Author: Hamdi Kumanova

Në Tiranë u takuan në një takim informal në Vilën 30 liderët e Ballkanit Perëndimor me përjashtim të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Gazetarja e Tv Klan që ndjek nga afër zhvillimet, Elja Zotka, raportoi se takim mes liderëve të Ballkanit dhe përfaqësuesit të BE-së Varhelyi, që nisi rreth orës 12:00, përfundoi në orën 15:30 Në këtë takim informal u diskutua për të gjitha projektet që do të financohen në kuadër të Procesit të Berlinit. Ky samit do të mbahet në Tiranë në muajin Tetor. Komisioni Europian pritet që të akordojë 2 miliardë Euro të parashikuara për…

Lexo më Shumë

16 shtetase të huaja janë gjetur në objektet personave D.B. dhe S.T. në Vrapçishtë dhe Negotinë të Gostivarit. Nga MPB thonë se gratë kanë keqpërdorur qëndrimin turistik. “Në objekte janë gjetur 16 shtetase të huaja (Shqipëri – 7, Kosovë – 3, Serbi – 1 dhe Ukrainë -5) të cilët kanë qëndruar në kundërshtim me qëllimin, pra kanë abuzuar me qëndrimin turistik. Ata janë mbajtur DPB-Gostivar dhe kundër tyre janë parashtruar kërkesa për inicimin e procedurës për kundërvajtje sipas Ligji të huajt, ndërsa gjykata ka shqiptuar gjobë dhe sanksione kundërvajtëse”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Opozita shqiptare mbetet fuqishëm kundër nismës “Ballkani i Hapur”, iniciativë e cila për momentin siç thonë mbështetet vetëm nga Serbia dhe Qeveria e Maqedonisë. Nga Lëvizja BESA, thonë se nisma Ballkani i Hapur, nuk është asgjë me shumë se sa futja e shqiptarëve nën kthetrat e Serbisë dhe Rusisë. “Lëvizja Besa kërkon nga Qeveria e krimit dhe korrupsionit që të heq dorë nga projekti Ballkani i Hapur, sidomos kur në këtë nismë anashkalohet Kosova. Projektet e përbashkëta, realizohen vetëm duke pasur fqinjësi të mirë, me bazament njohjen e ndërsjellë, e assesi duke kryer krime ndaj një populli të cilit ende…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetik në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka miratuar Vendim me të cilin çmimet me pakicë të derivateve të naftës rriten mesatarisht për 1,45% krahasuar me vendimin e datës 14.7.2023. Çmimi me pakicë i EURODIESEL (D-E V) nuk ndryshon, pra mbetet në të njëjtin nivel, ndërsa çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) do të rriten për 1,50 den/litër. Nga mesnata derivatet e naftës do të shiten me këto çmime: EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 81,50 (denarë/litër) EUROSUPER BS – 98 do të…

Lexo më Shumë

INSPEKORATI SHTETËROR I TREGUT GJOBIT 30 PUNËDHËNËS Kështu punohet në “Rugën e Kaçanikut”. Disa me vegla dore e disa me eskavator një pjesë e punëtorëve të ndërtimit në ambient të hapur po punojnë në kulmin e të nxehtit edhe pse qeveria rekomandoi të shmanget puna në lokacione ku punëtorët janë të ekspozuar drejtpërdrejt në diell, njofton KlanM. Disa kishin gjetur pak hije për të pushuar. “Edhe pse Qeveria ka rekomanduar që në këto ditë të nxehta pas orës 11 punëtorët të mos dalin dhe të bëjnë punë ndërtimrore shohin se në disa lokacione në Shkup, punëtorët po…

Lexo më Shumë

Arben Fetai anëtari i ASh-së ka kritikuar ashpër përfqësuesin e BDI-së për open Ballkanin. Ai thotë se vet Edi Rama thotë se Open Ballkani ka marrë fund, ndërsa Ejup Rustemi e përëqafon Open Ballkanin. “Edi tha Open Balkan ka marrë fund. Ky pinguini i DUI-t po thotë rroftë Open Balkan me Serbinë. A me Tiranë a me Beograd o bukurosha?” ka shkruar Arben Fetai i ASH_së

