Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi i pyetur në lidhje me largimin e dy deputetëve nga kjo parti, Izet Mexhiti dhe Merita Koxhaxhiku, tha se shpreh keqardhje për rrugën e zgjedhur nga këta dy deputetë.
Sipas tij, partia i ka trajtuar mirë, megjithatë vendimi është i tyre,
Ademi tha se në pikëpamje të shumicës parlamentare, kjo nuk ndryshon asgjë.
“Shprehim keqardhjen tonë të thellë për rrugën të cilën e kanë zgjedhur dy deputetët tanë, për arsye se prej mediumeve dje jemi njoftuar se janë përcaktuar për një rrugë tjetër politike, por opinioni dhe ju e dini se kanë qenë të trajtuar mirë. Kanë patur pozicione të larta partiake, politike brenda BDI-së, nga vet kryetari Ali Ahmeti gjithashtu janë trajtuar me përkëdhelie dhe kanë qenë bartës të përgjegjësive institucionale si rrjedhojë e besimit që ua ka dhënë BDI dhe qytetarët”, deklaroi Ademi.
Data 14.08.2026
Aktuale
- Alarm nga ethet e Nilit Perëndimor: Shënohet viktima e dytë në vend
- Së bashku në bregdet, kështu po e feston Gimbo ditëlindjen e 26-të
- (VIDEO) RMV, Greqia dhe Kroacia po luftojnë kundër zjarreve të mëdha pyjore
- Irani njofton rrëzimin e një droni amerikan “MQ-9” mbi provincën e Hormozganit
- (VIDEO) LSDM-ja e akuzon Mucunskin për mungesë, transparence VMRO përgjigjet me kundërakuza
- (VIDEO) Shkupi u bë me Qendër për qëndrim ditor për personat me invaliditet
- Angellov: Uji në Gostivar është i sigurt për pije
- Iseni: BDI çdo ditë gënjen, ne do të përgjigjemi me fakte



