Me shfaqjen e temperaturave shumë të larta të ajrit në rajonin e gjerë të Pollogut, ndër të tjera, është rritur ndjeshëm rreziku nga zjarret, veçanërisht në fusha dhe pyje. Për këtë arsye, Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë apelon tek qytetarët që të jenë sa më të kujdesshëm gjatë punës apo lëvizjes në mjedise të hapura, të mos hedhin cigare të pa shuara, të mos ndezin “zjarre pikniku”, por edhe të mos djegin kallamishtet në fusha. “Turistët këshillohen që kur përgatisin skarë të mos i lënë të pa shuara mbetjet e prushit që përdorin, sepse mjafton vetëm një shkëndijë…
Author: Hamdi Kumanova
Izet Mexhiti, njëri prej anëtarëve të fraksionit të deritanishëm brenda BDI-së dhe deputet konfirmoi se prej sot e fillon procedurën për formim të lëvizjes së re. “Ende nuk kemi menduar për emrin e lëvizjes. Debati është hapur dhe presim të arrijnë nisma nga qytetarët”, deklaroi Mexhiti për MIA. Të premten, për televizioin shqiptar “Vizion plus”, Mexhiti theksoi se nuk do të formohet parti klasike, por lëvizje e cila do ta artikulojë të menduarit ndryshe brenda BDI-së. Sipas tij, do të ketë dy blloqe politike tek shqiptarët – njëri pushtet dhe tjetri opozitë e cila, siç thotë, detyrimisht do të prodhojë…
Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele njofton opinionin se me datë 13 korrik në telefonin e drejtorit të Agjencisë, Zoran Trajçevski, nga një person i panjohur janë dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese. Nga Agjencia sqarojnë se mesazhet janë dërguar pasi Agjencia në seancën e mbajtur më 11 korrik ka refuzuar Iniciativën anonime të paraqitur për heqjen e licencës së TV Alsat-M. AGJENCIA E MEDIAVE “Agjencia shqyrtoi iniciativën e dorëzuar, por u konstatua se nuk ishte e mundur qasja deri tek linqet të cilat u dorëzuan si prova të supozuara se Ve Ve Group, pronari i Alsat M, ka keqpërdorur…
Në situatë të temperaturave të larta, mundësia për paraqitjen e zjarreve është e lartë dhe për këtë ne kemi shkurtuar kohën e përgatitjes dhe të veprimit gjatë luftimit me të njëjtat. Kështu është shprehur mes të tjerash ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në “SummerClick” në “TV21” teksa foli për kapacitetet e URMV-së për t’u përfshirë në shuarjen e zjarreve. “Për momentin janë dy helikopterë, që nëse ka nevojë më shumë ne njoftohemi nëpërmjet Qendrës për Menaxhim me Kriza”. Ndërkaq sa i takon përgatitjeve, Petrovska sqaroi: “Armata tani për tani nuk është përfshirë sepse vlerësohet se nuk ka nevojë që ajo…
Mënyra se si është vrarë shtetasi i Maqedonisë së Veriut, Orhan Bajrami-Oki, tregon se bëhet fjalë për një vrasje me porosi, thonë mediat greke, transmeton Almakos. Megjithatë, hetimi ngel që ta dëshmoje këtë. Sipas portalit grek in.gr, vrasja është e incizuar. Ata publikuan një video incizim nga villa ku janë vendosur i vrari, shoku i tij dhe dy gratë. Ashtu si plotësohet, në momentin e vrasjes, Oki me shoqërinë e tij ka qenë në borrin e apartamentit në Halkidiki ku është fshehur. Ai së bashku me një shokun e tij dhe dy gra, kanë qenë ulur në oborr kur janë…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, ka obliguar shfrytëzuesit, gjegjësisht menaxherët e pyjeve shtetërore, që në pajtim me Ligjin për pyje, të shpallin ndalimin e lëvizjes në pyje, pasi të kenë marrë pëlqimin paraprak nga ministria kompetente, e cila do të jetë funksionale nga sot, 17 korrik 2023 (e hënë). “Ndalimi vlen edhe për lëvizjet në zonat e mbrojtura kombëtare të Jasenit, Mavrovës, Kodrës së Diellit dhe Pelisterit. Në zonën e malit Vodno ku nuk ka ndalim të lëvizjes, janë planifikuar kontrolle të rregullta”, njoftojnë nga Qeveria. Ndalimi është bërë për shkak…
