Author: Hamdi Kumanova

Departamenti i Kontrollit të Brendshëm pranë MPB-së ka paraqitur kallëzim penal deri tek Prokuroria Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion – Shkup, kundër policit H.R. për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale: “maltretim gjatë kryerjes së detyrës”, që është e dënueshme në bazë të nenit 143 paragrafi 1 i Kodit Penal. – Advertisements – Përkatësisht, më 13 maj 2023, rreth orës 20:00 në Pallatin e Sporteve “Biljanini Izvori” në Ohër, pas përfundimit të një ndeshjeje hendbolli, gjatë kryerjes së detyrës, me dashje e ka keqtrajtuar viktimën F.T. në një mënyrë të pajustifikueshme duke përdorur dhunë. Departamenti i…

Lexo më Shumë

SHBA-ja e mbështet Maqedoninë e Veriut për ndryshimet e nevojshme kushtetuese, të cilat ndoshta duken të vogla, por politikisht janë shumë të vështira, deklaroi dje Derek Chollet, këshilltar i Departamentit të Shtetit në seancën dëgjimore për Ballkanin Perëndimor në Komitetin për punë të jashtme të Senatit. Chollet e dha këtë përgjigje në pyetjen e senatorit demokrat nga Konektikati, Chris Marfy: “Më tregoni pak për atë se cilat janë përfitimet që do t’i merrte Maqedonia e Veriut me hyrjen në BE? Pse është me të vërtetë e rëndësishme për ata disi t’i zgjidhin dallimet e tyre me Bullgarinë që të mund…

Lexo më Shumë

Ambasadorja amerikane Anxhela P. Ageler thekson se lëvizja e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt Bashkimit Evropian ka një afat kohor, të caktuar nga vetë Unioni, përkatësisht mbajtja e konferencës së radhës ndërqeveritare në nëntor, por me ndryshime kushtetuese të miratuara. Ajo në intervistën për MIA-n i referohet ndryshimeve kushtetuese, mundësisë për të siguruar një shumicë prej dy të tretash, por edhe kërkesave të opozitës për zgjedhje të parakohshme, e më pas të shqyrtohen ndryshimet në Kushtetutë. Ageler thekson se njeriu ose mbështet ose mban qëndrim kundër asaj që nevojitet për ta çuar vendin drejt BE-së. “E di gjithashtu se…

Lexo më Shumë

Mesfushori Granit Xhaka do të largohet nga Arsenali dhe tashmë pothuajse dihet skuadra e tij e re.Sipas “Sport Bild”, Granit Xhaka e ka arritur marrëveshjen me skuadrën e Bayer Leverkusen dhe mungon vetëm zyrtarizimi, transmeton GazetaBlic Sport. Arsenali do të përfitojë 15 milionë euro për mesfushorin 30-vjeçar, i cili me siguri do të firmosë deri në vitin 2027. Deri në qershor gjithçka do të mbyllet.Kujtojmë se Xhaka u transferua tek Arsenali në vitin 2016.

Lexo më Shumë

Andhara Perez Sanchez ishte vetëm tre vjeç kur u diagnostikua me sindromën Asperger. Ajo nuk kishte miq, sepse shokët e klasës e tallnin. Mësuesit ishin në mëdyshje qe ta pranonin në klasë. Kjo rezultoi që Adhara të tërhiqej dhe të mos interesohej për mësimet ndërsa refuzonte të shkonte në shkollë. Për të ndihmuar vajzën e saj me depresion, nëna e Adharës e çoi te një psikolog. Ekspertët zbuluan se IQ-ja e saj ishte shumë e lartë. Konkretisht, ishte 162, më i lartë se Ajnshtajni. Ata sugjeruan që prindërit ta dërgonin Andharën në një shkollë speciale dhe atje zhvillimi i saj…

Lexo më Shumë

Momente paniku janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në Vatikan, kur një burrë rreth 40 vjeç çau rrethimin e policisë në portën e Sant’Anna me një makinë që udhëtonte me shpejtësi të madhe, duke mos iu përgjigjur urdhrit të Gardës Zvicerane. Për ta ndaluar, xhandarmëria u detyrua të qëllonte gomat e makinës. Megjithatë, burri arriti të hynte deri në oborrin e San Damaso ku u arrestua përfundimisht. Burri iu nënshtrua menjëherë vizitës nga mjekët e Drejtorisë së Shëndetit dhe Higjienës të Vatikanit, të cilët konstatuan një gjendje të rëndë psikofizike. Aktualisht, njofton zyra e shtypit në Selinë e Shenjtë, personi ndodhet…

