Manchester United nuk heq dorë nga Andre Onana. “Djajtë e Kuq” kanë rritur ofertën e tyre për portierin e Interit, e cila tani shkon në 50 milionë euro menjëherë plus 5 të tjerë në formë bonusesh. Mediet britanike kanë raportuar se me këtë ofertë, marrëveshja mes klubeve është shumë pranë, pavarësisht faktit që, “zikaltërit” kanë bërë me dije se kërkojnë 53 milionë euro menjëherë, plus edhe bonusin. Portieri kamerunas tani mund t’i bëjë gati “valixhet” për t’u larguar zyrtarish pas 1 viti në Milano dhe për të nisur një aventurë të re, në Premier League./ SuperSport
Author: Hamdi Kumanova
Policia e Kosovës mbrëmë ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për vrasje në tentativë.“Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:30, në lagjen “Përroi i njelmët” në Prishtinë , me ç’ rast, viktimat kishin pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë që dyshohet të jetë përdorur nga të dyshuarit e përfshirë në rast”, thuhet në njoftim. V.S 27 vjeç dhe A.Z 22 vjeç janë dërguar në mbajtje.Njoftimi i plotë: Arrestohen dy të dyshuar për rastin vrasje në tentativë Prishtinë, 16 korrik 2023 – Zyrtarët policor nga stacionit policor Jugu në Prishtinë, kanë arrestuar dy persona të dyshuar…
Me siguri ju e dini se para se të hyjmë në det duhet të lagim qafën. Kjo na ndihmon të mësohemi me temperaturën e ujit. Nga ana tjetër do të keni vënë re se njerëzit që jetojnë në shkretëtirë e mbrojnë qafën e tyre nga dielli duke e mbuluar me leckë. Ka një arsye për këtë. Pjesa e sipërme e qafës është afër qendrës së rregullimit të temperaturës së trupit. Sistemi që funksionon si termostat është afër. Për të fjetur mirë, nuk duhet të ketë shumë nxehtësi. Kjo është arsyeja pse nuk është ide e mirë të bëni ushtrime para…
Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë askund. Automjete të ndryshme po vidhen qoftë në parkingje apo hapësira tjera publike, e madje edhe nga oborret e shtëpive. Një rast i tillë i vjedhjes është raportuar të ketë ndodhur edhe gjatë ditës së djeshme në Fushë Kosovë, për çka Policia tashmë ka arrestuar një person i dyshuar. Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar një 25-vjeçar, i cili ka deklaruar se një person ia ka vjedhur veturën, të cilën e parkoi dje në rrugën “Metush…
Aksidentet që ndodhin në komunikacion jo rrallëherë bëhen mollë sherri për konflikte e përleshje qoftë mes pjesëmarrësve në trafik, apo edhe sulme e kërcënime ndaj Policisë, duke ua vështirësuar kryerjen e detyrave. Një rast i tillë ka ndodhur të dielën në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se fillimisht kishte ndodhur një aksident, ku është përfshirë vetëm një veturë. Pas intervenimit të Policisë, shoferi i automjetit që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin derisa ishte në gjendje të dehur është shoqëruar në Polici, por edhe në stacion policor u fut në sherr. I dyshuari H.K.,…
Çelësi për një projekt të suksesshëm është në planifikimin e tij. Krijimi i një plani të projektit është gjëja e parë që duhet të bëni kur ndërmerrni një projekt. Shumë njerëz nuk e kuptojnë vlerën e një plan projekti , duke kursyer kështu kohë, para dhe shumë probleme. Ky artikull është një udhëzues i thjeshtë dhe praktik që na ndihmon në planifikimin e një projekti. Hapi 1: Qëllimet e projektit Një projekt është i sukseshëm kur nevojat e palëve të interesuara janë përmbushur. Si hap i parë është e rëndësishme të identifikohen palët e interesuara në projektin tuaj. Kjo nuk…