Pas tre shefave të diplomacisë së Austrisë, Republikës së Çekisë dhe Sllovakisë, të cilët javën e kaluar ishin në Shkup për të lobuar për ndryshime kushtetuese, sot në RMV do të qëndrojnë edhe ministrat për Evropë të Gjermanisë, Francës dhe Polonisë. Ministrja për Evropën e Republikës Federale të Gjermanisë Anna Leermann, Sekretare e Shtetit përgjegjëse për Evropën në Këshillin e Ministrave të Republikës së Francës Laurence Boon dhe Szymon Shinkovski vel Senk, Ministër i BE-së i Republikës së Polonisë, i njohur si “Trojka e Vajmarit”, sot do të vizitojë Shkupin, të cilin do ta presë zv. kryeministri për Çështje Evropiane,…
Pas 20 muajve të mandatit të pushtetit lokal të OBRM-PDUKM-së në Shkup dhe mbi 40 komunave në mbarë vendin, konstatohet se kryetarët e OBRM-PDUKM-së i zhgënjyen plotësisht qytetarët, akuzojnë sot nga LSDM. “Ajo që u është premtuar qytetarëve nuk realizohet, nuk ka projekte të reja, nuk ka zhvillim. Nga Shkupi, kryetarët e paaftë të OBRM-PDUKM-së kanë krijuar një deponi të madhe, kanë krijuar një qytet të papastër dhe jofunksional që po regresohet. Në Shkup nuk realizohet asnjë projekt në qytet, ndërsa projektet nga pushteti i kaluar lokal i LSDM-së janë në ngecje. Të njëjtën gjë e shohim edhe në komunat…
Nëse në sektorin publik bëhet digjitalizimi i një shërbimi, ai duhet që si i tillë tu ofrohet qytetarëve. Në rast se lëmë hapësirë që të mund ta përpunojmë me mënyrën e vjetër atëherë do ta kemi shumë të vështirë të përmirësojmë transformimin digjital në shoqëri, vlerëson ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu. Siç thekson ai, MSHIA po krijon një infrastrukturë bashkë me “Postat” në 333 lokacione ku do të ketë vetëm një pikë shërbimi që do tu ofroj qytetarëve të cilët nuk dinë që të hapin llogari në portalin kombëtar e që nuk kanë akses në internet apo…
Diferencimi në vijën e një fronti pro-evropian është i dukshëm edhe në njoftimin e BDI-së pas takimit të liderit të partisë Ali Ahmeti me ministrat e Punëve të Jashtme të Austrisë, Çekisë dhe Sllovakisë. Në takim u diskutua për domosdoshmërinë e miratimit të amendamenteve kushtetuese, ecurinë e procesit të shqyrtimit, sfidat e reformimit të vendit në frymën evropiane dhe rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit lokal dhe rajonal. Siç thuhet në njoftim, Ahmeti i ka njoftuar diplomatët për përkushtimin dhe planin e koalicionit qeveritar për hapjen e rrugës së sigurt drejt horizontit të Evropës, për iniciativën për krijimin e një fronti…
Barcelona është e përgatitur të shesë shtatë futbollistë të ekipit të parë. Katalunasit po kanë probleme me financat, prandaj janë të detyruar të shesin disa lojtarë që ta përmirësojnë situatën. Kampioni i Spanjës ka mirëpritur si agjentë të lirë Ilkay Gundoganin dhe Inigo Martinezin, derisa edhe nënshkruan me talentin e Athletico Paranaense Vitor Roque. Sidoqoftë, pas këtyre prurje ata janë të detyruar të shesin shkaku i rregullave të fair-playit financiar prandaj mediumi katalunas “Sport” thotë se shtatë lojtarë do të shiten. Katalunasit kanë vendosur se lojtarët që do të ‘sakrifikohen’ janë Clement Lenglet, Franck Kessie, Eric Garcia, Sergino Dest, Alex…
Berlini e ka kritikuar një rregullore që ua mundëson shteteve të mbingarkuara të BE-së që të kenë afate më të gjata për t’i regjistruar aplikimet për azil në kufijtë e jashtëm, si dhe mundësinë e uljes së standardeve për akomodim dhe kujdes.Por, Spanja në anën tjetër, e cila aktualisht udhëheq presidencën e BE-së, dëshiron që të arrihet një marrëveshje në këtë temë deri në fund të muajit.“Rregullorja e propozuar është ende subjekt i rishikimit brenda Qeverisë federale”, ka thënë një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë.Më 8 qershor, ministrat e Brendshëm të BE-së kanë votuar për të reformuar sistemin…

