjes së tyre. Në vend që të nxjerrë foto të rralla arkivore të tij me uniformë…
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka dërguar urim deri te qytetarët e SHBA-ve, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në mesazhin e urimit, Kryeministri Kovaçevski theksoi se SHBA-të janë partneri ynë strategjik, përkrahja e të cilëve është jashtëzakonisht e rëndësishme për përparimin e vendit tonë. Në vazhdim ua përcjellim urimin integral të Kryeministrit: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri ynë strategjik, mbështetjen e të cilit në të gjitha sfidat nga pavarësia e deri më sot, duke përfshirë mbështetjen pa mëdyshje për procesin e eurointegrimeve të Republikës së…
Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami nëpërmjet një konference për media ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit që kanë të bëjnë me kryetarin e Strugës, Ramiz Merkon dhe nipin e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti – Drinin. Kasami tha se “Merkoja është hetuar nga Amerika dhe është shpallur person non grata”, ndërkaq për Drinin thotë se “cila prokurori pret që ta hetojë Ahmeti, ajo e Islamit i cili nuk e dinte se i ka përfunduar nëpër ndejat me Ahmetin”. “Nëse jeni kaq të bindur për pastërtinë tuaj, atëherë jepni dorëheqje bashkë me Merkon dhe funksionarët tuaj dhe hapni rrugë hetimit…
Ministri i drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, Krenar Lloga përmes një postimi në profilin e tij u është përgjigjur më tej komenteve rreth çështjes së nacionalitetit dhe debatit që po zhvillohet pasi ministri Lloga nënshkroi rekomandimin për grafën e nacionalitetit në çertifikatat e lindjes, shkruan Top24
Pagat në sektorin publik me metodologjinë e re të rriten pas dy vite e gjysmë, por për këto 30 muaj funksionarët nuk duan të heqin dorë nga rritja prej 78%. Në Këshillin socio-ekonomik tani do të përcaktojnë që nga shtatori të ketë një rritje për 136 mijë të punësuarit në sektorin publik, por nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thonë që ky tranzicion pagash do ndjek dinamikën për 2025-2028. Nuk është me rëndësi sa për qind rriten pagat në sektorin publik, thotë Ministrja Trençevska, pasi që 1,060 zyrtarët e shtetit vazhdojnë të marrin pagat me rritje prej 78%, por…
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nëpërmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në urimin e tij, Ahmeti ka shprehur mirënjohje për SHBA-në për siç thotë ai përkrahjen e përhershme në rrugën e zhvillimit demokratik dhe integrimit europian të vendit. “Fryma e demokracisë amerikane është udhërrëfyes, garancë e stabilitetit dhe sigurisë së vendeve tona. Mbështetja e tyre për ne është jetike në projektimin e së ardhmes sonë progresive. Duke çmuar miqësinë tonë të sinqertë shumëvjeçare dhe duke shprehur mirënjohje për përkrahjen e përhershme në rrugën e zhvillimit demokratik dhe integrimit…
Tridhjetë e katër vjeçari H.I. nga Brodeci i Tetovës, dje (03-korrik) në ora 11:30 në SPB-Tetovë ka raportuar se në rrugën “JNA” në Tetovë, është kafshuar nga një qen endacak.TS
Një altar i lashtë grek që daton më shumë se 2000 vjet më parë është gjetur në zonën arkeologjike të Segesta në ishullin italian të Sicilisë. Autoritetet lokale thonë se ai ishte varrosur për shekuj me disa centimetra tokë dhe bimësi në zonën e Akropolit Jugor në vendin Segesta, në skajin perëndimor të ishullit. Qeveria rajonale e Sicilisë beson se altari ishte ndoshta në përdorim për adhurimin familjar në kulmin e ndikimit kulturor helen, pak para ngritjes së perandorisë romake. “Ky zbulim i jashtëzakonshëm konfirmon vlerën e paçmueshme historike dhe artistike që vendet arkeologjike përfaqësojnë për territorin tonë”, tha Renato…
Një grua 79-vjeçare dje është goditur nga një automjet në Manastir. “Më datë 03.07.2023 në ora 09.45 në SPB Manastir është raportuar se në rrugën “Ignjat Atanasovski” në Manastir automjet “Volkswagen Golf” me targa të Manastirit i drejtuar nga V.J.(43) nga Manastiri ka goditur këmbësorin F. S. (79) nga Manastiri. “Në aksident F.S. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin klinik Manastir. Kontrolli është kryer nga ekipi inspektues i SPB Manastir”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/
Me SHBA-në kemi arritur sukses të madh ndërkombëtar, do të kemi sukses edhe me detyrimet tjera të agjendës së integrimit evropian. Urime me rastin e 4 Korrikut, Ditës së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me dëshirë, sukses dhe prosperitet të mëtutjeshëm për popullin amerikan, publikoi në faqen e Fejsbukut zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq. Mariçiq më tutje thotë se “247 vjet pavarësi dhe liri që kontribuan për ndërtimin e sistemit të vlerave që sot është udhërrëfyes për të gjithë botën demokratike dhe progresive”. “Vlerësojmë veçanërisht mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme nga SHBA për zhvillimin demokratik dhe ekonomik…
Drejtoria e Doganave ka njoftuar se ka parandaluar dërgimin e 90 mijë eurove të padeklaruara nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit. Paratë janë gjetur te një udhëtar që kishte për synim të shkonte në Cyrih të Zvicrës, transmeton TV21. “Nëpunësit doganorë në Aerodrom kanë parandaluar tentativën ilegale të shumës së parave të padeklaruara prej 90 mijë euro në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, pas kontrollit të kryer te një udhëtar që udhëtonte në relacionin Shkup – Cyrih. Udhëtari me vete barte 100 mijë euro, të cilat në përputhje me Ligjin për punë me të holla, janë kthyer 10 mijë euro kurse paratë…

