Author: Hamdi Kumanova

Nga VMRO-DPMNE akuzojnë Agjencinë Tekniko Operative (ATO) se është furnizuar me softuer për përgjime, që sipas tyre paraqet skandal, përcjell TV21. Nga kjo parti opozitare thonë se bëhet fjalë për sistemin “Predator”, me të cilin mund të përgjohen të gjitha aktivitetet e qytetarëve në internet. “Kini kujdes, me këtë softuer mund të monitorohet çdo komunikim në internet i çdo qytetari të Maqedonisë dhe mund të keqpërdoret për qëllime politike të pushtetit. Ky softuer është problematik edhe për NATO-n dhe tashmë në Greqi ka shpërthyer një skandal që me të janë përgjuar politikanë dhe personazhe publike. Për këtë aferë është njoftuar…

Lexo më Shumë

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka publikuar një raport, pas monitorimit të cilësisë dhe sigurisë së ujërave sipërfaqësore për larje në Liqenin e Ohrit. Sipas asaj që theksohet, vërehet se shtëpitë private përgjatë gjithë bregdetit si dhe vendbanimet rurale: Trpejca, Lubanishta dhe Radozhda përdorin gropa septike për ujërat e zeza komunale, zbrazja e të cilave bëhet në vendet e shërbimeve publike. “Në fshatin Radozhdë, gropat septike nga shtëpitë ose derdhen direkt në liqen, ose duke qenë se ndodhen në breg të plazhit, zhyten në liqen dhe kështu janë ndotës të drejtpërdrejtë të të njëjtit”, thonë nga ISHP. Në raport e…

Lexo më Shumë

Është arrestuar shkupjani Q.D., i cili kërkohej me fletëarrest, për vuajtje të dënimit prej një viti në burgun e Shkupit. “Dje, rreth orës 23:00 në bulevardin “Brigada Maqedono-Kosovare” në Shkup, nëpunës policorë të Sektorit për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar-Seksioni i Hetimeve, në koordinim me nëpunës policorë të Njësisë Policore Shuto Orizarë e kanë arrestuar Q.D. (36) nga Shkupi. Ai është kërkuar me urdhërarrest qendror në bazë të urdhëresës gjyqësore të Gjykatës Penale Shkup për vuajtjen e dënimit me burg prej një viti. Personi është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Shkup për vuajtjen e dënimit”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Moti sot në mbarë vendin do të jetë me diell dhe vranësira të vogla lokale. Do të fryjë dhe e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 16 deri në 24, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 34 deri në 41 gradë. UV=10 Edhe në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe shumë i ngrohtë. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 22, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 37 gradë Celsiusë.

Lexo më Shumë

Policia njofton se me datën 11 korrik rreth orës 09:30, është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Turjak-Pejё. Nё kёtё aksident ishin tё involvuar njё makinё punuese (traktor), dhe vozitёsja e traktorit, e cila si pasojё e aksidentit kishtё pёsuar lëndime tё rёnda trupore. Policia informon se e njëjta ёshtё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve ёshtё dёrguar nё QKUK-Prishtinё. Por, “me datё 17.07.2023, rreth orёsh 20:00, nga QKUK-Prishtinё, jemi njoftuar se viktima e aksidentit nuk ka mundur ti pёrballoj plagёt dhe e njëjta ka ndёrruar…

Lexo më Shumë

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa ndërprerë dhe në rrugë të thata. Nga LAMM theksojnë se në vendkalimin kufitar në Bogorodicë për dalje nga vendi pritet rreth 45 minuta. Në vendkalimet tjera nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Nga atje u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme -Shkup gjatë ditës së djeshme (17.07.2023) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 109 gjoba, nga të cilat: 20 për tejkalim të shpejtësisë, katër masa për drejtim mjeti pa patentë shoferi, 8 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve, dy sanksione për ngasje të makinës në gjendje të dehur. Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe katër masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, dy sanksione për kalim në semafor të kuq…

Lexo më Shumë

Duket që kremi pas rrezitjes mund të bëjë më shumë dëm sesa dobi, shikoni se si është kjo e mundshme Të gjithë e dimë sa është e rëndësishme mbrojtja e drejtë nga dielli për shëndetin e lëkurës sonë. Përdorimi i kremrave dhe i mjeteve të tjera për rrezitje, si edhe kremrave pas rrezitjes, veprojnë për mbrojtje të lëkurës gjatë diellit të fortë. Sipas shkencëtarëve, të cilët e kanë bërë hulumtimin mbi rëndësinë dhe ndikimin e kremit pas rrezitjes, mjetet e tilla mund të bëjnë më shumë dëm se dobi për lëkurën tuaj. Kremrat për rrezitje e bëjnë lëkurën më të…

Lexo më Shumë

Shpend Ahmeti, ish kryetar i Prishtinës, ka thënë se edhe komuna ka marrë leje nga KFOR’i para se të lëshohej ndonjë dron/kamerë në komunë. Madje ai tha se ishte arrestuar fotografi i tyre gjatë një koncerti në shesh. Me këtë ai tregoi se Kosova nuk mund ta përdor dronin “bayraktar” pa leje paraprake të KFOR’it. ”Kur xhironim diçka me dron/kamerë në komunë duhej me marr leje prej KFOR dy ditë përpara. Kjo për shkak se hapësirën ajrore mbi Kosovë e menaxhon NATO/KFOR. Njëherë na e kanë arrestu edhe fotografin në një koncert në shesh. Bajraktari nuk mundet me u përdor…

Lexo më Shumë

Familjet Uka dhe Demiri në periferi të Durrësit u përfshinë në një konflikt fizik. Një telefonatë në policinë e Durrësit për një mosmarrëveshje mes dy familjeve, që mund të përshkallëzohej deri në përdorimin e armës së zjarrit, ka vënë në lëvizje Policinë që kanë ndërhyrë shpejt, duke çuar në pranga dhëndrin 33-vjeçar dhe nënën e tij 59-vjeçe, si dhe mikun e tyre 52-vjeçar. Ndërkohë në gjendje të lirë nisi hetimi dhe për nusen 20-vjeçare të të arrestuarit. Dhëndri Korab Uka, 33 vjeç, nga Arapaj, fshat pranë zonës së Plepave në plazhin e Durrësit, akuzohet për “Mbajtje pa leje dhe prodhimi…

Lexo më Shumë

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre. Ato shpeshherë nuk kanë guxim t’i denoncojnë këto raste në Polici për shkak se përballen me kanosje serioze. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në fshatin Korroticë e Epërme në Drenas, ku një burrë 67-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se 59-vjeçarja ka kërkuar ndihmë nga…

Lexo më Shumë