Igli Tare është takuar së fundmi me pronarin e klubit të Chelsea, Todd Boehly. Takimi është bërë në Shqipëri dhe më saktë në një nga rezidencat luksoze në Palasë, në jug të Shqipërisë. Boehly ka pasur edhe të birin me vete, ndërkohë që nën shoqërinë e tyre kanë qenë edhe personazhe të tjerë, mes të cilëve edhe biznesmenë shqiptarë. Burime të gazetës Panorama Sport treguan se Boehly është takuar edhe me kryeministrin Rama, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar. Ndërmjetës i këtij takimi mësohet se ka qenë menaxheri Fali Ramadani së bashku me agjentin e Silvinjos, Altin Taho. Siç shkruan…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i ri i Brendshëm Taulant Balla ka kërkuar arrestimin e vëllait dhe djalit të ish-deputetit socialist Rrahman Rraja për dhunën në Krujë. Në një konferencë për mediat, pasi mori detyrën, Balla ka deklaruar se ajo skenë nuk duhet që të ndodh më. Ndërkohë që theksoi se policia nuk mund të bëhet krah me të fortin dhe të godasin të qytetarët. “Në takimin e parë që kam zhvilluar me drejtorin e përgjithshëm dhe të Tiranës kërkesa ime e parë ishte arrestimi i vëllait dhe djalit të ish deputetit të fushë Krujës, i cili është miku dhe ish kolegu im Rrahman…
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e ka vlerësuar si sjellje fëmijërore dhe politikisht të papërgjegjshëm, mospjesëmarrjen e kryeministrit, Albin Kurti në takimin me liderët e Ballkanin Perëndimor të organizuar nga kryeministri, Edi Rama në Tiranë. Çitaku ka pyetur se qysh mundet me qenë më e rëndësishme një konferencë “në ishujt e bukur të Greqisë sesa takimi me liderët e rajonit dhe Komisionin Evropian në Tiranë?!” “Mosdurimi dhe qasja e juaj idhnake karrshi Kryeministrit shqiptar po e dëmton Kosovën.” – ka shkruar ndër të tjera ajo. Kujtojmë se Kurti nuk merr pjesë në takimin e organizuar nga Rama. Aktualisht, Kurti po…
Pas tre shefave të diplomacisë së Austrisë, Republikës së Çekisë dhe Sllovakisë, të cilët javën e kaluar ishin në Shkup për të lobuar për ndryshime kushtetuese, sot në RMV do të qëndrojnë edhe ministrat për Evropë të Gjermanisë, Francës dhe Polonisë. Reklama Ministrja për Evropën e Republikës Federale të Gjermanisë Anna Leermann, Sekretare e Shtetit përgjegjëse për Evropën në Këshillin e Ministrave të Republikës së Francës Laurence Boon dhe Szymon Shinkovski vel Senk, Ministër i BE-së i Republikës së Polonisë, i njohur si “Trojka e Vajmarit”, sot do të vizitojë Shkupin, të cilin do ta presë zv. kryeministri për Çështje…
Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje (16.07.2023) ka vazhduar me kontrollet në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 182 masa. “Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 182 masa, nga të cilat 81 masa për tejkalim të shpejtësisë, 12 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, shtatë masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, pesë masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit. Gjashtë masa janë shqiptuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, tre masa për kalim të sinjalit të mbyllur – semafor të kuq…”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Qeveria në mbledhjen e djeshme të 173-të i angazhoi administruesit me pyje shtetërore, sipas Ligjit për Pyjet, që të shpallin ndalesë për lëvizje në pyje. Ndalesa do të vlejë prej sot. Siç informon shërbimi për informim i Qeverisë, ndalesa vlen edhe për lëvizje në rajonet kombëtare të mbrojtura Jasen, Mavrovë, Kodër të Diellit dhe Pelister. Në zonën e Vodnos, ku nuk ka ndalesë për lëvizje, janë paraparë kontrolle të rregullta.
