Author: Hamdi Kumanova

Një ushtar rus i dënuar për mosbindje ishte në mesin e një grupi rekrutësh që i akuzuan eprorët e tyre se i ngujuan në një bodrum në Ukrainën lindore, pasi ata refuzuan të luftonin, sipas një gazete të pavarur ruse. Ata u mbajtën në bodrume me kushte johigjienike dhe me një diete të pamjaftueshme. Dënimi i ushtarit Yevgeny Frolov në qytetin e largët lindor, Spassk-Dalny, më 13 qershor, ndodhi disa ditë pas publikimit të një videoje të re që pretendonte të shfaqte se si ushtarët rusë në Ukrainë ishin ngujuar për shkak të mosbindjes për të shkuar në vijën e…

Lexo më Shumë

Sipas një studimi, përdorimi i shpeshtë i ushqimit të shpejtë mund të shkaktojë demencë me pasoja të pakthyeshme. Në këtë hulumtim u zbulua se një njeri në kohën tonë ha 650 kalori më shumë në ditë në krahasim me vitet e shtatëdhjeta. Kjo sasi është e barabartë me një hamburger, një pije dhe ca patate të fërguara. Profesori i Universitetit Kombëtar të Australisë, Nicolas Cherbuin, dhe ekipi i tij i hulumtuesve gjetën dëshmi të forta se shprehitë e këqija të ushqyerjes dhe mungesa ose niveli i ulët i aktivitetit fizik shkaktojnë rënie të funksionit të trurit, përfshirë demencën dhe tkurrjen…

Lexo më Shumë

Qeveria britanike tha se dënon Rusinë “me termat më të ashpër” për vendimin e saj për t’u tërhequr nga Iniciativa e të Kokrrave të Detit të Zi. Një vit më parë, Turqia , OKB , Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në Stamboll për të rifilluar eksportet e grurit nga tre porte ukrainase të Detit të Zi, të cilat ishin ndërprerë pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë në atë shkurt. Sekretari i Jashtëm James Cleverly tha se lufta ka penguar rrjedhën e lirë të drithërave dhe produkteve të tjera ushqimore përmes Detit të Zi, duke shkaktuar vuajtje në mbarë botën. “Ne…

Lexo më Shumë

Nelson Mandela ishte president i Afrikës Jugore dhe luftëtar i lirisë, i cili luftonte kundër shtypjes racore që u bëhej të zinjve në Afrikë, posaçërisht në Afrikën Jugore. Ai studioi juridikun. Shumë vite të jetës së tij ai i kaloi nëpër burgje. Mandela ka lindur më 18 korrik të vitit 1918 dhe pikërisht për nder të datës së lindjes së tij Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 2009 ka vendosur që 18 korriku të jetë Dita ndërkombëtare e Nelson Mandelës. Ditëlindja e Mandelas është edhe Ditë Ndërkombëtare e Nelson Mandelas, e shpallur nga OKB-ja si shenjë mirënjohjeje për kontributin…

Lexo më Shumë

Janë 7 simptoma fizike që mund të ndihmojnë për të zbuluar kur një person është i stresuar.Charlotte Watts, autore e librit “The De-Stress Effect”, thotë se ushqyerja luan një rol të rëndësishëm në mënyrën se si trupi reagon ndaj stresit.Ajo shpjegon se simptomat e stresit mund të lidhen shpesh me mungesën e vitaminave dhe mineraleve.“Gjatë periudhave të stresit përdoren më shumë lëndë ushqyese duke qenë se i gjithë sistemi imunitar, si energjia, reagimet e trurit, hormonet dhe imuniteti funksionojnë në një normë më të lartë dhe më të shpejtë”, shpjegon Watts, transmeton Ekonomia Online.Këto janë disa nga simptomat që paralajmërojnë…

Lexo më Shumë

Çdokush mund ta reduktojë rrezikun e sulmeve në zemër apo infarktit thjesht duke pirë një filxhan kafe më shumë në ditë, sipas një studimi të ri. Studimi thotë se me çdo filxhan kafe, pija ul rrezikun e sulmeve në zemër me 8 për qind, dhe infarktin me 7 për qind. Thjesht duke pirë dhe një kafe më shumë në ditë mjafton të reduktojë rrezikun dhe studimi i publikuar nga American Heart Association thotë se nuk ka një kufi sa duhet të konsumoni. closevolume_off Ky studim i bashkohet provave të tjera se pija ka përfitime të mira shëndetësore, dhe lufton disa…

