Author: Hamdi Kumanova

Janë arrestuar një burrë, shtetas i Shqipërisë dhe një e mitur, shtetase e Kosovës pasi që janë përleshur fizikisht me njëri-tjetrin, raporton Policia e Kosovës. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur dje në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. I dyshuari dhe e dyshuara janë të fejuar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt “Stacioni i Autobusëve Prishtinë 18.07.2023 – 20:00. Janë shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i R. Shqipërisë dhe e dyshuara femër kosovare (e mitur), pasi që ishin përleshur fizikisht në mes vete. I dyshuari dhe e…

Lexo më Shumë

Është arrestuar një person pasi që dyshohet se ka kanosur dy prokurore të shtetit në Pejë. Sipas një komunikate për media, thuhet se në rrugën “ Mbretёresha Teutё” nё Pejё, i dyshuari ka kanosur përmes telefonit viktimat, shruan Arbresh.info. Kjo ka ndodhur të premten, ndërsa gjatë ditës së djeshme pas njё pune intensive tё hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё kanë arritur që të identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin. Lidhur me rasti ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar qё i dyshuari tё ndalohet pёr 48- orё./Arbresh.info/

Lexo më Shumë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka komentuar mospjesëmarrjen e kryeministrit Albin Kurti në takimin në kuadër të Procesit të Berlinit në Tiranë. Hoxhaj tha se Kurti po tregon se nuk ka qenë aq i dhënë për procesin e Berlinit ashtu siç ishte deklaruar më herët. “Z.Kurti është deklaruar për një kohë të gjatë që është kundër Ballkanit të Hapur dhe se nëse ka një proces të cilit i beson është procesi i Berlinit. Mbajtja e takimit parapërgatitor në Tiranë për procesin e Berlinit, Samitin e Berlinit që mbahet në tetor dhe mospjesëmarrja e vet z.Kurti që tërë…

Lexo më Shumë

Autoritetet ukrainase njoftuan se kanë zmbrapsur një sulm me dronë në Kyiv gjatë natës. Në të njëjtat orë, ushtria ruse sulmoi pjesë të ndryshme të Ukrainës dhe për të dytën ditë radhazi qytetin jugor të Odesës. Kreu i administratës ushtarake të qytetit të Kyivit, Serhiy Popko, siguroi se “mbrojtja ajrore ka identifikuar dhe shkatërruar të gjithë dronët e armikut” dhe se nuk ka viktima apo dëme materiale. Kryebashkiaku i kryeqytetit, Vitali Klitschko, foli edhe për punën kundërajrore në Kyiv, duke treguar në Telegram se tingujt e shpërthimeve “dëgjohen”.

Lexo më Shumë

Zyrtarët në Moskë dhe në Krimenë e pushtuar kanë qenë të shpejtë në reagimin e tyre se dëmi i shkaktuar në urën e vetme që lidh Rusinë me gadishullin nuk është serioz dhe se trafiku rrugor dhe ai hekurudhor do të rikthehen shpejt. Zëvendëskryeministri i Jashtëm rus, Marat Khusnullin, ka dhënë garanci se shtyllat nuk janë dëmtuar dhe se ura do të riparohet plotësisht më 1 nëntor. Megjithatë, sulmi e ka goditur rrugën kryesore logjistike, përmes së cilës furnizohen forcat ushtarake ruse, jo vetëm në Gadishullin e Krimesë, por edhe në jug të Ukrainës, ku Kievi është duke zhvilluar një…

Lexo më Shumë

Për pesë vite rresht, Japonia është renditur në vendin e parë në Indeksin e Pasaportave Henley, i cili mat lirinë globale të udhëtimit për sa i përket aksesit pa viza.Mirëpo, në verën e vitit 2023, Japonia ka humbur vendin e parë dhe është renditur i treti, e ndërsa tashmë në krye qëndron Singapori. Qytetarët nga Singapori janë në gjendje të vizitojnë 193 destinacione nga 227 në të gjithë botën pa viza.E ndërsa pasaporta më e keqe për t’u mbajtur është ajo e Afganistanit. Pasaportat më të mira për të mbajtur në vitin 20231. Singapor (192 destinacione) 2. Gjermani, Itali, Spanjë…

