Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë reaguar sërish pasi nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, i ka kritikuar veprimet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, lidhur me veriun.Madje Muhaxheri qëllimet e Kurtit i ka krahasuar me ato të “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq, i cili thoshte në vitin 1989 “Po vendosim shtetin ligjor në Kosovë”.
“Dhe opinioni është i njëjtë. Ai donte të vendoste shtet ligjor në një territor ku 90 për qind ishin shqiptarë”, ka deklaruar Muhaxheri në Rubikon.
E deputeti i VV-së, Enver Dugolli, teksa e ka quajtur këtë deklarim skandaloz, ka thënë se mos distancimi i LDK-së “na dëshmon fytyrën e vërtetë e tyre”.
Sipas tij, me këso qëndrime e deklarata LDK-ja e sotshme më shumë i ngjan Listës Serbe.“Elektorati i LDK-së duhet ta kuptoj se kush po i përfaqëson. Gazmend Muhaxheri e Lumir Abdixhiku nuk përfaqësojnë LDK-në e Ibrahim Rugoves e Fehmi Aganit.
Me këso qëndrime e deklarata LDK-ja e sotshme më shumë i ngjajnë Listës Serbe, e cila njëjtë po i kundërshton veprimet e Qeverisë dhe institucioneve të vendit për rend dhe ligj në veri”, ka shkruar Dugolli në Facebook.
Data 26.10.2026
Aktuale
- Vuçiç merr selamin e parë nga krimi i organizuar
- “Era e ndryshimit po vjen”/ Bushati, Spiropali dhe Veliaj mesazh të fortë Ramës: Protestat nuk janë fundi i botës, por fundi i një bote
- 352 votues nga Maqedonia e Veriut morën pjesë në zgjedhjet presidenciale në Bullgari
- (VIDEO) Qeveria mburret se shporta e tyre ka 358 denarë më pak në shtator
- Studentët raportojnë mbi 700 ankesa! Kërkojnë përmirësim të kushteve dhe transport falas
- Në 14 qendra në nivel republikan OKH “Merhamet” fillojnë me kurset falas të gjuhës turke
- Ukraina zgjat ligjin ushtarak deri në janar 2027
- Analiza/ Si e mposhtën studentët një autokrat