Lexo më Shumë

Vendimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për bashkimin e koncesioneve për kompleksin e minierave “Ilovicë-Shtukë” në rajonin e Strumicës që i hap rrugë synimit të kompanisë kanadeze “Euromax Resources” – që para 11 vjetëve ka fituar të drejtën e koncesionit për nxjerrjen e arit dhe bakrit – ka shkaktuar reagim të ashpër të organizatave joqeveritare që në fokus kanë mbrojtjen e ambientit jetësor. Kompania “Euromax Resources” kishte fituar dy koncesione për eksploatimin e bakrit dhe arit dhe më pas kërkoi bashkimin e tyre. …me funksionimin e minierës do të hapet një gropë me thellësi prej 600 metrash dhe…

Lexo më Shumë

Një rast tragjik ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Manastirit. Një 21-vjeçare ka lindur një fëmijë të vdekur, shkaku i komplikimeve të shtatzënisë, transmeton TV21. Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë, kjo është shtatzënia e katër dhe se edhe ajo e treta ka përfunduar me epilog të njëjtë – lindje me foshnje të vdekur. Sqarimi i Ministrisë në formë të integruar: Ministri Mexhiti ka iniciuar mbikëqyrje të jashtëzakonshme në SK Manastir Ministri i Shëndetësisë, Dr. Fatmir Mexhiti, në lidhje me rastin e foshnjës së vdekur në SK Manastir, ka iniciuar ISHSSH-në që…

Lexo më Shumë

Për një vit janë djegur pesë vetura private dhe dy zyrtare të policëve që shërbejnë nëpër burgjet e vendit. Deri tani nuk është zbardhur asnjë nga rastet në fjalë, madje jo zyrtarisht mësohet për një veturë që nuk është raportuar, ndërsa heshtet edhe për një dyqan në lagjen Maxhari të Shkupit. Nga Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve e cila gëzon kompetencat për rendin në burgje dhe subordinimin e policisë gjyqësore nuk morëm asnjë përgjigje nëse janë ndërmarr hapa në drejtim të zbardhjes së këtyre rasteve ose jo. Institucioni me të cilin udhëheq Jovica Stojanoviq vazhdon të heshtë edhe në këtë…

Lexo më Shumë

Procesi i skriningut për BE po vazhdon, ndërsa nëse pas përfundimit, përkatësisht deri në fund të vitit nuk realizohen ndryshimet kushtetuese do të bllokohet rruga e shtetit drejt BE-së. Kundër ndryshimeve kushtetuese për momentin është opozita e cila së pari dha përkrahje duke kushtëzuar me zgjedhje të parakohshme parlamentare, por tani e hodhën poshtë këtë ide, ndërsa zgjidhjen po e shohin vetëm në zgjedhje. TV21: Po merrni sinjale pozitive nga kolegët/koleget tuaja nga partia opozitare se ka shpresë për t’i përkrahur ndryshimet kushtetuese? -Po marrim sinjale, të paktën unë, supozoj se është rasti i njëjtë edhe me ministrin e…

Lexo më Shumë

45% e grave në Maqedoni përjetojnë dhunë në bazë gjinore, në një formë ose tjetër. Më të shpeshta janë rastet e dhunës fizike dhe psikologjike, por nuk përjashtohet as dhuna verbale e emocionale, ekonomike. Kështu tregon hulumtimi i fundit i Ministrisë së Punës Sociale në bashkëpunim me Ambasadën e Britanisë dhe UNFPA-në. “Për fat të keq, edhe tani ende numër shumë i madh i grave dhe vajzave janë drejtpërdrejt të ekspozuara në forma të ndryshme të dhunës. Nuk do të heshtim, por sikur deri tani bashkërisht do të vazhdojmë t’i sfidojmë barrierat dhe jo rrallë stereotipat të cilat i ndihmojnë…

Lexo më Shumë