Numri i të vdekurve nga shiu i dendur në Korenë e Jugut është rritur në 39, dhe presidenti i vendit Yoon Suk Yeol fajësoi të hënën autoritetet duke thënë se kanë dështuar të ndjekin protokollet e reagimit ndaj fatkeqësive. Mes viktimave ishin dymbëdhjetë individë që humbën jetën tragjikisht në një nënkalim që u përmbyt. Që nga e enjtja e javës së kaluar, rajonet qendrore dhe jugore të vendit janë goditur nga reshjet e shiut, duke arritur kulmin e sezonit të shirave që nisi në fund të qershorit. Ministria e Brendshme ka raportuar gjithashtu nëntë persona të zhdukur dhe 34 të…
Sundimtari i Kremlinit, Vladimir Putin, deklaroi se nëse Kievi përdor bomba thërmuese, edhe Rusia do të përgjigjet me të njëjtat municione. Shefi i Kremlinit, Vladimir Putin, kërcënoi se do të përdorë bomba thërrmuese nëse Ukraina përdor municione të tilla me të cilat është furnizuar nga SHBA-ja. “Dua të them se Rusia ka rezerva të mjaftueshme llojesh të ndryshme municionesh thërrmuese”, tha Putin në televizionin shtetëror. Moska nuk dëshiron t’i përdorë municione që ndërkombëtarisht konsiderohen të paligjshme, tha ai. “Por sigurisht, nëse municione të tilla përdoren kundër nesh, atëherë ne rezervojmë të drejtën për veprime të njëjta”. Aktivistët e të…
Nga: Llambi Zisi Në Shqipërinë pa taksa ka një taksë të çuditshme, një taksë për beqarët që vonojnë të martohen dhe gratë e veja që vendosin të rrinë të vetmuara. Me dekretin e Presidiumit të Kuvendit Popullor që mban datë 9 shkurt të vitit 1951, bëhet e ditur se autoritetet kishin vendosur një shumë tatimi për beqarët, personat e ve pa fëmijë dhe të shkurorëzuarit pa fëmijë që startonte në shifrën tre për qind të të ardhurave mujore për moshat mbi 20 vjeç – për meshkujt dhe për femrat (shih dokumentin më poshtë). Në vendim parashikohej ndarjen në disa kategori…
Qarkullimi i veturave në urën kryesore që lidh gadishullin e Krimesë me Rusinë, është ndalur pas raportimeve për një shpërthim. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në rajonin Krasnodar të Rusisë, që ndodhet në skajin lindor të urës, një incident në këtë urë la të vdekur dy persona, dhe vajza e tyre pësoi lëndime. Guvernatori i Krimesë, e cila u aneksua nga Rusia në vitin 2014, njoftoi mbylljen e urës herët të hënën pa dhënë një arsye specifike. Burimet lokale të lajmeve përmendën se banorët dëgjuan shpërthime para agimit, megjithëse nuk është dhënë asnjë konfirmim zyrtar. Shkalla e dëmit nga shpërthimi mbetet…
Nga: Zija Basha Stamboll, korrik 1891. Mëngjes me fllad të freskët që vinte nga Bosfori aty pranë. Një grup vajzash zbritën shkallëve të konviktit të “Robert College”, të veshura me përparëse të zeza e jaka të bardha, nëpër një rrugicë të ngushtë të shtruar me kalldrëm me gurë të zezë. Në të dy anët e rrugicës, trëndafilat shumë ngjyrësh stolisnin atë parajsë të vogël, për të cilën kujdeseshin këto vajza që ecnin qetë si flutura, drejt godinës së shkollës impozante të tyre. Dalloheshin qartë shkronjat latine “Robert College”. Bisedonin me zë të ulët e hera herës përqafonin njëra-tjetrën. Drejtoria e…
Takimi i mbajtur ditën e sotme në Tiranë për liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, mesa duket do të bëhet pa praninë e Kosovës në tryezë. Kjo pasi kryeministri Albin Kurti ka vendosur që të marrë pjesë ditën e sotme në një sumpozium që po mbahet në Greqi. Por megjithatë Kurti konfimroi pjesëmarrjen e Kosovës në takimin në Tiranë me anë të zv/kryeministrit Besnik Bislimi. Por as Bislimi nuk do të mundet të marrë pjesë, pasi është refuzuar për shkak se niveli i tij është dytësor dhe jo i përshtatshëm për takimin e sotëm. Ndërkohë që do të marrë pjesë…