Një takim joformal i udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor është paraparë të zhvillohet të hënën e 17 korrikut në Tiranë. I pranishëm në këtë mbledhje pritet të jetë edhe komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheyli. Takimi është menduar të zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për samitin e Procesit të Berlinit, që do të mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë, më 16 tetor. ryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vendi i të cilit sivjet kryeson Procesin e Berlinit, ka paralajmëruar takimin joformal gjatë turneut të tij nëpër shtetet e Ballkanit Perëndimor, pak ditë më parë. Ky takim është thënë se…
Shërbimi i rojes kufitare të Ukrainës ka konfirmuar se mercenarët e Wagner kanë mbërritur tani në Bjellorusi nga Rusia fqinje. DPSU thotë se po vlerëson se sa “militantë” janë në Bjellorusi, e cila gjithashtu ndan një kufi me Ukrainën, si dhe vendndodhjen dhe qëllimet e tyre të sakta. Një raport i pakonfirmuar tha se një kolonë prej rreth 60 automjetesh Wagner kaloi mbi kufirin me Bjellorusinë. closevolume_off Në qershor, rebelimi i Wagner sfidoi autoritetin e Presidentit Vladimir Putin. Një marrëveshje i dha fund rebelimit 24-orësh, i cili pa trupat të kapnin një qytet dhe të marshonin drejt Moskës, duke e…
Bayern Munich e ka identifikuar Julian Alvarezin e Manchester Cityt si një alternativë nëse nuk arrin të transferojë Harry Kane këtë verë. Bayern Munich ka bërë tashmë dy oferta për Kane me Tottenham dhe ata madje kanë mbajtur një takim me kryetarin e klubit Daniel Levy këtë javë. Kapiteni anglez mbetet prioriteti i tyre nënshkrimi këtë verë, por në rast se një marrëveshje nuk realizohet ose sulmuesi bashkohet me ta pasi kontrata e tij me klubin aktual skadon në vitin 2024. Kampionët e Bundesligës kanë një plan B dhe ai është të nënshkruajnë me Julian Alvarez në huazim nga Manchester…
Moska akuzon Kievin për “përdorimin e metodave terroriste” kundër centraleve bërthamore ruse, të cilat mund të “çojnë në një katastrofë bërthamore në shkallë të gjerë” në Evropë. Kështu ka deklaruar zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, duke pohuar se dje trupat ukrainase kanë sulmuar me dron qytetin Kurchatov, në rajonin e Kurskut, me qëllim që të godasin një central bërthamor. “Ne i kërkojmë IAEA dhe OKB-së të jenë shumë të kujdesshëm dhe të dënojnë sjelljen e papërgjegjshme të Kievit”, tha ajo, duke shtuar se qeveria ukrainase “ka marrë rrugën e përdorimit të metodave të terrorizmit bërthamor”. /CNN/
Skandaloz e ka quajtur statusin e Xhelal Sveçlës, nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu. Ajo i reagoi ministrit duke i thënë se po bën përçarje mes shqiptarëve. “Skandaloze dhe e pa precedentë intimidimi publik i Ministrit të Brendshëm të Kosovës ndaj qytetarëve të vet pak orë para protestës së paralajmëruar. closevolume_off Në vend se me i siguru qytetarët që do të ketë rend dhe qetësi, nxitë përqarje edhe më të thellë” shkroi ndër tjera ajo.
Nisma e Qeverisë në Shqipëri për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale, ka ndarë në qëndrime politikanët dhe ekspertët. Qeveria ka deklaruar se kjo nismë rrit ekonominë dhe hap vende të reja pune, ndërsa për opozitën nxit joformalitetin në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, ndërsa përfitimet ekonomike i konsideron të papërfillshme. Por, shqetësim për këtë nismë ka pasur edhe nga deputetë të partisë në pushtet. Dy prej tyre, Pandeli Majko dhe Fatmir Xhafaj, nuk e kanë votuar këtë nismë në Komisionin parlamentar të ligjeve ditën e enjte. Ndërsa, Erion Braçe është i shqetësuar për…

