Kompania Euromax Resources, reagoi përmes një deklaratë me shkrim se protesta e sotme ushtron presion të ashpër mbi institucionet kompetente shtetërore, për t’i detyruar ato, në vend që të veprojnë në pajtim me rregulloret ligjore pozitive, investimin më të madh që nga pavarësia ta vendosin në një agjendë të politikës ditore. Dëmi i mundshëm nga një qasje e tillë e papërgjegjshme do të ishte arbitrazhi ndërkombëtar me të paktën 1 miliard euro të paguara nga buxheti i shtetit, ose nga xhepi i shtetasve, “tha kompania në një deklaratë. Në kompleksin e minierave Ilovica-Shtuka, do të zbatohen metodat më të…
Author: Hamdi Kumanova
Drejtuesit e Teqesë Arabati Baba në Tetovë ankohet për lënien anash të këtij monumenti kulturor. Për shkak të mosmirëmbajtjes objekti po shkatërrohet nga dita në ditë, thonë nga komuniteti bektashian. Nga komuna thonë se objekti është nën kompetencë të Ministrisë së Kulturës, por nga kjo e fundit nuk ka një përgjigje për lënien anash të teqesë. Filloi të ndërtohet në gjysmën e dytë të shekullit të 18, nga Rexhep Pashai, fillimisht, e meqë zgjati dhjetë vite ndërtimi i teqesë Arabati baba, e vazhdoi i biri i Rexhep pashait ndërtimin dhe përfundimin e kësaj teqeje që e shihni sot. Një aset…
Për shkak të krizës ekonomike dhe çmimeve të larta, shumica e qytetarëve këtë vit nuk planifikojnë që të shkojnë në pushime. Edhe qytetarët që e kanë në plan të udhëtojnë diku, po bëjnë akoma përllogaritje nëse ju leverdis të shkojnë në pushime apo jo. “Jo, financat…Shumë shumë shtrenjtë, së tepërmi, krejt anët katastrofë. Vjet kam shkuar por sivjet nuk do të shkoj askund, do të shëtis këtyre rrugëve”. “E kam në plan, por gjithçka varet si do të jemi financiarisht. Çdo ditë lufton me punë këtu, për të mbijetuar, kur të bësh matematikë të dyfishtë, ne që jemi…
Plazhet e Strugës janë gjysmë boshe në mes të verës. Ndryshe nga pritshmëritë e mëdha të hotelierëve, se ky sezon do të jetë më i mirë se dy të fundit, tani për tani nuk është kështu. Rruga e keqe nga Kërçova, mungesa e vendeve për parkim, qentë endacakë dhe përgjithësisht papastërtitë në rrethinat e qytetit, janë disa nga problemet kryesore që shqetësojnë mysafirët. “Ka shumë automjete, të krijon shumë ankth. Nuk kemi ku t’i parkojmë makinat. A janë çmimet në Strugë shumë të shtrenjta për ju, a janë më të larta se verën e kaluar? Epo, po. Jo shumë,…
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, është zotuar të shtunën se do ta “zgjerojë shkallën” e ndihmës humanitare në Ukrainë. Ai i ka bërë këto deklarata pas një samiti të zhvilluar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Kiev. Seuli “do ta zgjerojë shkallën e furnizimeve për dallim nga viti i kaluar, kur kemi dërguar materiale si helmeta dhe jelekë anti-plumbë”, ka thënë ai në një konferencë për media, pas takimit. closevolume_off Yoon, i cili më herët e ka vizituar edhe qytetin ukrainas të Buçës – pa paralajmërim – ka shtuar se ndihma humanitare do të rritet…
Fronti Kombëtar për Luftë kundër Korrupsionit, nuk do të thotë formimin e një institucioni të ri, as një grup të institucioneve që do ta bëjnë këtë, por vendosjen e një mekanizmi për funksionimin e të gjithëve në mënyrë të barabartë në të gjithë procesin e ndërmarrjes së aktiviteteve dhe eliminimit të mangësive në të gjitha segmentet, në MPB, në Prokurorinë Publike, në gjyqësor. Një përforcim i thjeshtë i sistemit, theksoi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në ditarin e televizionit “Sitel”. “Ja, ne për shembull, tani po bisedojmë për një projekt IPARD në të cilin punojmë ekskluzivisht për…
