Author: Hamdi Kumanova

Presidenti amerikan Joe Biden do të takohet me të dërguarin e Papa Françeskut në kuadër të nismave paqësore dhe humanitare të Selisë së Shenjtë për Ukrainën. Në krye të agjendës së takimit të tyre të martën është situata e fëmijëve ukrainas që u dërguan në Rusi, njoftuan Shtëpia e Bardhë dhe Vatikani. Kardinali Matteo Zuppi do të qëndrojë në Uashington deri të mërkurën. Para kësaj, ai ishte në një mision në Moskë, pastaj në Kiev, ku u takua edhe me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre konfirmoi se Biden do të takohet me Zuppin të…

Lexo më Shumë

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Oliver Varlhely ka njoftuar se është takuar me të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Në këtë takim është diskutuar për rajonin e Ballkanit, për sfidat aktuale politike, ekonomike ashtu si dhe si të integrohet rajoni sa më shpejt në BE, bën të ditur Varlhely, shkruan Arbresh.info. “Diskutimi i mirë me përfaqësuesin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin. Ne patëm një diskutim të gjatë dhe të thellë mbi Ballkanin Perëndimor, sfidat aktuale politike dhe ekonomike dhe si ta sjellim rajonin më shpejt në BE”, ka shkruar komisioneri Varlhely…

Lexo më Shumë

Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi i pyetur në lidhje me largimin e dy deputetëve nga kjo parti, Izet Mexhiti dhe Merita Koxhaxhiku, tha se shpreh keqardhje për rrugën e zgjedhur nga këta dy deputetë. Sipas tij, partia i ka trajtuar mirë, megjithatë vendimi është i tyre, Ademi tha se në pikëpamje të shumicës parlamentare, kjo nuk ndryshon asgjë. “Shprehim keqardhjen tonë të thellë për rrugën të cilën e kanë zgjedhur dy deputetët tanë, për arsye se prej mediumeve dje jemi njoftuar se janë përcaktuar për një rrugë tjetër politike, por opinioni dhe ju e dini se kanë qenë të trajtuar…

Lexo më Shumë

Baballarët që frikësohen më shumë para ardhjes në jetë të fëmijëve të tyre, kanë më shumë gjasë që të jenë prindër më të vëmendshëm dhe të ndajnë detyrat prindërore me nënat, ka treguar një studim i ri.Sipas shkencës ndjenja e frikës dhe shqetësimin që një baba i ri ndjen para se ta mbajë foshnjën për herë të parë, i bën ata që të jenë prindër më të mirë.Ndryshimet hormonale dhe psikike gjatë kohës derisa fëmija vjen në jetë ndikon në formësimin e tyre si prindër.Gjetjet e studimit të realizuar nga Universiteti “Notre Dame”, kanë treguar se “hormoni i stresit”, kortizoli,…

Lexo më Shumë

Tamila Tasheva, përfaqësuesja e Ukrainës për Krimenë, tha se Ukraina do të zbatojë një qasje fleksibile ndaj bashkëpunëtorëve rusë gjatë çlirimit të planifikuar të Krimesë, raporton Newsweek. Rreth 10,000 ukrainas pritet të futen në listën e zezë për bashkëpunim me autoritetet pushtuese ruse, ndërsa ata që i konsiderojnë “viktima” të pushtimit do të kursehen nga dënimi, transmeton Telegrafi. Vlerësohet se qindra mijëra rusë janë vendosur në Krime që nga viti 2014, kur ajo u pushtua nga forcat ruse. Tasheva citon numrin midis 500,000 dhe 800,000 të ardhurve. Të gjithë rusët që kanë hyrë ilegalisht do t’i nënshtrohen “dëbimit të detyruar”,…

Lexo më Shumë

Arabia Saudite ra dakord të martën për të blerë dronët e Turqisë, në atë që cilësohet si kontrata më e madhe e mbrojtjes në historinë e Turqisë. Ky zhvillim vjen pasi përpjekjet diplomatike të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan për të rivendosur lidhjet me fuqitë e Gjirit Persik dhe për të gjetur mbështetje për ekonominë e Turqisë, kanë rezultuar të frytshme. Sipas agjencisë shtetërore saudite të lajmeve SPA, Erdogan dhe princi i kurorës saudite, Mohammed bin Salman morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit midis firmës turke të mbrojtjes Baykar dhe ministrisë saudite të Mbrojtjes. Erdogan nisi një turne në Gjirin…