Lexo më Shumë

Personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë nuk po vlerësohen drejt nga Komisioni Shëndetësor, që është i emëruar nga Ministria e Punës, Financave dhe Transfereve, dhe si rrjedhojë kjo kategori po pëson nga ky vlerësim i padrejtë. Kështu kanë thënë për Radio Kosovën zyrtarë nga HANDIKOS. Ndërsa organizatat që merren me të drejtat e njeriut thonë se kësaj kategorie po i bëhet padrejtësi dhe ky është një degradim dhe një shkelje e të drejtave të tyre. Personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë nuk po u vlerësohet drejt statusi i tyre e madje ata i kanë rivlerësuar duke ia ndryshuar statusin nga kategoria e parë në…

Lexo më Shumë

Aloe vera, është një bimë mjekësore që vjen e mbushur me veti antioksiduese dhe antibakteriale. Nga ulja e pllakave dentare, përshpejtimi i shërimit të plagëve, parandalimi i rrudhave dhe menaxhimi i sheqerit në gjak, aloe vera ka disa përfitime shëndetësore kur konsumohet në mënyrën e duhur dhe në proporcionin e duhur. Ky artikull liston 5 përfitimet e mundshme shëndetësore të pirjes së lëngut të aloe verës në mëngjes. Përfitimet shëndetësore të lëngut të Aloe Verës në stomakun e zbrazët Nëse planifikoni ta shtoni këtë lëng në dietën tuaj të mëngjesit, sigurohuni që të kontrolloni listën e të mirave që mund…

Lexo më Shumë

Real Madrid është një nga klubet më të pasura në botën e futbollit, megjithatë sërish te “Los Blancos” ka vend për ankesa duke qenë se pretendojnë më shumë fitime nga të drejtat televizive.“Galaktikët”, së fundmi kanë pasur pakënaqësi lidhur me faktin se klubet e Premier League përfitojnë më shumë të ardhura financiare. Megjithatë, kundër Realit del presidenti i LaLigas, Javier Tebas. Ky i fundit hedh poshtë pretendimet e madrilenëve teksa shprehet se edhe në Spanjë fitohet po aq sa në Premier League.“Klubet tona, falë televizioneve kombëtare fitojnë po aq sa edhe klubet e Premier League. Real Madrid ka nisur të…

Lexo më Shumë

Në vendin tonë rreth 50 mijë persona mbi moshën 65 vjeçare vazhdojnë të jenë të regjistruar me patentë-shofer. Ndërkaq Ligji për patentë- shofer parasheh që për të moshuarit mbi 65 vjeç vazhdimi i patentë-shoferit bëhet në çdo pesë vite në bazë të certifikatës mjekësore. “Çdo njeri që del në pension duhet t’i nënshtrohet kontrolleve. Unë çdo vjet kontrolloj sytë, tensionin, yndyrat, diabetin”, thotë për Radio Kosovën, Xhevat Gashi, shofer mbi 65 vjeç. Ai pasi ka dalë në pension, për të vazhduar patentë-shoferin, duhet t’i nënshtrohet analizave mjekësore. Personat e shtyrë në moshë e që posedojnë patentë-shofer shpeshherë pësojnë aksidente në…

Lexo më Shumë

Sot fillon betimi i kryetarëve të rinj të 4 komunave në veri të Kosovës.Erden Atiq do ta bëjë i pari betimin nga gjithsej 4 kryetarët që dolën nga zgjedhjet në veri.Betimi i kryetarit të ri do të bëhet në objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe nuk ka pikë tjetër në rendin e ditës.Dje, shtetet e Quint’it, Franca, Italia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë thënë se zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat e veriut të Kosovës janë mbajtur në përputhje me kërkesat kushtetuese dhe ligjore të Kosovës.Megjithatë, këto shtete thonë se si…

Lexo më Shumë

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, tha se anëtarësimi në Bashkimin Evropian i shtetit të saj është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur kundër agresionit potencial rus.Më 1 qershor, Moldavia do të jetë nikoqire e samitit të parë të 44 shteteve të Bashkësisë Politike Evropiane – një nismë e iniciuar vitin e kaluar nga presidenti francez, Emmanuel Macron, që synon të rrisë bashkëpunimin midis BE-së dhe shteteve joanëtare, ku përfshihen edhe shtetet aspiruese nga Ballkani Perëndimor dhe rajoni i Kaukazit. Moldavia, së bashku me Ukrainën fqinje, vitin e kaluar morën statusin e vendit kandidatë për në BE, disa muaj pasi…

Lexo më Shumë