Lexo më Shumë

Shkruan: Besim Nebiu Duke marre parasysh se edhe Shqipëria doli nga Open Balkani, ajo me nuk është integrim rajonal sepse në të kanë mbet vetëm dy shtete: Serbia dhe Maqedonia. Kur dy shtete integrohen kësaj nuk i thonë integrim rajonal por union ndërshtetëror. Erdhën në qeveri me premtim per agjendë të gjelbër dhe Kryeministër shqiptar – ndërsa po bëjnë union me Serbinë e Vuçiqit! . Çfarë dreqin kerkon Maqedonia me be kësi unioni dhe me mandat të cilit popull po dalin me pre shirita me Bërnabiqin? * Shkrimi eshte marre nga statusi ne facebokk i Besim Nebiut

Lexo më Shumë

Herët në mëngjes në parkingun e rrugës “Vanço Kitanov” është djegur një automjet i markës “Audi 5”, pronar i së cilit është shefi i SPB – Shtip, Bobi Gidioski. Zëdhënësja e SPB-Shtip, Gordana Panajotova thotë se raportimin e ka bërë një qytetar në orën 03:01. Menjëherë është thirrur Njësia Territoriale e Zjarrfikësve-Shtip, në vendin e ngjarjes kanë intervenuar zjarrfikësit dhe nuk kanë lejuar që flakët t’i përfshijnë veturat e tjera të parkuara. Në vendin ku është djegur automjeti është duke u bërë ekspertizë.

Lexo më Shumë

Në një intervistë për Euronews Albania, analisti Bedri Elezi ka deklaruar se 19 personalitete në Ballkanin Perëndimor do të shpallen non-grata së shpejti nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Ai pretendon që në këtë listë të gjatë personalitetesh nga rajoni ynë janë edhe politikanë nga Shqipëria dhe nga Kosova. “Lista vazhdon të publikohet dhe janë një numër rreth 19 persona të cilët priten të shpallen non-grata. Nga i gjithë Ballkani Perëndimor mendohet të jenë diku 19 persona, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë…”, është shprehur Elezi. Sipas analistit, kjo shpallje vjen pas një hulumtimi 5-vjeçar të bërë nga shërbimet sekrete amerikane në rajonin…

Lexo më Shumë

Njëqind milionë euro mbështetje makrofinanciare për Maqedoninë e Veriut është miratuar sot nga BE-ja, e cila paraqet mbështetje për rrugën drejt anëtarësimit në BE, mbështetje për reformat dhe, më e rëndësishmja, mbështetje për politikat në kohë krize. “Ndihma nga BE-ja është një konfirmim i gjithë asaj që ne ndërmarrim si politika pasi është konfirmuar më parë nga institucionet financiare ndërkombëtare. Janë 100 milionë euro, me të cilat BE-ja mbështet planin e vendit për tu përball me krizën energjetike dhe reformat e procesit të integrimit evropian”, deklaron ministri i Financave Fatmir Besimi, përcjell Indeks.mk Ai shton se ky është rezultat, siç…

Lexo më Shumë

Inspektorati Shtetëror i Punës në RMV gjatë ditëve të fundit ka kryer 164 inspektime për respektimin e masave dhe rekomandimeve për mbrojtjen e qytetarëve nga temperaturat e larta, ndërsa 30 kompanive iu është ndaluar kryerja e veprimtarisë. Këtë e bëri të ditur sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska. “30 gjoba për punëdhënësit që nuk i respektuan masat e Qeverisë”, deklaroi Trençevska. Qeveria dha alarmin për rrezikun e temperaturave të larta dhe rekomandoi që gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç të lirohen nga puna.

Lexo më Shumë

Dje (16-korrik) në mbrëmje rreth orës 22:45, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-DPB-Gostivar kanë ndaluar 43-vjeçarin Zh.S. nga Gostivari, i cili më parë ishte denoncuar nga nëna e tij 66-vjeçare, se është sulmuar fizikisht dhe se kishte dëmtuar orenditë e shtëpisë. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar” – thuhet në raportin e SPB Tetovë.

Lexo më Shumë