Lexo më Shumë

Kur kompanitë krijojnë rregulla qesharake dhe demoralizuese për të ndaluar sjelljet e çuditshme të disa individëve, është një problem i menaxhmentit. Kompanitë duhet të kenë rregulla, por ato nuk kanë pse të jenë dritëshkurtëra dhe përpjekje dembele për të krijuar rregull. Unë e kuptoj tundimin. Përderisa kompania ime është rritur, me të së bashku është rritur edhe vështirësia e mirëmbajtjes së standardeve. Ka pasur shumë raste kur dikush ka kaluar limitin, dhe ne kemi qenë të tunduar që të përgjigjemi me një rregull i cili do të aplikohej te të gjithë. close volume_off Por këtu humbasin shumë kompani. Në pothuajse…

Lexo më Shumë

Vala e të nxehtit ekstrem ka ndikuar që dukshëm të rritet konsumimi i ujit për pije, njofton KlanM. Ndërmarrja Publike “Ujësjellës dhe Kanalizim” – Shkup, thotë se në bazë të dhënave të Drejtorisë për Punë Hidrometereologjike ku paralajmërohen temperatura të larta mbi 40 gradë Celsius, bëjnë thirrje që qytetarët e Shkupit në mënyrë racionale ta shfrytëzojnë ujin. “Në veçanti bëjmë thirrje që të shmanget harxhimi i panevojshëm i ujit për ujitjen e sipërfaqeve, kopshteve dhe arave, për larhen e makinave, për mbushjen e pishinave por edhe për parandalimin e keqpërdorimit përmes kyçjeve të egra” – thonë nga “Ujësjellës dhe Kanalizim”…

Lexo më Shumë

Dje (17-korrik) nga ora 07:00 deri në ora 12:00 në zonën e Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë është kryer aksion kontrollues ndaj automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve, gjatë të cilit posaçërisht janë kontrolluar foliet e ngjitura, çertifikimi i tyre dhe sinjalet e dritës dhe ato zanore. Gjatë kontrollit është zbuluar dhe sanksionuar një automjet (GV) me parregullsi në pajisjet e frenimit dhe (TE-2 dhe GV-1) me regjistrim të skaduar. Drejtuesve të mjeteve iu janë pëgaditur parashtresa dhe janë përjashtuar menjëherë nga qarkullimi. Gjithashtu, janë sanksionuar 10 drejtues mjetesh (TE-9 dhe GV-1), nga të cilët 2 (TE) pa patentë…

Lexo më Shumë

Ilaçin për nacionalizmin e ka “përshkruar” njëri nga eseistët dhe romancierët më të respektuar anglezë, Xhorxh Orvell në “Shënime mbi nacionalizmin” (1945), ku thotë se “patriotizmi është një vaksinë kundër nacionalizmit”, sepse ai nuk ka uri dhe as mall për pushtet, sepse për nga natyra e tij është mbrojtës dhe përfshirës i diversitetit Shkruan: Fatmir BYTYQI Konteksti politik në të cilin ndodhet vendi ynë dhe që thekson nevojën për të marrë përgjegjësinë për marrjen e një vendimi strategjik dhe thelbësor për të ardhmen, shqetëson qarqe të caktuara politike. Idenë se shteti një ditë do të jetë pjesë e…

Lexo më Shumë

Një banor i Kërçovës ka humbur jetën nga aksidenti i djeshëm në rrugën rajonale Manastir-Kërçovë, në afërsi të fshatit Kladnik. Siç informojnë nga MPB-ja, personi G.S.(58) nga Kërçova, duke drejtuar veturën “Lada Samara” me targa të Ohrit, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Ai ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa mjekët nga Qendra Mjekësore e Kërçovës kanë konstatuar vdekjen.

Lexo më Shumë

Dje (17-korrik) në ora 13:00 në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Gostivar-Çegranë ka ndodhur një aksident trafiku ku vetura Volkswagen Passat me targa të Gostivarit të drejtuar nga 34-vjeçari Xh.B. nga Çegrani i Gostivarit ka goditur një skuter elektrik (trotinet) të drejtuar nga një i mitur nga i njëjti fshat. Në aksident i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit Ferid Murad. Ekipi i Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit ka kryer këqyrje të vendit të aksidentit.TS

Lexo më Shumë