Procesi i skriningut për BE po vazhdon, ndërsa nëse pas përfundimit, përkatësisht deri në fund të vitit nuk realizohen ndryshimet kushtetuese do të bllokohet rruga e shtetit drejt BE-së. Kundër ndryshimeve kushtetuese për momentin është opozita e cila së pari dha përkrahje duke kushtëzuar me zgjedhje të parakohshme parlamentare, por tani e hodhën poshtë këtë ide, ndërsa zgjidhjen po e shohin vetëm në zgjedhje.
TV21: Po merrni sinjale pozitive nga kolegët/koleget tuaja nga partia opozitare se ka shpresë për t’i përkrahur ndryshimet kushtetuese?
-Po marrim sinjale, të paktën unë, supozoj se është rasti i njëjtë edhe me ministrin e jashtëm për shkak se ai tashmë e tha këtë, supozoj edhe kolegë të tjerë. Ky debat që po e udhëheqim pa nevojë, për ndryshimet kushtetuese është vetëm humbje të kohës për RMV dhe do të ishte mirë nëse opozita gjen fuqi për një gjë të tillë dhe pushteti të marrë hap pozitiv dhe ndryshimet kushtetuese të pranohen, deklaroi Petrovska.