Lexo më Shumë

Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanoska ka zbuluar sot se çfarë është diskutuar në takimin e djeshëm të ministrave për Evropë të Francës, Gjermanisë dhe Polonisë me kryesinë e VMRO-DPMNE-sëReklama “Përsëri një formacion i ri i komisionerëve evropianë. Ne nuk do të ndryshojmë qëndrimin tonë. Nga ana e tyre thuhet se ky është momenti i fundit, kapni valën, ky është treni i fundit. E përsërisim se në disa raste në Maqedoni kanë ardhur personazhe të ndryshëm dhe na kanë thënë të njëjtën gjë, por edhe pas 15, 16 vitesh Republika e Maqedonisë nuk është anëtare e BE-së dhe negociatat nuk kanë…

Lexo më Shumë

Vazhdojnë kërkimet për personin M.P (29) nga fshati Dabile të Strumicës i cili u zhduk pardje në ujërat e digës afër fshatit Dërvosh. Sipas zëdhënëses së SPB Strumicë, Aleksandra Trajanova, në kërkim të të riut janë zhytësit e MPB-së ku terreni i keq dhe uji i turbullt në digë po e vështirësojnë kërkimin. Ndryshe, pardje në orën 13:30 në policinë e Shërbimit të urgjencës mjekësore është lajmëruar se rreth orës 13:00 M.P (29) nga fshati Dabile, Strumicë ka hyrë në ujërat e digës në afërsi të fshati Dërvosh, Strumicë dhe nuk ka dalë prej aty.

Lexo më Shumë

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski të dielën, më 23 korrik do të qëndrojë për një vizitë pune njëditore në Republikën e Shqipërisë. Pendarovski gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri do të shoqërohet nga bashkëshortja e tij Elizabeta Gjorgievska, ndërsa vizita është me ftesë të presidentit të Shqipërisë Bajram Begaj. Sipas agjendës, Pendarovski do të vizitojë komunat e Pustecit dhe Pogradecit.

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se ministri Fatmir Mexhiti sot ka emëruar Dr. Ilir Demirin për drejtor të ri të ISHP Spitalit Klinik Tetovë. Në këtë pozitë ai vjen nga Klinika për Sëmundje infektive dhe Gjendje Febrile, ku ka punuar si koordinator në Qendrën Covid-19. Emërimi i Demirit në këtë funksion vjen pas dorëheqjes së Pëllumb Velës nga kjo pozitë, për siç njoftoi ai, arsye personale.

Lexo më Shumë

Nga LSDM thonë se pas disa viteve të kaluara në dhomën e pritjes, shteti tani ka një mundësi historike për të përshpejtuar procesin e integrimit në BE dhe për të siguruar të ardhmen e saj evropiane. Ata theksojnë se është përgjegjësi e të gjitha partive politike dhe të gjithë deputetëve për të arritur qëllimin strategjik shumëvjeçar, anëtarësimin e plotë në BE. “Hristijan Mickoski mund të izolohet, por nuk ka të drejtë të izolojë shtetin, LSDM nuk do ta lejojë këtë. Së bashku me partnerët e koalicionit dhe të gjithë ata që janë për të ardhmen evropiane të vendit, nuk do…

Lexo më Shumë

Instituti për Politika Publike Arbën Xhaferi ka parashtruar fletëparaqitje ndaj Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkelje të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, duke kërkuar mbikëqyrje dhe gjobitje nga Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve. Më 26 qërshor 2023, IPP Arbën Xhaferi ka dorëzuar dy kërkesa në gjuhën shqipe për qasje në informata me karakter publik përmes postës elektronike zyrtare të Prokurorisë Publike dhe postës elektronike të zyrtarit përgjegjës. Më 29 qërshor 2023, IPP Arbën Xhaferi ka pranuar përgjigje përmes postës elektronike se kërkesat duhet të paraqiten në gjuhën maqedonase në mënyrë që të njejtat të marrin përgjigje.…

Lexo më Shumë