Sindikata e Arsimit fillimisht kërkon harmonizim të pagave bazuar në rritjen e pagës minimale për vitin 2023 dhe më pas të shtohet rritja e planifikuar prej 10 %. Kjo rritje parashihet në propozim tekstin e Marrëveshjen së përgjithshme kolektive për sektorin publik. Kreu i SASHK-ut Jakim Nedellkov në deklaratë për Alsat tha se në këtë rast punonjësit në arsim mbeten më të diskriminuarit. “Arsyeja e dytë është se në vitin 2024 nuk ëshë planifikuar asnjë lloj harmonizim i pagave pavarësisht inflacionit ose rritjes se shpenzimeve për jetesë. Rritja e ardhshme planifikohet diku në vitin 2025 ndërsa harmonizim për vitin…
“Kemi pasur investime të mëdha si në fushën e prodhimit ashtu edhe në atë të blerjes së qumështit, kemi punuar për të rritur dhe përmirësuar kushtet për blerjen e qumështit nga kooperativat tona, kemi punuar për përmirësimin e kushteve tona të prodhimit, të cilat u mundësoi atyre jo vetëm rritjen e volumit të prodhimit dhe cilësinë dhe sigurinë më të mirë të produkteve tona, por edhe kushte më të mira pune për punonjësit tanë. E gjithë kjo nuk do të ishte e mundur nëse Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk do ta kishte mbështetur ciklin e investimeve në…
Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftoi se prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Tetovë ka kryer kontroll në vendngjarje në Shipkovicë, ku dy punëtorë kanë humbur jetën dje gjatë ndërtimit të një muri. “Është lëshuar urdhër për obduksion të trupave të ndjerë, ndërsa prokurori publik ka urdhëruar që të sigurohet i gjithë dokumentacioni nga personi juridik që ka angazhuar punëtorët, si dhe dokumentacioni nga komuna lidhur me ndërtimin e murit. Në vendngjarje ka shkuar edhe Inspektorati Shtetëror i Punës, i cili do të përgatisë një raport. Për zbardhjen e shkaqeve dhe verifikimin e plotë të ngjarjes janë…
Fekalet nuk ndikojnë drejtpërdrejtë në sistemin e ujësjellësit Nuk ka ndotje të ujit në sistemin e ujësjellësit Rashçe që e furnizon qytetin e Shkupit thonë nga Inspektoratin Shtetëror për Mjedis, njofton KlanM. Në inspektimin e jashtëzakonshëm që është bërë dje, inspektorët e mjedisit kanë konstatuar se nuk ka ndotje të ujit të pijshëm me substanca të ndaluara dhe informojnë se burimi Rashçe i furnizon qytetarët e Shkupit përmes sistemit të mbyllur të gypave metalikë. “Në komunikim me NP “Ujësjellës Kanalizime” është konstatuar se ujërat e zeza fekale nga fshatrat Rashçe dhe Kopanicë nuk kanë potencial të ndikojnë…
Pas informacionit për vrasjen në Halkidiki të Greqisë, Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Athinë ka kontaktuar institucionet kompetente, përkatësisht policinë në Selanik dhe prej aty është konfirmuar se në Sani Villas të Haniotit, dy persona të maskuar kanë hapur zjarr mbi dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, kumtoi MPJ. Të dy personat janë dërguar urgjent në spitalin e përgjithshëm të Halkidikit, ku njëri nga plagët e rënda ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri u transportua në një spital tjetër- në Poligiros për tu kuruar mëtutje. Sipas informacioneve të Ambasadës, disa ekipe të policisë greke ndodhen aktualisht…
Zhvillimi i teknologjisë dhe ngritja e sfidave të sigurisë jokonvencionale kërkon që shtetet të rrisin investimet në mbrojtje dhe sigurinë e qytetarëve të tyre, theksoi ministrja e mbrojtjes Sllavjanka Petrovska. “Angazhimi i të gjitha vendeve anëtare është 2 për qind, sipas zotimeve të mëparshme, maksimumi që duhet të arrijë çdo anëtar deri në vitin 2024, tani do të jetë kufiri i poshtëm që do të duhet të arrijë secili vend”, tha ministrja Petrovska në emisionin “Trilling” në TV 24 duke folur për përfundimet e Samitit të NATO-s në Vilnius. Petrovska theksoi se buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes është…

